INFEKSIONI I VESHIT TE FËMIJËT SHKAKTOHET PËR NJË ARSYE: Këto simptoma nuk duhet t’i injoroni!

Infeksioni i veshit tek fëmijët, ose më mirë, ndezjet e veshit të mesëm nuk janë të rralla tek foshnjat dhe më të vegjlit - më poshtë do të mund të gjeni dhe dalloni shenjat dhe atë se kur duhet të vizitoni mjekun e fëmijës suaj.

Simptomat dhe shenjat e infeksionit të veshit tek fëmijët janë të ndryshme dhe ato dallojnë tek të rriturit. Ky infeksion shkakton dhimbje në vesh, të cilën foshnjat dhe fëmijët fillimisht e shfaqin me sjelljet e tyre, pasi ata nuk dinë ta shprehin. Në rast se ato kanë një infeksion të veshit, do të kapin veshin e tyre më shpesh, do të bëhen të shqetësuar dhe nervoz, do të qajnë (sidomos nëse i prekni veshin). Përveç kësaj, simptomat e inflamacionit të veshit tek fëmijët e vegjël janë ethe, humbje e oreksit, dobësi, të vjella dhe diarre.

Trajtimi përfshin përdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve, antibiotikëve dhe pikave. Në përgjithësi, antibiotikët nuk duhet të përdoren menjëherë për çdo infeksion të veshit të mesëm. Ato nuk janë gjithmonë të dobishme dhe ndonjëherë mund të dëmtojnë. Rreth një e katërta e infeksioneve të veshit të mesëm shkaktohen nga viruset, dhe antibiotikët nuk kanë ndonjë ndikim.

Llojet e ndryshme të baktereve janë gjithashtu shkaktarë të zakonshëm, por jo çdo antibiotik vepron kundër të gjitha llojeve të baktereve. Prandaj, në rastin e një infeksioni të veshit të mesëm, mjeku fillimisht përshkruan antipiretikë dhe qetësues si paracetamol apo ibuprofen, si dhe pika. Nëse simptomat nuk largohen pas tre deri në katër ditë, mjeku do të përshkruajë një antibiotik. Nëse infeksioni i veshit të mesëm vazhdon, atëherë mjeku për vesh, hundë dhe fyt do të përdorë një metodë ventilimi për të nxjerë sekrecionet nga veshi i mesëm.

Infeksioni i veshit të mesëm me terapi zakonisht largohet pas disa ditësh pa pasur ndonjë pasojë. Megjithatë, disa fëmijë mund të zhvillojnë komplikime ose infeksione të shpeshta të veshit të mesëm. Metodat parandaluese janë kryesisht një ritëm i shëndetshëm i ushqyerjes, ushqyerjes me gji, një mjedis pa tym, si dhe përdorimi i pikave dekongjestive.

Një nga arsyet pse inflamacioni i veshit të mesëm shfaqet më shpesh tek fëmijët sesa tek të rriturit është fakti se fëmijët kanë një kanal të shkurtër dhe të ngushtë të veshit, i cili fryhet lehtësisht edhe me inflamacione të vogla, sepse mikroorganizmat grumbullohen lehtësisht në to.