Instituti i Shëndetit Publik: Këshilla të stinës së verës që duhet t’i dini, rreth parandalimit të efekteve të dëmshme nga ekspozimi i tepërt i rrezeve të diellit

Vera sapo ka fillluar! Ashtu siç rriten temperaturat, ashtu edhe ne kalojmë më shumë kohë jashtë, për këtë arsye duhet të mbrojmë veten.

Shkruan: Ekipi profesional i Institutit të Shëndetit Publik të RMV-së

Mos harroni çdo ditë duhet të përdorni mbrojtje nga rrezet e diellit. Faktori mbrojtjes nga dielli (Sun Protection Factor – SPF) është një njësi matëse për efektin mbrojtës nga dielli që mbron nga rrezet UVB. Kjo tregon sa kohë mund të kaloni në diell kur e përdorni atë. Formula e thjeshtë është: mund të kaloni 10 minuta në diell pa u djegur, SPF 15 do t’ju lejojë të kaloni 15 herë më shumë ose 150 minuta. Por mbani mend, SPF-ja vetëm e ngadalëson dëmtimin, ndërsa nuk e ndalon atë! Prandaj, aplikoni rregullisht dhe vishni rroba të lehta për t’u mbrojtur.

PARANDALONI NJOLLAT

A e dini se, në fakt njollat janë shenja të dëmtimit nga dielli?

Njollat formohen kur melanocitet, të cilat gjenden në qelizat e lëkurës, prodhojnë shumë melanin. Ky pigment në mënyrë natyrale e mbron lëkurën nga rrezet UV, pasiqë e bën atë të errët. Mbroni veten dhe të afërmit tuaj vazhdimisht duke aplikuar mbrojtje nga dielli, sidomos në pjesët që janë më të prirura ndaj njollave, si fytyra, supet dhe duart.

Djegiet nga rrezitja – termi për lëkurën e kuqe, nganjëherë të ënjtur dhe të dhimbshme, shkaktuar nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) të diellit.

SA SHUMË ËSHTË E MJAFTUESHME?

Është vërtetuar se shumica e njerëzve aplikojnë vetëm 25-50% të sasisë së rekomanduar të mbrojtjes nga dielli. Mos jini ju njëri prej tyre. Aplikoni mbrojtjen në trupin tuaj 15 minuta para se të dilni jashtë. Mos harroni të aplikoni sërish pas disa orëve, sidomos nëse jeni duke notuar ose jeni të djersitur.

MBRONI BUZËT

Lëkura e buzëve është gjithashtu e ndjeshme ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Prandaj, mbrojini buzët me balsam buzësh me SPF.

Djegiet si pasojë e rrezitjes: Trajtimi dhe parandalimi

Djegiet nga rrezitja – termi për lëkurën e kuqe, nganjëherë të ënjtur dhe të dhimbshme, shkaktuar nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) të diellit. Djegiet mund të variojnë nga të lehta në të rënda.

Shkalla varet nga lloji i lëkurës dhe koha e ekspozimit ndaj diellit. Djegiet si pasojë e rrezitjes janë faktor serioz të rrezikut për kancerin e lëkurës.

Për shkak të ndryshimeve në intensitetin e rrezatimit UV që kalon nëpër atmosferë, rreziku i djegieve rritet teksa afroheni nga ekuatori. Sa më e madhe është gjerësia gjeografike, aq më i ulët është intensiteti i rrezeve UV. Minutë për minute, sasia e rrezatimit UV varet nga këndi i diellit. Rreziku më i madh është në mesditë kur dielli është drejtpërdrejt mbi ju.

Është vërtetuar se shumica e njerëzve aplikojnë vetëm 25-50% të sasisë së rekomanduar të mbrojtjes nga dielli.

Fakte të shpejta rreth djegieve

  • Rrezitja është shkaktuar nga drita ultravjollcë e diellit.
  • Në disa raste, djegiet mund të shkaktojnë fluska në lëkurë.
  • Shmangia e rrezitjes është më e mirë, sesa trajtimi i efekteve të saj.

