Shkruan: Aleksandra Timkovska/aleksandra@panacea.mk
Në pozicionin e ri të punës jeni relativisht që një kohë të shkurtër, si e keni gjetur veten, çfarë keni arritur të bëni në këtë periudhë dhe çfarë vijon?
Hasani: Shumë mirë e thatë – relativisht është kohë e shkurtër që të mund të bëhen ndryshime në institucionet shëndetësore dhe në përgjithësi në sistemin, duhet më shumë kohë, ndërsa unë deri më tani nuk e kam pasur atë kohë që ndryshimet të jenë të dukshme. Megjithatë, ka mjaft ndryshime të padukshme dhe ndryshime të vazhdueshme, dhe shpresoj se në një kohë shumë të shkurtër do të jenë transparente, njejtë si të gjitha përpjekjet që janë bërë në këtë periudhë. Në këtë pozitë jam diku nga shtatori i 2017-së, që do të thotë më shumë se gjysmë viti dhe gjatë kësaj periudhe u përpoqa që të bëj mjaft gjëra, si në aspektin organizativ ashtu edhe në aspektin e rritjes së buxhetit të klinikës sonë, por edhe në aspektin e zgjerimit të stafit në klinikën tonë, vetëm me qëllimin për të rritur cilësinë e shërbimit tonë, e cila është një nga gjërat më të rëndësishme, parametër i shpallur për popullatën e përgjithshme. Nëse u kthehemi të gjitha detajeve, mund të them se që nga viti 2017 në muajt kur unë e drejtoj klinikën, në dobi të institucionit kam menaxhuar 15 furnizime publike, nga ku sot shohim rezultatet e punës së investuar në atë që është menaxhuar. Për momentin, Klinika për sëmundjet ortopedike posedon një numër të madh të implanteve, të cilat deri më tani ishin historike dhe vitet e fundit sa më kujtohet, mungonin. Bëhet fjalë për rreth 700 implante, ndërsa kufizimet e më hershme, domethënë arsyetimet se nuk kemi implantet për pacientët, tashmë nuk e kemi si argument në ortopedi. Kjo do të thotë se, në këtë mënyrë po punojmë për të zvogëluar listën e pritjes e cila me vite në rradhë ka qenë diskutabile dhe problematike në Klinikën për sëmundje ortopedike. Fokusi është vendosur në rinovimin dhe rikonstruksionin e bllokut operativ dhe sallave operative të Klinikës për sëmundje ortopedike, i cili do të jetë një kontribut i madh në rritjen e cilësisë së shërbimeve të klinikës tonë. Për momentin po punohet në mënyrë aktive, por jemi duke përfunduar procedurat administrative, me qëllim që ti repeketojmë të gjitha procedurat ligjore, kështu që pas kësaj të mund të vazhdojmë punën, ndërsa blloku operativ të lëshohet në përdorim. Ndërkohë, ne po organizojmë që ndërhyrje kirurgjikale të kryhen në sallat operative të Klinikës së Traumatologjisë. Duke u bazuar në të dhënat statistikore që aktualisht i posedojmë, ne nuk kemi asnjë ndërprerje, dmth., nuk kemi zvogëlim të madh të numrit të operacioneve, apo ndërhyrjeve kirurgjikale në Klinikën për sëmundjet ortopedike. Nëse mund të bëj një përmbledhje të gjithë kësaj, për momentin bëhen 40 deri në 45 implantet në një periudhë prej një muaji, që është 20% më shumë sesa më parë.
Për momentin, Klinika për sëmundjet ortopedike posedon një numër të madh të implanteve, të cilat deri më tani ishin historike dhe vitet e fundit sa më kujtohet, mungonin. Bëhet fjalë për rreth 700 implante, ndërsa arsyetimet e më hershme se nuk kemi implantet për pacientët, tashmë nuk ekzistojnë si argument në ortopedi, thotë Hasani.
Thatë se po punoni në zgjerimin e ekipit, në fakt me çfarë ekipi po dispononi për momentin?
