Intervistë me Doc. Dr. Aleksandar Mitevski: Sjellja, faktorët biologjikë dhe mënyra e marrjes së ushqimit janë mekanizma që çojnë në mbipeshë

Mbipesha ose obeziteti është gjendje që përkufizohet si sëmundje metabolike kronike dhe është rezultat i bilancit të çrregulluar të energjisë dhe rritjes së rezervave të yndyrës në trup.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska

saska@panacea.mk

Mbipesha është rezultat i ekuilibrit të çrregulluar të energjisë dhe rritjes së rezervave të yndyrës në trup. Në botë ka përmasa epidemike, ndërsa në Maqedoni, megjithëse nuk ka të dhëna specifike, gjithnjë e më shumë pacientë kanë probleme me mbipeshën. Për atë se si definohet mbipesha, cilët janë shkaktarët dhe si zgjidhet ne biseduam me Doc. Dr. Aleksandar Mitevski.

Çfarë është mbipesha?

Doc. Dr. Mitevski: Mbipesha ose obeziteti është gjendje që përkufizohet si sëmundje metabolike kronike dhe është rezultat i bilancit të çrregulluar të energjisë dhe rritjes së rezervave të yndyrës në trup. Manifestohet si rritje e indit yndyror të trupit, sidomos të yndyrës intra-abdominale, e cila është e matshme me BMI -indeksin e masës trupore (BMI-body mass index) dhe me perimetrin e belit.

Cilat janë arsyet që mund çojnë në mbipeshën e një personi?

Doc. Dr. Mitevski: Nuk ka vetëm një shkaktarë për mbipeshën, por mekanizmi është gjithmonë kompleks. Ne po flasim për shkaktarë biologjik që përfshijnë hormonet dhe faktorët rregullues të traktit digjestiv, duke na bërë më të vetëdijshëm për mënyrën e rregullimit dhe çrregullimet që dalin si rezultat i ndryshimeve në rregullimin e urisë, ngopjes dhe ruajtjen e yndyrës. Këto janë kryesisht mekanizma komplekse që nuk janë të thjeshta për t’u kontrolluar, janë të lidhura me disa hormone të njohura siç është insulina, ndërsa bashkëveprimi i tyre më tej mund të çojë në nivele të çrregullara të glukozës në gjak dhe mbipeshë ose nga ana tjetër, në shpërndarjen dhe rregullimin e duhur. Për më tepër, shkaktarët bihejviorist (që kanë të bëjnë me sjelljen), ose me zakonet, kanë ndikim ndaj mbipeshës. Mënyra e të ushqyerit, koha e të ushqyerit dhe sasia janë ndër më të rëndësishmet, pasiqë është e nevojshme të futen më shumë kalori se sa që harxhojmë në mënyrë që trupi t’i ruajë ato në formën e yndyrës. Gjithashtu zakonet e aktivitetit fizik dhe stërvitjes hyjnë gjithashtu në grupin e shkaktarëve bihejviorist. Për më tepër, faktorët social dhe ekonomik kontribuojnë në shfaqjen e mbipeshes dhe peshës së tepërt trupore.

Nuk ka vetëm një shkaktarë për mbipeshën, por mekanizmi është gjithmonë kompleks

Sa është e zakonshme mbipesha?

Doc. Dr. Mitevski: Mbipesha gjithnjë e më shumë merr përmasa epidemike në botë dhe konsiderohet si rrezik-faktori i 5-të me rradhë për vdekshmërinë në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), në vitin 2015 në Evropë, mbipesha përbënte 21.5 përqind të popullatës mashkullore dhe 24.5 përqind të popullatës femrore. Problem më i madh është mbipesha tek fëmijët, e cila është në rritje, dhe në të njëjtin vit, përqindja e fëmijëve nën moshën 5 vjeçare është 12.4 përqind. Në Maqedoni nuk kemi të dhëna të sakta, por është e qartë që gjithnjë e më shumë pacientë kanë probleme me mbipeshën. Jo rrallë herë ndodh që pacientët ankohen për probleme dhe sëmundje që në të vërtetë rezultojnë nga mbipesha ose kilogramët e tepërt.

Si manifestohet dhe përcaktohet mbipesha?

Doc. Dr. Mitevski: Mbipesha është e matshme me të ashtuquajturën BMI – indeksi i masëstrupore (BMI), i cili llogaritet nga pesha e trupit e ndarë me lartësinë në katror. Sipas vlerave të indeksit mund të përcaktohet se cilit grup i përkasin pacientët.

Kategoria e BMI (kg / m²)

  • Pesha e ulët trupore ……. <18.5
  • Pesha normale trupore ……. 15.5 – 24.9
  • Pesha më e madhe trupore ……. 25 – 29.9
  • Mbipesha klasa 1 ……. 30 – 34.9
  • Mbipesha klasa 2 ……. 35 – 39.0 W
  • Mbipesha klasa 3 ……. > 40

Gjithashtu përdoret edhe vëllimi i barkut në nivelin e rripit dmth., beli për të përcaktuar yndyrën e barkut ose viscerale – trashja qendrore e cila është e lidhur drejtpërdrejt me rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve metabolike dhe vdekjes së parakohshme. Për meshkujt duhet të jetë <80cm. Ekzistojnë edhe metoda të tjera për të matur obezitetin dhe përqindjen e yndyrës, por janë më komplekse dhe për këtë arsye nuk janë të zbatueshme në praktikën e përditshme. Shumica e pacientëve kanë çrregullim në cilësinë e jetës dhe rritje të morbiditetit.

