Intervistë me Doc. Dr. Aleksandar Mitevski: Çdo shfaqje e problemeve abdominale duhet të trajtohet

Sëmundjet e stomakut - Si t'i njohim ato, kur trajtohen dhe kur mund të kryhet ndërhyrja?

Shkruan: Aleksandra Stojanovska
saska@panacea.mk


Ndërhyrjet kirurgjikale për shkak të sëmundjeve abdominale ose sëmundjeve të barkut janë ndërhyrjet më të zakonshme. Disa nga këto sëmundje mund të njihen lehtë, ndërsa disa kërkojnë ekzaminime shtesë dhe mjekë me përvojë. Kjo është arsyeja pse mjekët e quajnë barkun kuti të zezë në trupin e njeriut. Pikërisht për sëmundjet e stomakut, si t’i njihni ato, kur të shkoni te mjeku, kush dhe cilat operohen, ne biseduam me Dr. Aleksandar Mitevski, kirurg abdominal.

Cilat janë sëmundjet më të zakonshme abdominale që trajtohen në mënyrë kirurgjikale?

Doc. Dr. Mitevski: Sëmundjet abdominale janë patologjia më e zakonshme në të gjithë kirurgjinë. Disa janë më të zakonshme, ndërsa disa mund që të mos i hasni as edhe në karrierën si kirurg. Kalkuloza e fshikëzës së tëmthit është e pranishme në rreth 10-15% të popullsisë së rritur dhe paraqet ndërhyrjen më të zakonshme që kryhet në botë, kështu që mund ta merrni me mend se për çfarë numri të madh pacientësh bëhet fjalë. Edhe ndërhyrjet operacionale të hernisë nuk janë të rralla, sidomos në inguinale ku ka të dhëna se rreth 20 milion ndërhyrje kryhen çdo vit, në të gjithë botën.

Për fat të keq, numri i sëmundjeve malinje në fushën e kirurgjisë abdominale rritet gjithnjë e më shumë, sidomos kanceri i zorrës së trashë i cili është në rritje dhe për të cilin akoma nuk kemi udhëzime të qarta për kontrollimin, diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin në vendin tonë.

Si mund të njihen?

Doc. Dr. Mitevski: Një pjesë e sëmundjeve abdominale mund të njihen lehtë. Dalja e hernisë si ënjtje në ndonjë pjese të barkut është lehtësisht e dallueshme, por shpesh mund të kemi herni që është brenda murit të barkut, ose të ashtuquajturiën herni intraparietale, dhe nuk mund të diagnostikohet me ekzaminim klinik, por shpesh kërkohen hetime më specifike, siç është tomografia kompjuterike ose rezonanca magnetike. Një nga dilemat më të mëdha diagnostikuese ndonjëherë përbën apendiksi (zorra qore). Megjithëse është ndërhyrje e shpeshtë dhe rutinë, inflamacioni ka shumë simptoma jospecifike dhe shpesh mund të ngjasojë me sëmundje të tjera të barkut, duke e bërë të vështirë diagnostikimin.

Kalkuloza e fshikëzës së tëmthit zakonisht manifestohet me dhimbje në anën e djathtë poshtë brinjëve, neveri dhe të vjella, por është e nevojshme të kryhen hetime shtesë si ultrasonografia, e njohur për njerëzit si ekzaminimi echo dhe ekzaminimi laboratorik, për të konfirmuar diagnozën. Për shkak të diagnozës shpesh të komplikuar të sëmundjeve të barkut, mund të dëgjoni se barku është një kuti e zezë në trupin e njeriut.

Ndonjëherë, një nga dilemat më të mëdha diagnostikuese paraqet apendisiti.

Për çfarë kërkojnë ndihmë më shumë pacientët?

Doc. Dr. Mitevski: Siç e përmenda, kalkuloza e fshikëzës së tëmthit dhe hernitë e murit të përparëm të barkut janë sëmundjet më të zakonshme të cilave iu referohen pacientët. Ndonjëherë ato mund të vijnë me simptoma të tjera abdominale, që nuk janë mjaft të qarta dhe kërkojnë mendim për gjendjen dhe udhëzim për hetime të mëtejshme.