Hasani: Në vitin 2017 realizuam konkursin për pranimin e një mjeku dhe 10 infermierëve për një kohë të pacaktuar, ndërkaq nga Ministria e Financave kemi marrë leje për punësimin e 13 personave, personel mjekësor dhe jo mjekësor për një periudhë të caktuar kohore. Në të njëjtën kohë, kemi bërë kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë për vitin 2018, gjë që është miratuar punësimi i 20 infermierëve, 10 mjekëve dhe personel tjetër mjekësor. Megjithatë, viti 2018 do të jetë një fluks i madh i punësimesh, nga çka presim që t’i plotësojmë nevojat e domosdoshme që të funkionojmë normalisht. Përndryshe, shifrat mund të duket të mëdha, sidomos kur flitet për 20 inferimere, por duhet të theksohet se numri i përgjithshëm i të punësuarve në katër klinikat tona që unë i drejtoj është rreth 470. Proporcionalisht është numër i vogël punësimesh, edhe pse mund të duket i madh.
Le t’ju kthehemi edhe një herë aktiviteteve dhe asaj se çfarë do të ndodhë në periudhën në vijim, çfarë ka përparësi dhe çfarë do të ndërmerret në vazhdimësi?
Jemi në përfundim e sipër me procedurat administrative për bllokun operativ të Klinikës për sëmundje ortopedike, jemi në bisedime me institucionet kompetente sa i përket rritjes së buxhetit për implementimin e metodave të reja dhe inovative dhe blerjen e pajisjeve të reja. Gjithashtu, po kërkojmë sponsorizime intensive, si nga donacionet ashtu edhe nga ministritë përkatëse dhe qeveria, që të na ndihmojnë në rinovimin dhe rindërtimin e të gjitha departamenteve nën kompetencën tonë, e në fakt mendoj se deri në fund të vitit kjo gjë do të bëhet realitet. Për momentin jemi të bllokuar nga punimet e ndërtimore në Klinikën e sëmundjeve ortopedike, të cilave u kemi dhënë prioritet. Pas kësaj, fillojmë me renovimin dhe rikonstruksionin e trajtimit intensiv të traumatologjisë.
Traumatologjia thuhet se është profesion burrash, dhe në fakt gjinia mashkullore është më dominante sa i përket njësive që kanë të bëjnë me këtë lëmi?
Hasani: Realisht, traumatologjia ka kërkesa të veçanta sa i përket cilësisë që e ofron një person, përveç kapacitetit dhe aftësive intelektuale, domethënë personi që merret me këtë problematikë i nevojiten edhe aftësitë fizike, të cilat janë parakusht që në një farë mënyrë të merret me gjithë traumatologjinë njëherësh. Mendoj që jo të gjithë burrat e fuqishëm duhet të jenë pjesë e traumatologjisë, përkundrazi. Traumatologjia nuk është klinikë zdrukthtarie, por klinikë për sistemin kockor dhe të nyjeve, ku në nivelin më të lartë janë të vendosura dhe diskutohen të gjitha rastet një nga një, dmth., përveç kapaciteti dhe aftësive fizike duhet të kenë edhe kapacitete intelektuale. Fakt është se te shumica e femrave pjesë e parë mungon, megjithatë kemi shumë femra të suksesshme të cilat janë traumatologe dhe ortopede në Republikën e Maqedonisë dhe në botë. Natyra e punës është ashtu që, duhet të ofrohet 24 orë punë fizike-intelektuale duke u ekspozuar ndaj stresit të madh, normalisht edhe rrezatimi i cili mund t’i “dëmtojë” femrat, prandaj edhe shmanget si profesion.
Me të vërtetë dëshiroj që të mos kemi pacientë, të mos keqkuptohemi, edhe të paguhem për pacient, sërish nuk do të doja, thjesht duhet që të ketë një rregull, thotë Hasani.
