Intervistë me Dr. Angelço Andonovski: Nuk ka dëshmi se vaksinat janë të dëmshme, por ka prova të shumta që tregojnë se me siguri do të sëmureni nëse nuk vaksinoheni

Duhet të dihet se për momentin në vendin tonë kemi vaksinat më kualitative që i ofron tregu. Të rishikuara sipas listës botërore dhe evropiane të vaksinave, të cilat ofrohen nga prodhuesit më të besueshëm dhe më cilësor të vaksinave në botë.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk

Sipas drejtorit të Spitalit të fëmijëve – Kozle në Shkup, Angelço Andonovski,  Maqedonia përjetoi një problem të gjatë dekadash ku vala kundër vaksinimit – një lloj anateme e imunizimit, fillimisht na bëri që të kujdeseshim për shkak të shumë momenteve të këqija të vaksinave të dyshimta që arritën atë periudhë, në të njëjtën kohë të frikësuar edhe për shëndetin e të gjithë fëmijëve në vendin tonë. Kjo bëri që përqindja e vaksinimit të bjerë në masë të madhe. Sipas drejtorit të spitalit ku kujdes u kushtohet shumë fëmijëve nga mbarë vendi, me rënien e vetë imunizimit, erdhi deri te ekspozimi ndaj një rreziku më të madh, i cili filloi edhe të ndodhte, dhe kjo është që do kthehen të gjitha ato sëmundje që ekzistonin në të kaluarën. Kjo gjë, vlerëson Dr. Andonovski në një shtet modern që përpiqemi të jemi, nuk duhet të lejohet. Në këtë drejtim, theksoi ai, furnizimi i vaksinave është bërë sipas modelit botëror dhe evropian, e madje edhe ndryshime dmth. shtimi i vaksinave të reja në kalendarin e imunizimit.

Tema e vaksinimit në Maqedoni, por edhe në botë, i përket grupit të diskutimeve të ashpra. Ata në fakt nuk udhëhiqen nga profesionistët, por gjithnjë e më e pranishme është dukuria se prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët, duke dyshuar se vaksinat janë jokualitative ose të rrezikshme dhe të panevojshme. Në këtë drejtim, si një profesionist i cili çdo ditë është në kontakt direkt me fëmijët, a keni të dhëna për situatën e përgjithshme me imunizimin në vend? Nga vjen frika e prindërve?

Dr. Andonovski: Një debati i nxehtë kudo në botë, po, por edhe një temë e cila nuk është vulgarizuar në botë, por është një moment i ndërgjegjësimit dhe kulturës mjekësore. Ne përjetuam një problem prej dekadash të tëra ku vala kundër-vaksinimit një lloj anateme e imunizimit, fillimisht na bëri që të kujdeseshim për shkak të shumë momenteve të këqija të vaksinave të dyshimta që arritën atë periudhë, në të njëjtën kohë të frikësuar edhe për shëndetin e të gjithë fëmijëve në vendin tonë.  Kjo bëri që përqindja e vaksinimit të bjerë në masë të madhe. Me rënien e imunizimit ne ishim dhe jemi të ekspozuar ndaj një rreziku më të madh, i cili filloi të ndodhte me ne, dhe kjo është që të ktheheshin të gjitha ato sëmundje që ishin në të kaluarën. Në një shtet modern që synojmë të jemi, nuk duhet ta lejojmë atë, as ne, as profesionistët, as populli jonë, vetëm për shkak të zhvillimit të një kombi të shëndoshë.Ministria e Shëndetësisë, Komiteti për Imunizimin dhe të gjitha organizatat kompetente janë angazhuar në zgjidhjen e këtij problemi të madh. Furnizimi i vaksinave është bërë sipas modelit botëror dhe evropian, e madje edhe ndryshime dmth. shtimi i vaksinave të reja në kalendarin e imunizimit. Publiku është i informuar vazhdimisht për të gjitha informacionet e reja mbi situatën në terren dhe të gjitha masave të ndërmarra. Nuk duhet të mendojmë se kjo do të merr përmasa të mëdha të papara, prandaj janë ndërmarrë disa masa të rëndësishme për të kapërcyer shpejt problemin.

Cilat janë arsyet që prindërit i theksojnë për mos-vaksinimin e fëmijëve të tyre?

Dr. Andonovski: Prindërit me të drejt kanë frikë nga i tërë procesi, por ky është fakt se në të vërtetë miliona keqinformime ishin në qarkullim, të cilat sigurisht nuk ishin të sakta, se vaksina shkakton autizëm, paralizë, konvulsione, sulme dhe shumë efekte të tjera anësore.

Mjekësia është shkencë e bazuar në dëshmi. Janë kryer studime të shumta për të provuar se nuk ka asnjëfarë lidhje midis vaksinimit dhe shfaqjes së efekteve anësore.

E gjithë kjo u kontrollua në nivel global dhe u publikuan të gjitha dëshmitë të cilat treguan siguri në procesin e vaksinimit dhe se nuk kishte asnjë lidhje me efektet anësore. Evropa dhe bota kanë vazhduar me kulturën e tyre mjekësore dhe ndërgjegjësimin shumë të zhvilluar, prandaj janë çrrënjosur edhe një numër i madh sëmundjesh, madje në ato vende nuk përdoren më vaksina të caktuara për shkak se ato kanë ngelur në të kaluarën.

