Intervistë me Biljana Krstevska-Kokormanova: Mos prisni të folur të qartë tek fëmijët që tableti ose telefoni ju jepet që nga mosha gjashtëmujore!

Ekzistojnë norma për zhvillimin normal të të folurit të cilat globalisht i ndajmë në dy faza para-linguale dhe linguale. Fazat dhe sekuencat e zhvillimit të të folurit, janë të njëjta tek të gjithë fëmijët dhe nuk mund të anashkalohen.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk

Praktika mjekësore tregon se problemi i të folurit të fëmijëve është gjithnjë e më i zakonshëm, sidomos pasiqë familja adresohet vonë për ndihmë mjekësore. E gjithë kjo ndikon në mënyrën dhe në gjatësinë e terapisë së logopedisë. Sipas ekspertëve, për fëmijën, por edhe për familjen, më së miri është trajtimi të përfundoni para se të fillojë në shkollë.

Çfarë duhet të presë prindi nga fëmija kur bëhet fjalë për të folurit, nga cila moshë duhet të fillojë të flasë dhe kur është koha e duhur për një logoped ne biseduam me specialisten e logopedisë klinike, Biljana Krstevska-Kokormanova nga IPSH Instituti për Rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup.

Specialiste e logopedisë klinike, Biljana Krstevska-Kokormanova nga IPSH Instituti për Rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup.

Cilat janë problemet që shfaqen tek të folurit e fëmijëve?

Biljana Krstevksa – Kokormanova: Tek ne vazhdimisht vijnë fëmijë me shkallë të ndryshme të të folurit – patologji gjuhësore. Kategoria e parë janë fëmijët me rrezik neuro-zhvillimor, të lindurit parakohe, sindroma të ndryshme ose gjendje të tjera të lindura ose të fituara, zhvillimin e të cilave në një farë mase mund ta parashikojmë. Ata kryesisht janë fëmijë të ndjekur nga qendra e këshillimit për zhvillim, klinika neurologjike, klinika audiologjike, ndërsa ne menjëherë mund t’i përfshijmë në procedurat tona diagnostike dhe terapeutike, pasiqë ata zakonisht i kanë të gjitha ekzaminimet e nevojshme të cilat kontribuojnë në përcaktimin e statusit të të folurit-gjuësor dhe planifikimin e trajtimit rehabilitues. Këtu, deri diku kemi gjendje “më të pastër”, edhe pse shpesh bëhet fjalë për patologji serioze të të folurit. Kategoria tjetër janë fëmijët me probleme gjuhësore zhvillimore, domethënë fëmijët që akoma nuk kanë filluar të flasin deri në moshën 2,5 deri 3 madje edhe 4 vjeçare, ose që nuk e kanë arritur zhvillimin e të folurit që korrespondon me moshën, fëmijët me simptoma të tjera shoqëruese të cilët i referohen vëmendjes së shqetësuar, problemeve shqisore, simptomave të spektrit autik, ndërsa ne jemi profesionistët e parë me të cilët ato përballen. Pastaj, sigurisht është i nevojshëm diagnostikimi ekipor, i cili ekziston në institucionin tonë në bashkëpunim me profesionistë të tjerë (neurologë për fëmijë dhe psikiatër) mendimi i të cilëve do të mbështesë përcaktimin e gjendjes dhe planin e rehabilitimit.

Kategoria e tretë janë fëmijët me çrregullime fonologjike – artikulative, të cilët kanë të folur të vonuar ose të gabuar të disa tingujve. Sigurisht që zhvillim të vonuar të të folurit kanë fëmijët me dëgjim të dëmtuar, me gojë ujku dhe gjendje të tjera të cilat ndikojnë në gjithë procesin e marrjes, përpunimit dhe formimit të të folurit. Shfrytëzuesit e shërbimeve tona janë fëmijët dhe të rriturit që belbëzojnë, personat me probleme të zërit (dysphonia dhe aphonia) dhe personat pas insulteve cerebrovaskulare, si edhe fëmijët që kanë probleme me shkrimin, leximin, aftësitë matematikore dhe në përgjithësi aftësitë  shkollore.

Kur duhet të filloj të flasë një fëmijë?

Biljana Krstevksa – Kokormanova: Ekzistojnë norma për zhvillimin normal të të folurit të cilat globalisht i ndajmë në dy faza para-linguale dhe linguale. Fazat dhe sekuencat e zhvillimit të të folurit, janë të njëjta tek të gjithë fëmijët dhe nuk mund të anashkalohen.