Kur bëhet fjalë për Qendrën e urgjencës, njerëzit shpesh e gjykojnë atë duke u bazuar nga programet televizive, serialet… kemi pirtshmëri krejtësisht ndryshe nga ajo që po ndodh në realitet – e cila për fat të keq është krejt ndryshe…
Hasani: Gjithmonë më bëjnë këtë pyetje, kështu që do të më duhet ta elaboroj si në vijim – klasifikimin e pacientëve në Qendrën e urgjencës e bën mjeku që ndodhet aty. Ka pacientë të cilët i përkasin zonës së kuqe, tek të cilët duhet të veprohet menjëherë, prandaj këta pacientë gjithmonë kanë përparësi, prandaj edhe personeli gjithmonë angazhohet maksimalisht me këta pacientë. Pak a shumë neglizhenca e pacientëve të tjerë, të cilët vijnë në Qendrën e urgjencës për ndonjë shqetësim, i cili ndoshta u duket si më i vështiri në jetën e tyre, por në aspektin e kritereve mjekësore, ky shqetësim nuk i përket urgjencë, si ato të zonës së kuqe. Për këtë arsye në Qendrën emergjente nuk ka termine për pacientët, të gjithë pacientët pranohen në periudhën 24 orëshe. Duhet të kihet parasysh se personeli i urgjencës është mjaft i ekspozuar ndaj luhatjes së frekuencës së pacientëve, që do të thotë se ndonjëherë nuk ka fare pacientë për gjithë ditën, por nganjëherë në një orë do të mblidhen 20 ose më tepër, dhe me të vërtetë rezulton se dikush duhet të pres pak më shumë. Pika e dytë, e cila është mjaft e rëndësishme dhe që dua ta përmend është se, gjithkund në qendrat emergjente duhet të presësh si në Amerikë ashtu edhe në gjithë botën, madje nëse e shohim në aspektin kohor, pacientët të cilët nuk i takojnë rendit të parë urgjent u duhet që të presin më shumë se tek ne. Pika e tretë, e cila gjithashtu është shumë e rëndësishme, është se asnjë pacient nga Qendra emergjente nuk kthehet, pavarësisht nëse është për aty ose jo. Meqënëse ka vendosur që të vijë deri aty duhet që të shihet se për çfarë bëhet fjalë, të dërgohet në njësin adekuate, ose të kontrollohet dhe të dërgohet në shtëpi, ose të pranohet në spital. Pra, e gjitha kjo duhet të merret parasysh kur kritikohet Qendra e urgjencës. Duke marrë parasysh faktin se kemi problem teknike në infrastrukturë, përderisa Qendra e urgjencës siguron numër të madh të pacientëve në nivel shtetëror, atëherë gjërat bëhen edhe më të komplikuara. Do të thotë, ne nuk kemi kushte hapësinore që të funksionojmë siç duhet. Gjë tjetër është ajo që kërkojmë zgjidhje për kompjuterin e vjetër të Qendrës urgjente dhe është jashtë përdorimit, ne kemi nevojë për pajisje të mira diagnostikuese në mënyrë që gjithçka të mund të bëhet shpejt. Për lëndim të pëllëmbës, pacienti duhet të shkojë te njësia e rentgenit dhe të pres atje dy orë për rezultate dhe të kthehet pas tre orëve për një lëndim të thjeshtë. Ne kemi nevojë për pajisje që do të funksionojë 24 orë vetëm për rastet emergjente, dhe për këtë gjë tashmë po diskutojmë me ministritë kompetente dhe kolegët e njësisë së rentgenit. Pika e katërt që duhet të kuptohet është se Qendra e urgjencës është në një periudhë tranzicioni, kështu që deri para pak kohësh nuk kemi pasur specialist për mjekësinë emergjente, të gjithë punonjësit janë me specializim joadekuat, pra kirurgë, ortopedë, traumatologë ose anesteziologë, të cilët me edukimin e tyre nuk janë të gatshëm të kujdesen dhe të përballen me gjithçka, prandaj vazhdimisht thërrasin specialistët e fushave të tjera. Kjo do të thotë se, nëse vjen pacient me dëmtim në kokë ose gjoks, mjeku i cili ndodhet në njësin e urgjencës duhet të thërrasë kolegun neurokirurg ose kirurgun torakal, pasi që jemi subjekt i veçantë, kirurgët e njësive tjera vështirë mobilizohen, dhe e gjithë kjo e bën të vështirë punën, pavarësisht shumë përpjekjeve.
