Inflamacioni i vezoreve krijohet me zgjerimin e mikroorganizmave në pjeset e poshtme të sistemit riprodhues femëror. Ky është një nga shkaktarët më të shpeshtë të shtatzënisë jashtë mitre, shterpësisë tek gratë dhe dhimbjes kronike të legenit.
Inflamacioni i vezoreve mund te jetë i ndryshem nga dhimbjet tjera të barkut, sipas simptomave të mëposhtme:
- Dhimbje stomaku
- Dhimbje të legenit
- Sekretim vaginal
- Marrëdhënie seksuale të dhimbshme
- Temperatura e lartë e trupit
- Ethe
- Të përziera
- Të vjella
Infeksioni i vezoreve ndodh pasi bakteret që ekzistojnë në qafën e mitrës përhapen në mitër, vepërçuesit dhe vezoret. Nëse inflamacioni i vezoreve nuk trajtohet, mund të vjen deri te procesi purulent, abscesi tubo-ovarian.
Infeksionet e vezoreve janë më të zakonshme tek femrat nën moshën 25 vjecare.