Intervistë me: Doc. Dr. Vlatko Nedelkovski: Hendbolli ndërton personalitete të forta – psikologjikisht dhe fizikisht!

Trajnim në formën e çfarëdo lojërave elementare ose lojërave të ngjashme me hendbollin rekomandohen në një moshë të caktuar, ajo çka nuk rekomandohet është puna e fuqishme e planit motorik,

Shkruan: Aleksandra Timkovska/aleksandra@panacea.mk

Hendbolli tashmë prej shumë vitesh ka qenë sport numër një dhe me të vërtetë intersi për ta parë është i madh te publiku, por cili është interesi i të rinjve për trajnim?

Doc. Dr. Nedelkovski: Si departament i hendbollit, e kemi fatin që hendbolli të jetë sport numër një për vite me rradhë. Dikur dominonte ai i femrave, tani është ai i meshkujve. Edhe pse janë të rralla vendet ku mund të thuhet se hendbolli është sport numër një. Mund të themi se, për shembull, në vendet skandinave dhe në Gjermani, ai është numri një në sallën pas futbollit, por në vende të tjera dominojnë sporte të tjera. Në vendin tonë, popullariteti është për shkak të rezultateve të mira në klub dhe në nivel përfaqësues. Në të kaluarën më të largët, ishte Kometal Gjorce Petrov, më vonë Metalurgu dhe Vardari në garat e meshkujve dhe femrave, e gjithë kjo reflekton numrin e të rinjve të interesuar të cilët merren me këtë sport që nga mosha e hershme.

Doc. dr. Vlatko Nedelkovski në lëndën e Hendbollit në Fakultetin e Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit

Përfitimet nga hendbolli janë të mëdha, në fakt, nga praktikimi i çfarëdo sporti, sigurisht, se ato janë të mëdha sidomos gjatë kësaj kohe të hipokinesisë dhe lëvizjes së zvogëluar të fëmijëve, por në përgjithësi edhe të popullsisë njerëzore për shkak të mënyrës së re të jetesës. Rekomandohet që fëmijët të fillojnë të merren me hendboll nga mosha 8 deri 10 vjeçare, në shumë vende ata merren me këtë sport edhe më herët, por themel i çdo sporti duhet të jenë disa nga sportet themelore si atletika, gjimnastika dhe noti. Praktikimi tepër i hershëm me këtë sport, nga njëra anë mund të jetë avantazh, por nga ana tjetër edhe problem, varësisht se si zhvillohen trajnimet.
Sidoqoftë, kurdo që të merren me sport, përparësi duhet t’i jepet pjesës së lojës, lojrave me stafetë, etj., gjatë së cilës do të zhvillohet motorika themelore, inteligjenca motorike dhe krijimi i aftësive motorike, ndërsa shumë më vonë kur ata të jenë teknikisht të gatshëm për t’u marrë me hendboll serioz dhe të depërtojnë në sekretet e teknikës dhe të arrijnë, si dhe të kërkohen rezultate të larta sportive.

Ju përmendët trajnimet, treguat se në cilën mënyrë zhvillohen, por zakonisht trajnerët janë sportistë të shquar, a është kjo një përfitim ose disavantazh?

Doc. Dr. Nedelkovski: Nëse bazohemi te ajo që e parasheh ligji për sportin, i cili është pak i ngurtë dhe përcakton se, staf profesional do të thotë profesor i diplomuar ose trajner i ndonjë sporti të caktuar ose fizik (ekzistojnë edhe licensime të ndryshme ndërkombëtare që janë të vlefshme dhe të njohura nga shteti ynë) ndoshta përzierja e këtyre të dyjave do të ishte diçka ideale. Pra, një ish-lojtar i hendbollit ose sportist i çfarëdo sporti, i cili di mirë dhe demonstron, i njeh qëllimet taktike dhe teknike që një trajnim duhet të arrijë së bashku në lidhje me arsimin e duhur, që në këtë apo në atë mënyrë gjatë gjithë jetës do ta kisha marrë. Për shkak se fëmijët në një periudhë të caktuar kohore mund të kuptojnë shumë pak nga ajo që ju tregohet, ato shumë më lehtë e kopjojnë atë që bëni, prandaj është shumë e rëndësishme që në fazën e hershme të zhvillimit dhe trajnimit të lojtarëve të rinj, ata t’ju ndjekin dhe të shikojnë elementi në tërësi siç duhet, pa marrë parasysh nëse është një kërcim-goditje, pasim ose e ngjajshme. Kështu, lidhja midis një ish-lojtari të shquar dhe arsimit të përshtatshëm është ideale dhe mund të jetë përfitim për lojtarët që janë krijuar dhe edukuar në çdo sport.

Për përfitimet e sportit është folur shumë, por thoni se në qoftë se fillohet shumë herët mund të ketë ndikim negativ në zhvillimin e fëmijës, kështu që, çka është ajo që prindërit duhet të i kushtoj vëmendje?

