Varësisht nga fakti nëse inflamacioni shkaktohet nga infeksioni viral ose bakterial, ju mund ta kuroni në mënyrë të pavarur ose me ndihmën e mjekut dhe përdorimin e antibiotikëve.
Simptoma e parë e infeksionit viral ose bakterial zakonisht është inflamacioni i fytit, për dallim nga ajo se çka i shkakton efektet e padëshiruara, kjo mund të zgjasë për një kohë të shkurtër ose të ju shqetësojë disa ditë dhe të shndërrohet në problem shëndetësor i cili duhet të trajtohet me ndihmë mjekësore. Së pari, si të bëni dallimin midis inflamacionit të shkaktuar nga infeksioni viral dhe inflamacionit të shkaktuar nga infeksioni bakterial?
Inflamacioni i fytit i shkaktuar nga infeksionet virale
- Vepron gradualisht;
- Në fillim karakterizohet me ndjesi thumbimi në fyt, e cila më tej zgjerohet;
- Gëlltitja zakonisht është pak më e vështirë;
- Ndiqet nga ethet dhe kollitja;
- Kurohet pa kujdes shëndetësor, me pije të nxehta, pastile, propolis ose receta të ndryshme shtëpiake.
Inflamacioni i fytit i shkaktuar nga infeksionet bakteriale
- Vepron ashpër;
- Fyti i skuqur, i enjtur dhe me dhimbje;
- Varësisht nga ashpërsia e infeksionit, është e mundur ënjtja e nyjeve limfatike në zonën rreth qafës;
- Gëlltitja është mjaft e vështirë;
- Humbja e zërit;
- Shfaqja e njollave të bardha tek bajamet;
- Temperaturë e rritur trupore, humbje oreksi dhe dobësim;
- Kurohet me ndihmën e mjekut, zakonisht me përshkrimin e antibiotikëve të duhur.
Varësisht se cilën pjesë të fytit e prek, inflamacionet ndahet në:
- Inflamacion i faringut (faringitis);
- Inflamacioni i bajameve (tonsilitis);
- Inflamacioni i laringut dhe kordave (laringitis).
Pavarësisht nga cili lloj keni dhimbje të fytit, e rëndësishme është që të parandaloni dehidratimin e fytit me qëllim që të jetë vazhdimisht i lagur. Prandaj duhet të konsumoni shumë lëngje.
Mund të provoni edhe lloje të ndryshme recetash shtëpiake të dobishme si, çaji me hudhër dhe nenexhik, pasiqë kanë efekte të forta anti-bakteriale dhe anti-inflamatore, andaj kjo është një zgjedhje mjaft e mirë ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale të fytit. Gargara me ujë të kripur është një mënyrë tjetër e provuar që lehtëson inflamacionet dhe dhimbjet e fytit. Përgatitni pije nga mjalti dhe xhenxhefil, mirëpo në qoftë se nuk e pëlqeni xhenxhefilin, mund të zgjidhni pije nga bimët shëruese, si sherbele dhe trumzë.