Nëse fëmija nuk është i vaksinuar nga tetanusi, duhet të kuptojmë se ilaç për tetanusi nuk ekziston, shpjegon Dr. Andonovski.

A mund të na tregoni në detaje cilat janë efektet anësore të imunizimit?

Dr. Andonovski: Temperatura (një në gjashtë raste), skuqje e lehtë (një në 20 raste) dhe më rrallë ënjtja e gjëndrave në fytyrë dhe qafë.

Efektet anësore të mesme për shkak të temperaturës së lartë, janë shfaqja e konvulsioneve të një në tre mijë doza dhe shfaqja e trombocitopenisë një në 30 000 raste. Mund të shkaktojë edhe reaksion alergjik, i cili është i padukshëm dhe shfaqen një  në milion doza. Nëse fëmija është i kontaminuar ose i infektuar dhe merr reaksionin nga vetë sëmundja ngjitëse, reagimi i organizmit të vaksinuar është i lehtë dhe madje kalon pa u vënë re. Por tek fëmijët e pavaksinuar, ky reagim mund të jetë i stuhishëm, madje edhe i rrezikshëm për jetën.

Çfarë do të thotë për shëndetin e një fëmije që të mos vaksinohet sipas programit të detyrueshëm të vaksinimit?

Dr. Andonovski: Nuk ka dëshmi se vaksinat janë të dëmshme, por ka prova të shumta që tregojnë se me siguri do të sëmureni nëse nuk vaksinohen. Kjo e vërtetë është e thënë në mënyrë që vetëdija e qytetarëve të jetë në një nivel të lartë, për të kuptuar se personat e pa vaksinuar kanë një rrezik më të madh, sesa njerëzit e vaksinuar, pikërisht për shkak të efekteve anësore që mund të ndodhin si pasojë e jo vaksinimit, pra komplikimet ndonjëherë janë fatale.

Shëndeti i fëmijëve është gjëja më e rëndësishme kudo në botë, jo vetëm në vendin tonë, por që të lihen të pavaksinuara do të thotë vetëm një gjë – PAKUJDESI.

Një prezantim i vogël i një shembulli, nëse fëmija nuk është vaksinuar kundër tetanusit, duhet të kuptojmë se ilaç për tetanusin nuk ekziston, të mos numëroj edhe shembuj të tjerë. Kalendari i imunizimit është i bërë ligjërisht dhe duhet të ndiqet për të mirën e të gjithëve.

A ekziston ndonjë mënyrë për të arritur një shkallë më të lartë të imunizimit dhe për të rikthyer besimin tek prindërit?

Dr. Andonovski: Mendoj se me të gjithë atë që ndërmorri Ministria e Shëndetësisë, ne si profesionist dhe legjislacion i zbatuar, normalisht të gjitha këto të mbështetura në informatat përkatëse dhe në kohë, si dhe me kontrollin e të gjitha vaksinave që importohen në vend, besimi mund të kthehet. Kjo do të jetë një formë e ngritjes së vetëdijes së qytetarit, se e ardhmja e fëmijëve tanë dhe shëndeti i tyre është diçka mjaftë e vlefshme. Mediat publike gjithashtu duhet të përfshihen në zgjimin, dhe të mos jenë media dhe mbështetje për ne si profesionistë, të cilët po flasin për rëndësinë dhe urgjencën e këtij procesi. Duhet të dihet se për momentin në vendin tonë kemi vaksinat më kualitative që i ofron tregu. Të rishikuara sipas listës botërore dhe evropiane të vaksinave, të cilat ofrohen nga prodhuesit më të besueshëm dhe më cilësor të vaksinave në botë.

Një informacion i vogël në lidhje me vaksinën MRP është se, nuk përmban plumb dhe asnjë prej derivateve të plumbit në përmbajtjen e saj dhe se alergjia ndaj vezëve nuk është një kundërindikacion ndaj vaksinimit. Dhe sigurisht, ajo çka është e rëndësishme është se fëmijë duhet të afrohet shëndetshëm gjatë procesit të imunizimit.

Cilat janë pasojat për një prind që nuk e vaksinon fëmijën dhe me këtë veprim a bën shkelje të ligjit?

Dr. Andonovski: Korniza ligjore dhe vetë ligji ekzistojnë që nga themelimi i shtetit tonë. Nuk është vetëm një çështje dënimi për prindin, por është një çështje nëse prindi e ndëshkon ose e dënon fëmijën e tij dhe të gjithë fëmijët që e rrethojnë atë fëmijë jo të imunizuar. Rreziku dhe dëmtimi i shëndetit të më të dashurve tanë është dënimi më i madh. Ligji kudo në botë respektohet dhe është rigoroz, por ne me të vërtetë dëshirojmë që kësaj rradhe të mos jetë kamxhiku, por vetëdijesimi, ngritja e vetëdijes së të gjithë prindërve se, nëpërmjet imunizimit ne i bëjmë mirë ardhmërisë tonë dhe ato janë fëmijët tanë.