Intervistë ekskluzive me Doc. Dr. Dejan Anakievski: Nuk ka robotikë të suksesshme në urologji, nëse ajo nuk menaxhohet nga një profesionist

Me Doc. Dr. Dejan Anakievski, biseduam për laparoskopinë në urologji, ku çdo gjë mund të aplikohet, cili është operacioni më i komplikuar me laparoskopi dhe pse robotika është e ardhmja e urologjisë.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk

Emri i tij është në listën e 10 urologëve më të mirë, të rinj në Bullgari, profesionist i shquar në fushën e ndërhyrjeve laparoskopike, i cili së shpejti do të fillojnë të kryej operacione robotike për gjendjet urologjike. I lindur në Maqedoni, por që jeton dhe punon në Varna për 20 vjet, në spitalin më të madh universitar të këtij qyteti, domethënë është njeriu i parë në Klinikën e Urologjisë. Në Maqedoni nuk ka qenë që një kohë të gjatë, por ishte një nga ligjëruesit në Kongresin e parë ballkanik që u zhvillua këtë fundjavë në Ohër.

Me Doc. Dr. Dejan Anakievski, biseduam për laparoskopinë në urologji, ku çdo gjë mund të aplikohet, cili është operacioni më i komplikuar me laparoskopi dhe pse robotika është e ardhmja e urologjisë.


Çfarë është në të vërtetë laparoskopia?

Doc. Dr. Anakievski: Laparoskopia është një shembull klasik i teknikës minimale invazive. Operacionet laparoskopike zakonisht përfshijnë 3-4 prerje, me një gjatësi prej rreth një centimetër, përmes të cilave vendosen troakar për futjen e instrumenteve operacionale dhe optikë për kamera. Barku i pacientit mbushet me gaz (dioksid karboni) dhe krijohet një pneomperitoneum, i cili e largon murin e barkut nga organet, duke krijuar kështu hapësirë për ndërhyrje dhe duke ofruar pamje më të mirë.

Ajo çka është më e rëndësishme, për të cilën punojmë ne mjekët, është që t’i sigurojmë pacientit cilësi më të mirë të jetës, në mënyrë që ai të mund të vijë sot, të operohet dhe të nesërmen të shkoj, thekson Doc. Dr. Anakievski.

Për cilat gjendje mjekësore në fushën e urologjisë mund të përdoret laparoskopia?

Doc. Dr. Anakievski: Zhvillimi i laparoskopisë filloi në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, ndërsa sot laparoskopia mund të kryhet pothuajse në të gjitha ndërhyrjet urologjike dhe të shmangen ndërhyrjet klasike. Kështu, laparoskopia përdoret në prostatektominë radikale gjatë kancerit të prostatës, cistektomi radikale laparoskopike gjatë kancerit të fshikëzës, në mënyrë laparoskopike bëhet edhe fshikëza e re nga zorra e hollë, standard është edhe gjatë nefrektomisë renale, nefrektomia laparoskopike e pjesshme e cila në Bullgari është gjithashtu një teknikë standarde, gjatë stenozës tek fëmijët, tek të rriturit, ndërhyrje gjinekologjike ku është e prekur uretra. Pothuajse në të gjitha fushat e urologjisë mund të aplikohet laparoskopia.

Pse laparoskopia është më e mirë si teknikë në krahasim me ndërhyrjen klasike?

Doc. Dr. Anakievski: Laparoskopia ka disa përparësi në krahasim me ndërhyrjen e hapur. Kjo metodë mundëson shërim të shpejtë postoperativ, më pak dhimbje, më pak komplikime lidhur me ndërhyrjen, hospitalizim më të shkurtër, rikthim më të shpejtë në aktivitetet normale, si dhe efekt më të mirë kozmetik. Duhet të theksoj se me laparoskopinë, ne si mjekë shohim me optikë që rritet katër herë, duke fituar kështu informacion më të detajuara rreth anatomisë.