Simptomat

Simptomat ndryshojnë nga personi në person. Djegiet e vogla nga dielli zakonisht nuk shkaktojnë më shumë sesa skuqje të lehta dhe ndjeshmëri në zonat e prekura. Djegiet ekstreme mund të jenë të dhimbshme dhe mund të kërkojë ndihmë mjekësore. Në rastet shumë më të rënda, simptomat përfshijnë:

  • ethet,
  • neveri dhe të vjella,
  • dobësi.

Në rastet ekstreme mund të shfaqen simptoma të shokut, për shembull:

  • tensioni i ulët i gjakut,
  • të fikët,
  • dobësi ekstreme.
Rreziku më i madh është në mesditë, kur dielli është direkt mbi ju.

Djegiet mund të shfaqen në më pak se 15 minuta, por dëmi shpesh nuk është menjëherë i dukshëm. Pas ekspozimit, lëkura mund të skuqet në vetëm 30 minuta, por zakonisht zgjat 2-6 orë. Dhimbja zakonisht është më ekstreme 6-48 orë pas ekspozimit. Djegiet vazhdojnë të zhvillohen për 24 deri 72 orë, nganjëherë viojn qërimi i lëkurës në 3-8 ditë.

Trajtimi

E rëndësishme është që të fillohet trajtimi për djegie sa më shpejt që të jetë e mundur. Djegiet mund të çojnë në dëmtime të përhershme të lëkurës dhe të rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës. Disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar shqetësimin nga djegiet; megjithatë, është e rëndësishme të kihet parasysh se mënyra më e mirë për të lehtësuar vuajtjet është që të mos digjni së radhë të parë:

  • Krema hydrocortisone – gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe kruarjes.
  • Pini ujë për të ndihmuar hidratimin e lëkurës.
  • Fluska të vogla – lejoni të kalojnë zhvillimin e tyre. Nëse ndonjëra shpërthen, pastrojeni me sapun dhe me ujë.
  • Mos përdorni piling për lëkurën.
  • Freskojeni lëkurën – aplikoni leckë të lagur ose bëni një dush të ftohtë.
  • Shmangni ekspozimin ndaj diellit – në mënyrë që mos i përkeqësoni djegiet duke u ekspozuar edhe më shumë ndaj UV rrezeve.

Diagnoza

Për djegie të lehta zakonisht nuk është e nevojshme vizita tek mjeku. Megjithatë, nëse ekzistojnë simptoma serioze, e rëndësishme është që të kërkoni ndihmë mjekësore. Mjeku do të pyesë për simptomat dhe historinë mjekësore. Do të kryhet ekzaminimi fizik, ndërsa për raste më të rënda të dëmtimit nga dielli, personi mund t’i referohet mjekut specialist për çrregullimet e lëkurës ose dermatologut.

Parandalimi:

Mënyra më e mirë për të shmangur djegiet është që të minimizohet koha që lëkura është e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit:

  • të qëndroni nën hije,
  • të mbani kapele të gjerë,
  • të mbrohen sytë me syze dielli,
  • shmangni daljen në pjesën më të nxehtë të ditës.

Mjetet për mbrojtjen nga dielli, i vlerësuar si SPF 10, bllokon 90% të rrezatimit UVB. Kremrat moderne kundër diellit përmbajnë filtra për rrezatim UVA, si dhe UVB. Edhe pse rrezatimi UVA nuk shkakton djegie, ajo kontribuon në plakjen e lëkurës dhe në rritjen e rrezikut të kancerit të lëkurës. Shumë kremra ofrojnë mbrojtje të gjerë, që do të thotë se ata mbrojnë nga rrezatimi UVA dhe UVB. Studimet kanë treguar se mbrojtja më e mirë arrihet me aplikimin 15-30 minuta para ekspozimit, e ndjekur nga një ri-aplikim pas 15-30 minutash pas fillimit të ekspozimit.