Infertiliteti, por jo edhe barnat për përmirësimin e fertilitetit, rrit rrezikun e kancerit të vezoreve, tregoi studimi danez, në të cilin u përfshinë më shumë se 58 000 gra, në periudhën prej vitit 1994 deri në vitin 2015. Pikërisht për këtë gjë, gratë që kanë probleme me fertilitetin nuk duhet të kenë frikë nga fekondimi artificial, pasi që vetë stimulimi i vezoreve nuk e rrit rrezikun e kancerit ovarian.
“Në mesin e grave me fekondim artificial, zbuluam se ekziston rrezik i lartë i kancerit ovarian, por vetëm tek ato gra të cilat janë të diagnostifikuara me infertilitet”, theksoi Anja Pinborg, udhëheqëse e studimit, e cila punon në Repartin e Fertilitetit të Rigshospitalet, Spitali Universitar në Kopenhagë, Danimarkë.
Mirëpo, intersant është fakti se studim i dytë i realizuar në SHBA, tregoi se gratë të cilat kanë vështirësi që të mbesin shtatzënë ose që ju është dashur të përdorin fekondim artificial, siç është fekondimi in Vitro (IVF), janë më të rrezikuar që fëmija i tyre të ketë deformime të lindura.
Hulumtimi ka treguar se gratë që kanë probleme me fertilitetin, nuk duhet të kenë frikë nga fekondimi artificial, pasi që vetë stimulimi i vezoreve nuk e rrit rrezikun e kancerit ovarian.
Megjithatë, duhet të theksohet se disa studime tjera të mëparshme kanë treguar se fëmijët e mbarsuar me fekondim artificial, kanë gestacion më të shkurtër, ndërsa kanë rrezik më të lartë të deformimeve të kongenitale se sa fëmijët e mbarsuar në mënyrë natyrale. Këto janë të dhënat të cilat u paraqiten në takimin e 34-të të “European Society of Human Reproduction and Embryology”, që u zhvillua prej 1 deri më 4 korrik në Barcelonë, Spanjë.