Një nga pasojat e mundshme gjatë trajtimit të kancerit të gjirit është humbja e gjirit. Gjendja e tillë ka ndikim negativ psikologjik tek shumë gra. Por në Maqedoni ekziston mundësia e trajtimit estetik pas ndërhyrjes kirurgjikale të gjoksit, e cila quhet rikonstruksioni pas mastektomisë. Shumë gra, rikonstruksioni i gjoksit i ndihmon që të përballojnë më mirë sëmundjen, të rrisin vetëbesimin e tyre dhe të zvogëlojnë traumën nga ndërhyrja e kancerit. Për atë se cilat janë mundësitë, çfarë metodash aplikohen gjatë rikonstruksionit dhe se kur bëhet rikonstruksioni, biseduam me Ass. Dr. Boro Xhonov, specialist i kirurgjisë plastike dhe rindërtuese.
Çfarë është rindërtimi i gjirit dhe si duket proçesi?
Ass. Dr. Xhonov: Kirurgjia rindërtuese e gjirit është intervenim kirurgjikal, i cili kryhet për të përmirësuar pamjen e pacientes, për të plotësuar vëllimin dhe formën në të njëjtën kohë. Për këtë qëllim ekzistojnë disa metoda kirurgjikale:
- Rindërtim me indet e veta
- muskul,
- inde dhjamore,
- lëkurë.
2. Rikonstruksioni me përdorimin e implanteve, mbështjellësi i të cilave është bërë nga polimeret dhe të cilat janë të mbushura me silikon ose solucion fiziologjik.
3. Kombinimi i dy teknikave, me përdorimin e implantetve dhe indet personale.
Tek disa gra, gjoksi rikonstruktohet menjëherë pas mastektomisë, përderisa te tjerat duhet që të presin njëfarë kohe për këtë lloj ndërhyrje. Kur bëhet mastektomia primare, dhe kur ajo sekondare?
Ass. Dr. Xhonov: Për shkak të humbjes së indeve, por ndonjëherë edhe humbjes së plotë të gjirit, pacientët shpesh herë vendosin për kirurgji rindërtuese. Për shumë paciente që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit, kjo është zgjedhja e duhur. Arsyet për të cilën zgjidhet një hap i tillë janë: ndjehen të plotësuara pas humbjes së organit dhe u rikthehet vetëbesimi, një fillim i ri…
Rikonstruksioni primar fillon me mastektominë nënlëkurore ose skin spearing mastectomy. Vendosja sub-pektorale e implantit. Rastet zgjidhen në mënyrë strikte, pa gjëndra palpabile dhe pa proces gjithpërfshirës të gjirit. Ekziston edhe rikonstruksioni sekondar, i vonuar, i cili bëhet gjashtë muaj pas mastektomisë, nëse përmbushen kushtet për një gjë të tillë. Domethënë nuk ka rikthim, nuk ka ndryshime metastatike në nyjet limfatike, si dhe kemoterapi e përfunduar dhe terapi rrezatuese.
Cilat janë metodat që zbatohen gjatë rikonstruksionit?
Ass. Dr. Xhonov: Metodat më të zakonshme të rikonstruksionit, qoftë primar ose sekondar, janë: rindërtimi me indet personale, rindërtimi me implante, rindërtimi me zgjerues dhe implante, si dhe kombinim i rindërtimit me implante dhe me indet personale.
Rikonstruksioni me indet personale kryhet me Tram Diep flap, për të cilën është e nevojshme ndërhyrja mikrokirurgjike. Për fat të keq, ky lloj i rindërtimit të gjirit ende nuk është një rutinë, por planet janë që të fillohet me trajnimin intensiv, dhe t’u vihet theksi këtyre llojeve të ndërhyrjeve.
Rikonstruksioni me kombinimin e indeve personale dhe implanteve, është teknika më e zakonshme. Merret muskul nga shpina për të mbuluar implantin dhe vendoset implant i përshtatshëm me qëllim që të fitohet vëllimi i mjaftueshëm i simetrisë së gjirit, për dallim nga gjiri tjetër i paoperuar.