Doc. Dr. Nedelkovski: Domethënë, trajnim në formën e çfarëdo lojërave elementare ose lojërave të ngjashme me hendbollin rekomandohen në një moshë të caktuar, ajo çka nuk rekomandohet është puna e fuqishme e planit motorik, domethënë përmirësimin e disa karakteristikave me të cilat në afat të shkurtër mund të arrihet rezultati, por në afat të gjatë kohor kemi probleme dhe predispozita për të shkaktuar lëndime. Duhet të dihet se edhe trajneri i arsimuar në fakt e di se gjatë cilës periudhë të zhvillimit të fëmijës, çfarë mund të punojë. Duhet të shmangen ushtrimet e rënda fizike, duhet të shmangen kërcimet të cilat ne i quajmë kërcime të thella ose pliometria deri në një periudhë të caktuar. Këtu flasim për diçka që nuk është e natyrshme, përndryshe të gjitha format natyrore të lëvizjes, kërcimit, vrapimit, hedhjes etj. janë diçka që janë në gjenin e çdo njeriu dhe diçka që duhet të stimulohet. Nuk mund të jepet një kufi fiks dhe rigid se kur duhet të fillohet, por kemi edhe shembuj të sportistëve të cilët kanë filluar shumë më vonë me hendbollin, për shembull në moshën 14-15-16 vjeçare, por kanë pasur bazë të mirë dhe shpejt kanë arritur në një nivel të lartë, domethënë të luajnë për klubet e tyre, përfaqësimet dhe të bëhen lojtarë të shquar dhe emra të njohur botërorë. Si në Maqedoni, ashtu edhe në botë ka shumë shembuj të tillë.

Ndoshta nuk mund të flasim për kufirin konkret më të ulët kur mund të fillohet me këtë sport, megjithëse kemi disa kufinjë, por cila është mosha në të cilën mund të arrihen rezultate të larta?

Doc. Dr. Nedelkovski: Di shumë shembuj të lojtarëve që kanë filluar shumë vonë dhe shumë shpejt janë bërë lojtarë të njohur, dhe më parë përmenda se predispozita dhe zhvillimi i motorikës së përgjithshëm ka ndikim shumë të madh. Hendbolli është sport interesant në kuptimin që shpejt mund të vini në një nivel teknik për të luajtur vetë lojën, por pas kësaj, përparimi nga mesatarja në një nivel më të lartë kërkon shumë punë, shumë përkushtim dhe nuk mund të parashikoni se si do të përfundojë. Prandaj theksoj se është shumë e rëndësishme të kenë aftësi të mira motorike, të jenë të predispozuar ndaj hendbollit antropometrik, si ndërtimi i trupit me karakteristika fizike dhe të kenë inteligjencë sportive – diçka që është shumë e rëndësishme për të gjitha sportet kolektive, sidomos për pozicione të caktuara ku keni nevojë për kreativitet dhe vendime të shpejta, shpirt kolektiv, dhe gjithçka që e bën lojën interesante.

Ju përmendët ndërtimin, domethënë predispozitat fizike dhe paraqitjen e lojtarëve, por në hendboll në fakt ndoshta ka më shumë lojtarë që veprojnë ashpër, por janë shumë të shpejtë, të lëvizshëm…

Doc. Dr. Nedelkovski: Vetë kërkesat e lojës janë të tilla, ka shumë forma natyrore të lëvizjes, ka shumë kontakt, pra nevojitet forca, qëndrueshmëria dhe vetëkontrolli, për të duruar gjithçka dhe për të arritur atë që dëshironi, ndërsa qëllimi kryesor në hendboll është të shënohet gol dhe të parandalohet kundërshtari në të njëjtën gjë. Domethënë, të shënoni një gol më shumë se kundërshtari. Hendbolli ndërton personalitete të forta, psikologjikisht dhe fizikisht, por lojtarët harxhohen shumë gjatë karrierës së tyre. Gjatë zhvillimit të këtij sporti, kufijtë e lartësisë dhe peshës së lojtarëve janë ndryshuar mjaftueshëm, ndërsa këtë e diktojnë edhe rregullat. Me ndryshimet e fundit të rregullave, gjatë së cilave loja u përshpejtua mjaftueshëm, erdhi deri te zbritja e disa lartësive mesatare, dmth ndonjë ndërtim, që nuk do të thotë se ato nuk janë të lartë, përkundrazi, mesatarisht ato të gjithë janë nga diku nga 1.92 – 1.93 deri në 1.98 madje edhe 2 metra. Megjithatë shumë rrallë shfaqen lojtarë jashtëzakonisht të lartë (për shembull, nga 2.10 – 2.12), të cilët me rregullat e reja dhe me mënyrën e lojës së hendbollit të shpejtë dhe modern gjenden më vështirë dhe është e natyrshme që vetë përzgjedhja të heqë limitin e lartësisë dhe kërkohen lojtarë më të aftë, të shpejtë, të përgatitur, por edhe lojtarë të lartë, të cilët mund t’u përgjigjen kërkesave të hendbollit modern.

Cila është këshilla që do t’ju jepni të gjithë atyre që kanë prirje për këtë sport dhe duan të fillojnë të merren me të?

Doc. Dr. Nedelkovski: Normalisht, si njerëz të hendbollit, ne e rekomandojmë atë si sport për të rinjtë, sepse ndër të tjera përveç asaj që përmendëm, është edhe shumë konkurrues në nivel Ballkanik, Evropian, por madje edhe botëror – ne vazhdimisht jemi pjesëmarrës në kampionate Evropiane, botërore…; Ne kemi edhe infrastrukturë të mirë, një numër të madh të sallave sportive që plotësojnë kërkesat e trajnimit, numër të madh stafesh profesionale, që me kalimin e viteve, për fat të keq, në vendin tonë është nënvlerësuar… Kështu pra, të gjithë këta lojtarë dhe lojtare femra të hendbollit nuk ranë nga qielli, ato i krijoi dikushi dhe thjesht të gjithë ata njerëz të përfshirë, entuziastë të hendbollit të cilët për vite, vite me rradhë punojnë, duhet të merren seriozisht.

(Vijon: Lëndimet në hendboll – trajtimi dhe mbrojtja)