Minatorëve kur hyjnë në minierë u thuhet – me fat, ndërsa mjekëve në detyrë, veçanërisht kirurgëve, u urohet punë e qetë…
Në kujdesin shëndetësor më e vështirë është që të valorizohet mundi i personelit që punon, shpjegon Hasani
Hasani: Është e vërtetë. Sistemi i pagave të mjekëve në Republikën e Maqedonisë është mjaft i vjetër, ndërsa mjekët ende paguhen në bazë të ‘egalitarizmit’. Të gjithë mjekët marrin pagën e njëjtën, çdo detyrë është e njëjtë, dhe a do të ketë punë ose jo ne përsëri pagën e njejtë do të marrim. Ndoshta logjika do të ishte ndryshe nëse eventualisht do të ndryshohej koncepti, dmth., të paguhej për punën e bërë. Më e vështirë është që të valorizohet puna në shëndetësi, ndërsa më e lehtë është në industrinë e këpucëve për shkak se saktësisht dihet se cili punonjës sa këpucë do të prodhoj për një ditë apo për një orë. Në shëndetësi më e vështirë është që të valorizohen përpjekjet e personelit, pasi që ekzistojnë mjaft komponentë që ndikojnë në valorizimin e punës, pa e kaluar këtë proces të valorizimit të punës përfshirë gjitha komponentët, numrin e operacioneve dhe ndërlikueshmërinë e operacioneve dhe komplikimet pas operacioneve – edhe kjo bën pjesë në valorizimin e punës… Nuk është e njëjtë si për një mjek që operon dhe ka më pak komplikime, si dhe një mjek që nuk ka. Edhe njësia ku vepron dhe kompleksiteti i punës, në aspektin e edukimit dhe punës shëndetësore-shkencore. Nuk është e njëjtë që të punosh në një institucion terciar si ai që drejtoj unë ose në një spital lokal ku bëhet numër i vogël ndërhyrjesh. Ne marrim pagën e njëjtë, prandaj rrjedhimisht nuk duam pacientë. Ne marrim pagën e njëjtë pavarsisht asaj nëse do të ketë ose jo pacientë. Nëse do të ishte e kundërta, të paguheshim për pacient ose për vlera, me siguri që jo vetëm që do të gëzoheshim për pacientët, por edhe do të vepronin më shumë ndaj pacientit. Kishte një periudhë kur studentin e futnim në sallë, dmth., në institucionet tjera jo tek ne, dhe më kujtohet se, ishin pikërisht ata profesorë që kurrë në jetën e tyre nuk kishin hyrë në sallën e operacionit, filluan të vinin në operacione dhe të operonin. Vërtetë duam që të mos ketë pacientë, të mos keqkuptohemi, por edhe sikur të paguhemi për pacient sërish nuk dua të ketë, por vetëm mjafton që të ketë rregull.
Duhet të vendosim një barrierë midis emocioneve gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, por edhe pas kësaj, thekson Hasani.
Ngaqë hyni në sallë, dhe kjo nuk është gjëja e vetme, ju duhet përqendrim, gatishmëri fizike… si relaksoheni, ku dhe si e fitoni energjinë? Si arrin të mbajë energjinë dhe përqendrimin një mjek, i cili në ditën në vijim të hyjë në sallë ku ndoshta do t’i duhet të qëndroj aty për 20 orët e ardhshme?
Hasani: Është një punë rutinë, domethënë, deri në momentin që nuk kalon në rutinë, nuk ka cilësi të shërbimit. Pra, atë që bëjmë ne çdo ditë na lejon që në momentin kur përfundojmë me ndërhyrjen kirurgjikale, në një farë mënyre të tërhiqemi emocionalisht, sepse emocionet negative mund të çojnë gjithmonë në rezultate të këqija. Flas për profesionalizëm, gjë që mendoj se ka të bëj me mungesën e emocioneve. Për shembull, kur një kryetar shteti ose deputet mban fjalim, nuk duhet të ketë emocione, sepse ky është profesion i tyre dhe çdo emocion që do të shfaqet do të lidhet me fjalim të keq. Kjo vlen edhe për ne, çdo emocion që do të shfaqet gjatë kirurgjisë do të sjell rezultate jo të mira, eventualisht me zgjatjen e kohës së operacionit. Ky është një trajnim afatgjatë, ne jemi adaptuar me gjakun dhe në fakt me të jetojmë. Siç do të thoshte edhe profesori im i nderuar Saveski – një kirurg është më i mirë të premten, ndërsa më i keq të hënën në mëngjes. Duhet që të vendosim një barrierë midis emocioneve gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, por edhe pas kësaj, kjo është mënyra e vetme nga e cila ne mund të çlirohemi nga stresi të cilin me apo pa vetëdije e absorbojmë. Gjëja tjetër që gjithashtu është e rëndësishme, është se çdo person gjen një mënyrë për t’u çlodhur, pak janë ata kirurgë që nuk kanë ndonjë hobi, të gjithë kanë ndonjë lloj hobi. Për shembull, mua më pëlqen që të ngas biçikletën. Ndërkaq, çlodhja dhe qetësia pranë familjes, fëmijëve dhe gruas kontribuon shumë në qetësimin e situatave stresuese dhe stresin në përgjithësi, për të ju jam shumë mirënjohës.