Inflamcioni akut i apendisitit mund të trajtohet me sukses me antibiotikë

Rezultatet e studimit të fundit treguan se me ndihmën e terapisë antibiotike, me sukses mund të trajtohet zorra qorre (apendiksi akut).

Pacientët tek të cilët është zhvilluar apendisiti akut, tashmë nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr apendiksin e inflamuar, tregoi një studim i ri. Në fakt, rezultatet e studimit të fundit treguan se me ndihmën e terapisë antibiotike, me sukses mund të trajtohet zorra qorre (apendiksi akut).

Shumica e rasteve të inflamacionit akut të apendicitit nuk janë të komplikuara, që do të thotë se nuk ka ardhur deri tek këputja e apendisitit, kështu që mund të trajtohet me antibiotikë.

Vetëm në rastet kur duket se zorra do të plas në çdo moment, është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale emergjente.

Terapia antibiotike përbëhet nga tre ditë – aplikim intravenoz i antibiotikëve në spital dhe shtatë ditë – përdorim oral

Dallimi i lartpërmendur i apendisitit mund të shihet lehtësisht me përdorimin e tomografisë kompjuterike (CT), thonë ekspertët.

Sipas mendimit të tyre, nuk ka ndërlikime më të mëdha lidhur me terapinë antibiotike dhe përdorimi i antibiotikëve konsiderohet si një alternativë e sigurt.

Në 20 deri në 30 për qind të rasteve të apendiksit vjen deri tek këputja apendiksit të inflamuar dhe kërkohet ndërhyrja kirurgjikale emergjente. Në 70 deri në 80 për qind të rasteve, është i mjaftueshëm vetëm përdorimi i antibiotikëve.

Gjithashtu duhet të theksohet se në të gjitha rastet e trajtimit antibiotik, terapia antibiotike jo gjithmonë është e suksesshme, e në fund, gjithsesi kryhet ndërhyrja. Ndër të tjera, duhet të hetohet efikasiteti i tij tek pacientët, tek të cilit apendiksi është i mbushur me shtresa të kalcifikuara.

Terapia antibiotike përbëhet nga tre ditë – aplikim intravenoz i antibiotikëve në spital dhe shtatë ditë – përdorim oral, shkruan JAMA.