Kur duhet të kërkojë ndihmë mjekësore një pacient, sipas shenjave të sëmundjes ose pas ekzaminimeve të mëparshme?

Doc. Dr. Mitevski: Cdo dukuri që ka të bëjmë me problemet abdominale duhet të ndiqet. Kur e them këtë nuk dua të them të vjella, ose ndjenjën e fryrjes së stomakut pas ushqimit. Cdo përsëritje e këtyre simptomave, ndryshime në murin e barkut, dhimbje barku, gjak në jashtëqitje duhet domosdoshmërisht të përfundojë me vizitë te mjeku. Sa i përket ekzaminimeve, ekzaminimeve rutinë sistematike ose për shkak të simptomave të caktuara, te të cilat janë gjetur disa ndryshime lidhur me organet abdominale që mund të kenë kaluar pa ndonjë simptomë, ato sërish duhet të përfundojnë me konsultimin me mjekun, i cili zakonisht është kirurg abdominal ose gastroenterohepatolog.

Kalkuloza e fshikëzës së tëmthit zakonisht manifestohet me dhimbje në anën e djathtë poshtë brinjëve, neveri dhe të vjella

Si kryhen ndërhyrjet kirurgjikale?

Doc. Dr. Mitevski: Në parim, ekziston ndarja sipas ndërhyrjeve të atyre me qasje klasike të hapur dhe me qasje minimale invazive. Qasja klasike shoqërohet me plagë më të mëdha operative që lejon që të kryhet operacioni. Tek ndërhyrjet minimale invazive, ndërsa në ndërhyrjet abdominale këto janë procedurat laparoskopike, kemi qasje përmes hapjeve të vogla, shpesh prerje në pika, përmes të cilave kryhet procedura kirurgjikale. Në të dyja rastet, ndërhyrjet operative kryhen në të njëjtën mënyrë ose të ngjashme, vetëm me qasje të ndryshme. Sigurisht, çdo qasje pasohet nga efektet anësore ose komplikimet që lidhen me specifikën e qasjes, por edhe me përfitimet përmes mënyrës së shërimit dhe kthimin e funksionit të indeve dhe organeve. Mjekësia moderne bazohet në teknika minimale invazive dhe pothuajse nuk ekziston ndërhyrje kirurgjikale abdominale që nuk kryhet në mënyrë laparoskopike. Përveç kolecistektomisë laparoskopike, shpesh kryhen ndërhyrje laparoskopike për herninë, zorrën e hollë dhe zorrën e trashë, lukthin dhe më rrallë për pankreasin dhe mëlçinë. Në grupin e teknikave minimale invazive përfshihen edhe teknikat moderne në proktologji siç është trajtimi i sëmundjes së hemorroideve me metodën HAL dhe fistulat anale me VAAFT. Është treguar se për pacientët përfitimet e teknikave minimale invazive janë të pakrahasueshme me metodat klasike të hapura dhe se referenca ndaj këtyre metodave, e cila rekomandohet edhe nga Shoqata Botërore e Kirurgëve, është mjaft e justifikuar.

Sa zgjat rimëkëmbja e pacientit?

Doc. Dr. Mitevski: Rimëkëmbja e pacientëve varet nga disa faktorë. Kryesisht varet nga vetë sëmundja që trajtohet, vëllimi i ndërhyrjes dhe nga qasja, qoftë teknikë klasike apo minimale invazive. Me teknikat minimale invazive, rikuperimi i pacientëve është shumë më i shpejtë, jo vetëm për sa i përket rezultatit të hershëm klinik i cili vërehet në hospitalizimin e shkurtër dhe kthimin e shpejtë në aktivitetet ditore, por edhe kthimin në punë dhe përfitimeve socio-ekonomike për pacientët dhe shoqërinë, si rezultat i rikthimit të shkurtër në qasjen minimale invazive. Nuk duhet harrohet edhe pjesa estetike, e cila është shumë më e mirë në teknikat minimale invazive, që sigurisht, në mënyrë indirekte përmes kënaqësisë së pacientit mund të ndikojnë në rikuperimin e përgjithshëm.