Shkruan: Aleksandra Timkovska/aleksandra@panacea.mk
Çfarë është Liposukcioni?
Ass. Dr. Peev: Liposukcioni është heqja kirurgjikale e indit yndyror nëpërmjet thithjes. Largimi bëhet nëpërmjet hapjeve/prerjeve të vogla të lëkurës prej 0.5 cm, të cilat praktikisht pas një periudhe të caktuar janë të padukshme në trup. Nëpërmjet këtyre hapjeve vendosen tuba të hollë thithëse, të cilat janë të projektuar ndryshe sa i përket pjesës së sipërme, trupit ose dorezën. Ato janë tuba metalikë të hollë dhe të gjatë, të cilët kanë hapje përgjatë gjatësisë, përmes së cilave largohen qelizat e yndyrës nga nënlëkura duke përdorur vakumin. Ata kanë hapje atraumatike të topitura, të cilat mundësojnë heqjen e indit dhjamor pa dëmtuar elementë të tjerë.
Para se të thithen yndyrnat, të njejtja paraprakisht shpërbëhen dhe shpërbërja e tillë yndyrore mund të bëhet mekanikisht, me ultratinguj ose lazer, ndërsa thithja të jetë manuale ose mekanike. Në klinikën tonë ne punojmë me shpërbërjen mekanike të yndyrës dhe përdorim një makinë moderne thithëse të liposukcionit. Kjo metodë është akoma një standard i artë dhe akoma quhet liposukcion thithës i asistuar.
Paraprakisht, infiltrohet indi yndyror me një tretës infiltrimi, i cili përmban anestetik lokal dhe adrenalin, gjë që bën që procedura të kryhet në gjendje të zgjuar dhe me humbje minimale të gjakut. Protokolli i tillë i punës e bën liposukcionin shumë të sigurt, praktikisht një nga teknikat operative më të sigurta, të cilat mund të kryhen lirisht si një procedurë një-ditore kirurgjikale ambulatore. Për shkak të sigurisë dhe për shkak të rezultateve të shkëlqyera kozmetike, sot liposukcioni është procedura më e zakonshme estetike në botë.
Pacienti ideal për liposukcion është ai i cili ka një regjim të shëndetshëm higjieno-ushqimor, është fizikisht aktiv, i cili ka të lokalizuara depozita yndyrore të cilat janë rezistente ndaj dobësimit dhe të njejtat do të mund të hiqen me liposukcion. Këto më së shpeshti janë ijet e grave ose ijet tek të dyja gjinitë.
Në cilën ose në cilat pjesë pjesë të trupit kryhet?
Ass. Dr. Peev: Liposukcioni praktikisht mund të përdoret në çdo pjesë të trupit ku ka inde dhjamore nënlëkurore. Zakonisht përdoret në reduktimin e depozitave yndyrore të stomakut, ijëve, kofshëve, krahëve, gushës, gjinjve. Më duhet të përmend se liposukcioni nuk është një metodë dobësimi për pacientët me mbipeshë trashë, sidomos për shkak të faktit se përmes tij mund të hiqen 5-7 kg yndyrë në një akt, gjë që për një pacient me mbipeshë është një përqindje mjaft e vogël. Megjithatë, ndonjëherë mund të përdoret si stimul për dobësim dhe motiv tek pacientët. Pacienti ideal për liposukcion është ai i cili ka një regjim të shëndetshëm higjieno-ushqimor, është fizikisht aktiv, i cili ka të lokalizuara depozita yndyrore të cilat janë rezistente ndaj dobësimit dhe të njejtat do të mund të hiqen me liposukcion. Këto më së shpeshti janë ijet e grave ose ijet tek të dyja gjinitë.
Sa kohë zgjat ndërhyrja dhe si kryhet?
