Hulumtimi më i fundit amerikan ka treguar se inflamacioni kronik në moshën e mesme dhe të mëvonshme, shoqërohet me ndryshime të dukshme strukturore në tru te njerëzit me aftësi më të dobëta njohëse dhe çmenduri.
Hulumtuesit e Universitetit Johns Hopkins në Baltimore kanë bërë një studim, duke analizuar të dhënat e mbledhura nga 1 532 pjesëmarrës, ku 61 përqind prej tyre ishin gra dhe 28 përqind meshkuj afrikano-amerikanë.
Në veçanti, ekipi monitoroi nivelin e markerëve të inflamacionit, proteinën C-reaktive (CRP), dhe e shqyrtoj lidhjen e saj me rrezikun e demencës.
“Zbuluam se individët të cilët kishin rritje të inflamacionit në moshën e mesme dhe më vonë në jetë, kanë anomali më të mëdha në strukturën e materies së bardhë të trurit, të cilat u matën me skanimet MRI”, theksoi studiuesi udhëheqës Keenan Walker.
Shuarja e inflamacionit, qoftë me përdorimin e barnave ose me ndryshimin e zakoneve të jetës, mund të jetë vendimtare në shtyrjen ose parandalimin e dobësimit të funksioneve njohëse në pleqëri.
Personat të cilët kishin marker të rritur të përhershëm inflamator, proteina C-reaktive (CRP), kishin dëmtime më të madh të trurit.
Shkaqet e zakonshme të inflamacionit kronik janë dështimi i zemrës, diabeti, hipertensioni dhe infeksionet si hepatiti C ose SIDA. Megjithatë, duhet të theksohet se inflamacioni është nënprodukt i plakjes, ndërsa shëndeti i dobët fizik dhe lëndimet e përkeqësojn edhe më tej, citohet në revistën shkencore „Neurobiology of Aging“, ku janë publikuar rezultatet e hulumtimit.