Ajo çka është më e rëndësishme, për të cilën punojmë ne mjekët, është që t’i sigurojmë pacientit cilësi më të mirë të jetës, në mënyrë që ai të mund të vijë sot, të operohet dhe të nesërmen të shkoj.

 

Ju e përmendët cistektominë laparoskopike. Çfarë do të thotë dhe pse konsiderohet si sfidë e madhe për urologët?

Doc. Dr. Anakievski: Është një ndër ndërhyrjet më të mëdha në kirurgji. Në një fazë, largohet prostata, sigurisht tek meshkujt. Largohet fshikëza dhe bëhet analizmi i përhapur limfatik. Më vonë, nëse pacienti klinikisht, si dhe pas operacionit vlerësohet se ka indikacion për t’i bërë një fshikëz të re nga zorra e hollë, kryesisht nga pacienti marrim ileum, materialin e tij dhe ndërtojmë një fshikëz të re. Në mënyrë që pacienti të mund të urinoj normalisht, ndërsa tek disa pacientët më të rinj që kanë funksion erektil, ruhet edhe ky lloj funksionaliteti.

Me ligjëratën e tij në Kongresin e parë Ballkanik të Urologëve, që u mbajt fundjavën e kaluar në Ohër, Doc. Dr. Anakievski njoftoi bashkëpunimin me kolegët nga vendi.

Kohët e fundit, ka shumë diskutime rreth robotikës, domethënë, përdorimin e një roboti në urologji. Njoftohet se, së shpejti do të blihet edhe në Maqedoni. A është vërtet i madh efekti i përdorimit, sidomos në pjesën e urologjisë? A keni ndonjë bashkëpunim me vendin tonë, në pjesën e trajnimit të stafit ose eventualisht shkëmbimit të përvojave në këtë segment?

Doc. Dr. Anakievski: Po, me të vërtetë, përfitimi është i madh. Kam përvojë në kirurgjinë e hapur, e cila sipas numrit të viteve është më e madhe se laparoskopia, por tani shohim një përfitim të madh dhe pothuajse 95% e ndërhyrjeve janë bërë në mënyrë laparoskopike. Robotika për momentin është kulmi i urologjisë, por më duhet të theksoj se roboti është robot. Dikush duhet ta udhëheq dhe ta menaxhojë atë. Për mua si mjek urolog që merrem me laparoskopinë, roboti është veçanërisht i rëndësishëm në prostatektominë, pasiqë shumë më mirë ruhen enët e gjakut, ereksioni dhe vetëpërmbajtja e pacientëve. Në fakt, kur mund të bësh laparoskopinë, mund të udhëheqësh edhe një robot. Nuk ka ndonjë dallim, parimi është i njëjtë. Por, sigurisht, robotika është një teknikë më e re, më e saktë dhe roboti është shumë më i mirë për kirurgun, sepse ai nuk lodhet. Ergonominë që ke gjatë udhëhqjes së robotit, nuk e ke gjatë laparoskopisë.

Në Bullgari, gjegjësisht në Sofje dhe Pleven, tashmë përdoren robotët në urologji, ndërsa unë së shpejti do të filloj ta bëj këtë gjë në spitalin e Varna-s. Për fat të keq, deri më tani nuk kemi pasur bashkëpunim me kolegët maqedonas. Por tani kjo gjë po ndryshon, me pjesëmarrjen time në këtë Kongresin Ballkanik, ku un kisha ligjeratën time. Jam shumë i kënaqur me këtë, sepse akoma jam maqedonas. Ndoshta unë punoj në një vend tjetër, por e di se nga kam filluar dhe tani ekziston një bashkëpunim i ngushtë me mjekët nga këtu dhe jam mirënjohës që jam pjesë e këtyre kongreseve, për të treguar se çfarë mundem dhe nëse mund të ndihmoj në situata të caktuara, pa asnjë problem.