Ilaçe natyrale kundër dhimbjeve menstruale

Gratë zakonisht ankohet për dhimbje pulsuese në pjesën e poshtme të stomakut, e cila jo rallë herë zgjerohet, domethënë reflektohet në pjesën e poshtme të shpinës dhe tek këmbët.

Ciklet menstruale të dhimbshme, domethënë dhimbjet menstruale shfaqen për shkak të hormonit prostaglandin, i cili shkakton kontraktime të muskujve të mitrës gjatë kohëzgjatjes së ciklit.

Gratë zakonisht ankohet për dhimbje pulsuese në pjesën e poshtme të stomakut, e cila jo rallë herë zgjerohet, domethënë reflektohet në pjesën e poshtme të shpinës dhe tek këmbët. Kjo dhimbje zakonisht kalon në mënyrë spontan pas dy deri tre ditësh që nga fillimi i ciklit. Disa gra ndjejnë dhimbje pak para fillimit të ciklit.

Përveç barnave konvencionale, ekzistojnë edhe metoda  natyrale për trajtimin e ciklit të dhimbshëm menstrual.

Xhenxhefil

Xhenxhefil është bimë, e cila mund të lehtësojë dhimbjet menstruale në mënyrë efektive. Ul nivelin e prostaglandinës, që në fakt shkakton dhimbjen. Gjithashtu ndihmon kundër lodhjes që shfaqet  gjatë ciklit menstrual dhe ndihmon që cikli të jetë i rregullt çdo muaj. Grini një copë të vogël xhenxhefil të freskët dhe zijeni me 250 ml ujë për pesë minuta. Shtrydheni dhe shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni. Ky çaj pihet tre herë në ditë gjatë gjithë ciklit.

Borzilok

Acid kafeinik i borziloku vepron në atë mënyrë që zvogëlon dhimbjen. Shtoni një lugë gjelle borzilok të freskët ose të thatë në 250 ml ujë të vluar, lëreni të vloj pak dhe pastaj lëreni të ftohet. Pihet çdo katër deri në gjashtë orë.

Kanella

Kanella ka veti antispasmodike dhe anti-inflamatore që mund të lehtësojnë dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Bëni çaj prej kanellës duke përzier ¼ lugë çaji kanellë pluhur me 250 ml ujë të nxehtë. Le të qëndrojë për pesë minuta, shtoni mjaltë dhe pijeni çajin gllënjkë pas gllënjkë. E nevojshme është që të pini dy deri në tre filxhana çaj, një ose dy ditë para ciklit për të parandaluar dhimbjet.