Mbipesha konsiderohet si derë hyrëse për sëmundjet metabolike si dislipidemia, diabeti (sidomos tipi 2), mëlçia yndyrore, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare, osteoartriti dhe shfaqja e zakonshme e kancereve. 

Zakonisht pacientët do të ankohen për probleme shëndetësore dhe manifestimin e tyre, që në të vërtetë rezultojnë nga vetë mbipesha, duke mos gjetur vetë lidhje direkte me mbipeshën dhe sëmundjen apo gjendjen e caktuar. Ndonjëherë pacientët do të paraqiten te mjeku vetëm për shkak të rritjes së peshës dhe pamundësisë për të rregulluar ose ulur peshën si problem i vetëm.

Si të merreni me mbipeshën dhe cilat janë opsionet e trajtimit të mbipeshës dhe sëmundjeve shoqëruese?

Doc. Dr. Mitevski: Njohja e faktorëve të jashtëm që ndikojnë në mbipeshë, si marrja e ushqimeve me kalori të lartë, rritja e porcionev të ushqimit, ulja e aktivitetit fizik ditor dhe kryesisht mënyra e të qëndruarit ulur e jetesës na lejon të përqëndrohemi në parandalimin dhe trajtimin e duhur të mbipeshës.

Zvogëlimi i peshës trupore dhe mbajtja e peshës së zvogëluar janë përparësi në trajtimin e mbipeshës.

Në të njëjtën kohë, qëllimi është të rregullohen dhe trajtohen sëmundjet shoqëruese metabolike dhe komorbiditetet. Kuptimet bashkëkohore të patogjenezës mbi mbipeshën kanë bërë që trajtimi kirurgjikal të konsiderohet si trajtim metabolik, që jo vetëm që do të kufizonte mekanikisht marrjen e ushqimit, por do të shkaktonte edhe normalizimin e boshtit humoral, të traktit digjestiv-trurit dhe hormoneve të tjera, gjë që do të çonte edhe në rregullimin e ndryshimeve metabolike.

Qëllimi i parë gjatë trajtimit, pavarësisht metodës që do të aplikohet, para se gjithash duhet të ndryshohet mënyra e jetesës.

Metoda që do të zgjidhet varet nga grupi të cilit i përket pacienti. Për të thënë se metoda është e suksesshme, është e nevojshme të humbet peshë në më shumë se 5 përqind në tre muajt e parë, por prapëseprapë trajtimi duhet të individualizohet, me pritshmëri dhe rezultate realiste për një afat më të gjatë. Trajtimi vetëm me ndryshimin e stilit të jetesës, uljen e marrjes së kalorive, rritjen e aktivitetit fizik është zakonisht i mjaftueshëm tek njerëzit që bëjnë pjesë në grupin e mbipeshës (BMI 25-29.9). Ata i kushtojnë vëmendje më të madhe ruajtjes së peshës aktuale dhe humbjes së lehtë graduale të peshës, sesa humbjes së shpejtë të peshës.

Në grupin e mbipeshës klasa 1 (BMI 30-34.9), përveç ndryshimeve në stilin e jetës mund të shtohet edhe përdorimi i ilaçeve, medikamenteve që në një farë mase ndihmojnë në rregullimin e peshës trupore. Te këta pacientë pritet që të humbin peshë nga 5 deri në 10 përqind në 3-6 muajt e parë. Sidoqoftë, edhe tek këta pacientë përparësi u jepet ndryshimit të zakoneve të jetesës që do të çojnë në humbje të peshës, ndërsa ilaçet do të përdoreshin vetëm për mirëmbajtje. Një pjesë e ilaçeve përdoren gjithashtu për të trajtuar çrregullimet shoqëruese metabolike si diabeti dhe dislipidemia. Një pjesë e pacientëve të klasës 1 me diabet të tipit 2 dhe që kanë probleme me rregullimin e glikemisë, kanë indikacione për trajtim kirurgjik, ku ndërhyrja kryesisht kryhet për të rregulluar problemet metabolike. Trajtimi kirurgjikal është trajtimi më efektiv sa i përket humbjes së peshës trupore dhe kontrollit të të njejtës.

Trajtimi vetëm me ndryshimin e stilit të jetesës, uljen e marrjes së kalorive, rritjen e aktivitetit fizik është zakonisht i mjaftueshëm tek njerëzit që bëjnë pjesë në grupin e mbipeshës (BMI 25-29.9).

Grupi i mbipeshës të klasit 2 me çrregullime metabolike dhe komorbiditete dhe grupi i mbipeshës së klasit 3 janë grupet që i nënshtrohen trajtimit operativ. Te këta pacientë ka indikacion të realizohet ndonjë nga ndërhyrjet kirurgjike metabolike dhe bariatrike. Te ky grup pacientësh është e nevojshme të arrihet ulja më e madhe e peshës nga 15 në 40 përqind, në mënyrë që të ketë përfitime shëndetësore.