Ass. Dr. Peev: Kohëzgjatja e kirurgjisë varet nga zona që trajtohet, nga rreth një orë për liposukcionin e gushës, deri në 3 orë ose më shumë orë për zona të kombinuara. Para se qaset në liposukcion, e nevojshme është që fillimisht të bëhet infiltrimi i sipërfaqes ku do të bëhet liposukcioni me tretës infiltrimi. Përdoret tumescent teknika e infiltrimit, e cila ofron nivelin më të lartë të sigurisë së pacientit dhe siguron trajtimin kirurgjik të zonave më të mëdha me anestezi lokale, të cilat përndryshe do t’i nënshtroheshin një të përgjithshmeje.
Pas një periudhe pritëse prej 30 minutash, fillohet me liposukcionin nga shtresat më të thella. Lëvizjet e kirurgut me tubat janë radiale dhe multi-direkte, në gjysmërreth dhe mbrapa, pa u ndalur në një ose më shumë pika të hyrjes (prerje prej 0,5 cm). Thithja kryhet duke përdorur vakum minimal ose më të madh, të krijuar nga makina ose me dorë.
Indi yndyror që hiqet gjatë liposukcionit, mund të përdoret si një mbushës natyral në zona të ndryshme ku mungon vëllimi.
Qelizat yndyrore pas trajtimit të veçantë, gjithashtu injektohen me shiringa me tuba të vegjël. Metoda e tillë e shpërbërjes së vëllimit të yndyrës mund të përdoret për rritjen e vitheve, gjoksit, gojës, mollëzave etj., ose të përdoren për të formuar trupin. Kjo teknikë quhet lipofilling/transplantimi i yndyrës, gjegjësisht, liposkulptura, e cila për momentin është hit në botë, ndërsa e njejta kryhet me sukses edhe në klinikën tonë.
Çfarë përfshin kujdesi postoperativ dhe a ka ndonjë “ndalesë” sa i përket aktivitetit, ushqimit…
Ass. Dr. Peev: Trajtimi postoperativ i liposukcionit kërkon një sjellje të disiplinuar të pacientit pët një kohë të gjatë pas ndërhyrjes. Vishen rroba të ngushta – të cilat janë të pakëndshme pasiqë shtrëngojnë, ndërsa duhet të vishen vazhdimisht për një periudhë prej 3-4 javësh. Rregulli i zakonshëm është që në çdo 10 vjet të moshës së pacientit, të vishen rrobat shtrënguese për një javë. Qëllimi i këtyre rrobave shtrënguese është ngjitja e lëkurës në pozicionin e ri, mbështetja në procesin e shërimit, tërheqja e saj e cila duhet të jetë e barabartë dhe e njëtrajtshme, si dhe zvogëlimi i rrezikut të komplikimeve në lidhje me grumbullimin e seromave ose shfaqjen e parregullsive. Dhimbja postoperative është e moderuar dhe shpesh pacientët për një ose dy ditë u kthehen aktiviteteve të tyre ditore. Megjithatë, kjo është subjektive dhe varet nga madhësia e sipërfaqes së liposukcionit. Këshillohet aktiviteti i hershëm fizik me një shkallë të moderuar, si ecja e shpejtë. Masazhet me kremra dhe vajra organike janë gjithashtu të nevojshme për të rritur elasticitetin e lëkurës, si dhe drenazhi limfatik për të përshpejtuar qarkullimin. Ushqimi në dy javët e para duhet të jetë me proteina të larta për të siguruar njësi të mjaftueshme ndërtimi për shërimin dhe sigurisht marrja e mjaftueshme e vitaminave.
Rezultatet e para janë të dukshme pas një muaji të liposukcionit, pasiqë në periudhën e hershme postoperative ka shumë ënjtje dhe lëngje të mbetura nga infiltrimi. Rezultati përfundimtar është pas disa muajve. Prandaj, liposukcioni është këshilluar në muajt e dimrit, kur mbadhja e rrobave shtrënguese është më e lehtë, ndërsa rezultatet janë të dukshme në verën që vijon.
Me teknikën e duhur dhe kujdesin postoperativ, liposukcioni jep rezultate të shkëlqyera dhe pasohet nga kënaqësis e madhe e pacientëve.