Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka informuar se një numër më i vogël i rasteve të inflamacionit të muskulit të zemrës, të vërejtura kryesisht tek të rinjtë e vaksinuar me vaksinën Pfizer kundër COVID-19, ka të bëjë me vaksinën.
Pfizer pretendon se nuk është vërejtur ndonjë incidencë më e lartë e miokarditit dhe vaksinës së saj, sesa normalisht pritej në popullatën e përgjithshme.
Midis dhjetorit 2020 dhe maj 2021, në Izrael u regjistruan 275 raste të miokarditit nga më shumë se pesë milion njerëz të vaksinuar, njofton ministria, duke treguar rezultatet e një studimi të porositur për të sqaruar fenomenin.
Shumica e pacientëve që zhvilluan infarktin e miokardit u shtruan në spital deri në katër ditë, ndërsa 95 përqind e rasteve u konsideruan me formë të lehtë të sëmundjes, tregon studimi i kryer nga tre ekipe ekspertësh.
Studimi zbuloi se “ka një lidhje të mundshme midis vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës Pfizer dhe zhvillimit të miokarditit tek meshkujt e moshës 16 deri në 30 vjeç”, thuhet në një deklaratë të ministrisë, gjithashtu thuhet se më shumë raste të tilla shihen tek meshkujt e rinj të moshës 16 deri 19 vjeç sesa në grupmoshat e tjera.
Pfizer thotë se po ndjek rezultatet e një studimi izraelit, por thotë se nuk është gjetur asnjë lidhje shkaktare me vaksinën e tyre, dhe as që është zbuluar të ketë sëmundjen më shumë se zakonisht.
Efektet anësore janë duke u studiuar plotësisht, ndërsa ekipi i ekspertëve të Pfizer takohet rregullisht me anëtarët e Bordit të Sigurisë së Vaksinave të Ministrisë së Shëndetit në Izrael për të rishikuar dhe studiuar të dhënat, thuhet në deklaratë.
Pas vaksinimit të të rriturve, autoritetet shkencore izraelite nuk lëshuan miratim për vaksinimin e të rinjve të moshës 12 deri në 15 derisa prisnin raportin nga Ministria e Shëndetësisë.
“Por komiteti tani ka dhënë dritën jeshile për të vaksinuar fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç nga java tjetër”, tha Nahman Ash, koordinatori izraelit i pandemisë, duke theksuar se “efektiviteti i vaksinës tejkalon rreziqet”.