Ndikim më të madh në zhvillimin e të folurit kanë prindërit, por pastaj edhe mjedisi shoqëror i fëmijës.

Periudha para-linguale fillon me lindjen e fëmijës dhe i përfshinë të gjitha fazat e përgatitjes së aparatit të të folurit, ndërsa mbaron atëherë kur fillon periudha linguale, domethënë me shfaqjen e fjalës së parë. Pas muajit të parë, foshnja në mënyrë refleksive reagon ndaj tingujve, shikimin e ka nga nëna, pastaj thith gjirin, gëlltet dhe qan. Në muajin e dytë fillon të shprehë të qara të shkurtëra dhe me zë të lartë. Në muajin e tretë, shprehë dy tinguj, gugat, buzëqesh dhe njeh të folurën e nënës. Në muajin e katërt shikon direkt në sy, shprehë më shumë tinguj. Në muajin e pestë, shprehja është edhe më e madhe, ndërsa shikimi është në drejtim të stimulit të tingullit. Nga muaji i gjashtë, fillon ta rregullojë zërin dhe të prodhojë rrokje, e cila është kombinim i zërit të fytit dhe i zërit (ka, ga). Më pas, në muajin e shtatë intenzivisht prodhon rrokje (ta, ma dhe fillon t’i dyfishojë ta-ta…). Në muajin e tetë prodhon dy rrokje të ndryshme. Prej muajit të nëntë e modulon zërin, bërbëlit, imiton zë ose zhurmë, reagon kur i përmendet emri, ka gjest përshëndetës.

Në muajin e dhjetë, ka kontakt të qartë me syrin dhe e kthen shikimin për t’iu përgjigjur një pyetjeje të shkurtër… Ku është babai? Prej muajit të dhjetë reagon ndaj këngëve të fëmijëve, duartroket, tregon me gisht  një gjë të preferuar, fillon t’i dojë fotografitë nga libri i figurave. Në muajin e dymbëdhjetë reagon ndaj ndalesave dhe shfaqet fjala e parë. Nga muaji i 12-18 i pasurohet fondi leksikor dhe shfaqet holofraza, fjali nga një fjalë e cila është forma e parë gramatikore, pasiqë është e mbështetur nga prozodia dhe gjesti. Sigurisht që në këtë moshë i kupton edhe urdhrat më të thjeshtë. Rreth muajit të 18 shfaqet përbërja e dy morfemave e cila më tej pasurohet dhe zhvillohet me moshën dhe pjekurinë. Kur e ndjekim zhvillimin e zërave, së pari fillon shfaqja e zanoreve, pastaj e bashkëtingëlloreve “shpërthyese” (n, b, m…), dhe tingujt e sipërm dhe të poshtëm fërkimor dhe afrikatet, lateralja l dhe kumbuesja r. Deri në fund të moshës pesë vjeçare, fëmija duhet t’i flasë qartë të gjitha tingujt e gjuhës amtare.

Përse kohëve të fundit fëmijët kanë probleme me të folurit?

Biljana Krstevksa – Kokormanova:  Nëse flasim për fëmijët me shtatzani dhe lindje të rregullt, si dhe zhvillimin e rregullt të psikomotorit, atëherë kemi fëmijë me potencial zhvillimi i të cilit varet prej nesh prindërve dhe mjedisit. Disi kohëve të fundit po braktiset mënyra tradicionale e rritjes së fëmijëve. Shmanget aktiviteti fizik, të qëndruarit jashtë, vrapimi, luhatja, shoqërimi me moshatarët. Zhvillimi i rregullt dhe i madh i motorëve është parakusht për zhvillimin e të folurit. Fëmijët shumë gjatë qëndrojnë në karrocën e tyre, përdorin biberon, hanë ushqime në fromë qulli, ndërsa heqja e pelenave shtyhet.

Dhe në fund ndoshta edhe problemi më i madh, qëndrimi i fëmijëve para ekraneve dhe ekspozimi ndaj gjuhëve të huaja. E gjithë kjo është një kapitull i ri dhe një temë e gjerë për tu diskutuar, pasiqë vijnë prindërit të cilët raportojnë se fëmijët e moshës gjashtëmuajshe janë të ekspozuar ndaj përdorimit të telefonit, tabletit, kompjuterit, TV-së madje 6 deri në 7 orë në ditë!