Rikonstruksioni me implantet dhe zgjeruesit mund të jetë në një ose dy faza. Gjatë rikonstruksionit me një fazë instalohet implant ose zgjerues, i cili është i qëndrueshëm, ndërsa gjatë rikonstruksionit me dy faza instalohet zgjerues i përkohshëm për zgjerimin e indeve, e pastaj implant i qëndrueshëm. Se cili lloj intervenimi do të kryhet në varësi të gjetjeve lokale pas mastektomisë, vlerësimin e bën kirurgu. Gjatë zgjerimit të indeve me valvul të jashtme mbushuet zgjeruesi i indeve katër deri në gjashtë javë, deri kur të fitohen mjaftueshëm inde për të futur implantin e qëndrueshëm. Rindërtimi i thithave bëhet me teknikën e Fleur de lies me indet personale. Pastaj vijon tatuazhi, si teknikë e përbashkët për të formuar areolën.
Për shkak të simetrisë, në disa raste gjithashtu është e nevojshme që të bëhet ngritja e gjirit tjetër ose të instalohet implant. E mundshme është që të bëhet edhe rimbushje të një pjese të vëllimit me inde personale me lipofilling, i cili merret nga pjesë të tjera të trupit. Kjo është vetëm si një teknikë shoqëruese, pasi që nuk është i mundur rikonstruksioni i plotë i indeve dhjamore.
Cilat janë ndërlikimet dhe rreziqet e mundshme për çdo lloj ndërhyrjeje të rindërtimit të gjoksit, dhe sa kohë zgjat shërimi pas procesit të rindërtimit?
Ass. Dr. Xhonov: Komplikimet e mundshme që mund të shfaqen janë:
- Hematoma, simptomat: dhimbje, ënjtje, temperaturë. Hematomat e vogla trajtohen në mënyrë konservative, ndërsa te ato më të mëdhat duhet të bëhet drenazhë.
- Infeksionet. Zakonisht shfaqen pas ditës së shtatë deri në ditën e dhjetë pas operacionit. Shfaqet ënjtje, dhimbje, celulit, skuqje. E nevojshme është që plagës t’i bëhet drenazhë dhe irigacioni i plagës, eventualisht largimi i implantit. Por në ditët e sotme ato janë zvogëluar në minimum, pasi që merren masa për të minimizuar shfaqjen e infeksioneve, si dhe rutinizimin e ndërhyrjeve.
- Shenjat hipertrofike. Janë të pavarur nga teknikat operative. Etiologjikisht janë nga reaksioni i organizmit – lëkura e ndërhyrjes.
- Asimetria dhe parregullsitë në konturet e gjirit. Këto efekte anësore shfaqen si rezultat i mënyrës së realizimit të mastektomisë së mëparshme. Gjithashtu, për shkak të kthimit të implantit nën veprimin e muskujve, si dhe kontraktura kapsulare rreth implantit. Këto të fundit shfaqen për shkak të reaksionit të organizmit ndaj implantit si trup i huaj.
Si përfundim, e gjithë ajo çka u përmend më lart është se kur pacientët vendosin të rikonstruktojnë gjirin, duhet ta kenë parasysh se simetria ideale asnjëherë nuk mund të arrihet, madje edhe nëse bëhet zvogëlimi i gjirit të shëndoshë. Shpesh hasim në raste, ku pas ndërhyrjes së parë nuk është i mundur rezultati i kënaqshëm, sidomos te pacientet që kanë pasur terapi rrezatuese, për këtë arsye nevojiten më shumë ndërhyrje. Pritjet e pacientëve duhet të shkojnë në drejtimin se do të fitojnë gjirin, në vend që të mbajnë protezë të jashtme.
A kryhet është falas rikonstruksioni i mastektomisë në Maqedoni?
Këto ndërhyrje në vendin tonë kryhen në kuadër të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe ndërhyrjes dhe implantit të mastektomisë. Të gjitha ndërhyrjet tjera shtesë në anën e shëndetshme pacientja i paguan vetë, të paktën për momentin këto procedura funksionojnë kështu.