Inflamacioni i sinuseve paranazale: Ndihmoni veten në kushte shtëpiake

Inflamacioni i sinusit mund të shfaqet në formën e sinuzitit akut, subakut, kronik dhe përsëritës.

Inflamacioni i sinuseve paranazale është sëmundje në të cilën membrana që mbështjell sinuset është e enjtur, e kuqe dhe e irrituar. Nëse kjo gjendje nuk mjekohet, mund të ndodhë bllokimi i sinusit dhe mbyllja e hapjeve që lejojnë komunikimin me hundën. Kjo çon në kapjen e ajrit dhe mukusit të sinuseve, mundësinë e zhvillimit të mikroorganizmave dhe inflamacion i mëvonshëm i indeve.

Inflamacioni i sinusit mund të shfaqet në formën e sinuzitit akut, subakut, kronik dhe përsëritës dhe shpesh parqitet si pasojë e infeksioneve bakteriale, virale ose kërpudhore, por mund të jetë edhe si rezultat i alergjive, polipet nazale, devijimi i septumit nazal, infeksioni i dhëmbëve…

Simptomat

Simptomat ndahen në të mëdha dhe të vogla. Për të caktuar diagnozën, nevojiten të paktën dy simptoma të vogla dhe një e madhe ose dy të mëdha.

Simptoma të mëdha

  • Dhimbje ose presion në një pjesë të fytyrës (balli, zona midis syve, hundës dhe faqeve);
  • Obstruksioni nazal;
  • Sekrecioni nazal ose sekrecioni postnazal (sekrecion i gjelbër ose i verdhë i cili del nga pjesa e përparme e hundës ose nga pjesa prapme e hundës në fyt);
  • Hyposmia (ndjenja e zvogëluar e të nuhaturit;
  • Anosmia (ndjenjën e humbur e të nuhaturit);
  • Rritja e temperaturës tupore.

Simptoma të vogla

  • Erë e pakëndshme e frymës;
  • Lodhje;
  • Dhimbje në vesh;
  • Kollitje;
  • Dhimbje koke.

Simptomat e mësipërme shfaqen gjatë sinuzitit  akut dhe kronik. Vetëm në sinuzitin kronik simptomat janë të pranishme për një periudhë më të gjatë kohore dhe lodhja është më e theksuar, ndërsa sinuziti akut karakterizohet nga ethet dhe temperatura e lartë.

Diagnoza

Përveç fotografisë klinike, për të përcaktuar diagnozën nevojitet edhe ekzaminimi i plotë fizik. Nëse është e nevojshme kryhen edhe ekzaminime shtesë, siç janë testet alergjike, analizat e gjakut, ekzaminimet mikrobiologjike, endoskopi nazale, ekzaminimet me rreze X, tomografia e kompjuterizuar dhe rezonancë magnetike.

Si të veproni në kushte shtëpiake

Thithni avullin. Lëshoni ujë të nxehtë nga dushi, qëndroni në banjo dhe merrni thithni avullin për 15-20 minuta. Një alternativë tjetër: Mbushni ujë të nxehtë në një enë të thellë, përkuluni mbi enën, mbuloni kokën me një peshqir për të “kapur” ajrin e nxehtë dhe thithni avullin për 20 minuta. Kjo ju ndihmon të zvogëloni ënjtjen dhe obstruksionin nazal. Vendosni një peshqir të ngrohtë dhe të lagët në fytyrë. Kjo do t’ju ndihmojë të zvogëloni dhimbjen dhe presionin. Përdorni tretës nazal me kripë. Vendoseni disa pika nga tretësi më shumë herë gjatë ditës, në mënyrë që të pastroni kanalet e hundës.

Pini më shumë lëngje. Lëngjet ndihmojnë në hollimin e mukusit të dendur, ndërsa kjo do të kontribuojë në rregullimin e obstruksionit. Shmangni konsumimin e pijeve alkoolike. Alkooli thekson ënjtje gjë që mund të përkeqësojë situatën. Pushoni. Nëse keni infeksione të sinuseve, përpiquni që të pushoni mirë dhe jepni trupit një shans për t’u shëruar. Shmangni përdorimin e tepërt të barnave. Dekongestantët dhe qetësuesit mund t’ju ndihmojnë, por përdorimi i tepërt i tyre mund të përkeqësojë simptomat.

Nëse simptomat nuk largohen ose përkeqësohen ndihma mjekësore është e domosdosshme.