Intervistë me Dr. Biljana Kostovska: Me ndërhyrjen me lazer, dioptria hiqet në më pak se pesë minuta

Korrigjimi me lazer i dioptrisë është kirurgji njëditore, pacienti nuk qëndron në spital, por largohet menjëherë në shtëpi pas ndërhyrjes, por vetëm me syze dielli.

Shkruan: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk

Korrigjimi me laser i dioptrisë është metodë për heqjen e dioptrisë, të cilën e kanë bërë mbi 50 milionë njerëz në botë, duke i përdorur avantazhet si besueshmëria, qëndrueshmëria dhe padhimbshmëria. Korrigjimi laserik është metodë shumë e shpejtë me të cilën për disa minuta tejkalohet nevoja për mbajtjen e syzave ose thjerrëzave optike brenda disa minutave. Rreziqet në këtë procedurë janë minimale dhe përbëhen nga dioptria e mbetur, hipo ose hiperkorrigjimi, mirëpo nuk ekziston mundësia e humbjes së shikimit.

Për të gjitha aspektet e korrigjimit të shikimit me lazer, biseduam me Dr. Biljana Kostovska, kirurg oftalmolog


Dr. Kostovska, çfarë procedure është korrigjimi me lazer i dioptrisë?

Dr. Kostovska: Korrigjimi i dioptrisë me laser është një procedurë jo invazive gjatë së cilës përdoret lazeri për të përmirësuar dioptrinë e pacientit. Për rimodelimin e kornesë lazerit i nevojiten më pak se 2 sekonda për dioptrinë. Vetë intervenimi është tërësisht pa dhimbje, i sigurt dhe i shpejtë, ndërsa rezultatet janë menjëherë të dukshme.

Rreziqet në këtë procedurë janë minimale dhe përbëhen nga dioptria e mbetur, hipo ose hiperkorrigjimi, mirëpo nuk ekziston mundësia e humbjes së shikimit.

Në cilat raste mund të aplikohet kjo procedurë?

Dr. Kostovska: Kjo ndërhyrje është krejtësisht pa dhimbje, pasiqë rimodelohet vetëm pjesa e përparme e syrit, për shkak të së cilës syri anestetizohet me pika dhe pacienti nuk ndjen asnjë dhimbje në sy. Kjo anestezi zgjat rreth gjysmë ore dhe pacienti nuk duhet të shqetësohet nëse veprimi i saj do të zvogëlohet gjatë ndërhyrjes. Ndërhyrja përfundon vetëm 5 minuta pas vendosjes së anestezisë.

A varet kryerja e korrigjimit me lazer nga madhësia e dioptrisë?

Dr. Kostovska: Ekziston një gjerësi e ashpër e dioptrës prej -10,0 deri në +6,0, si dhe deri në ±6,0 astigmatizëm cilindrike, por kjo varet shumë nga trashësia e kornesë dhe lakueshmëria e saj. Ka raste kur edhe në dioptrinë më të vogël, rekomandojmë metodë tjetër më të besueshme, por edhe raste në të cilat dioptria është e madhe mund të hiqet pa asnjë problem.

Cilat janë rreziqet e kësaj procedure, ndërsa cilat janë përparësitë?

Dr. Kostovska: Rreziqet janë sigurisht minimale dhe përbëhen nga dioptria e mbetur, domethënë hipo ose hiperkorrigjim, sy të thatë. Nuk ekziston mundësia e humbjes së shikimit, pasiqë veprohet vetëm në pjesën e përparme të syrit.

Para ekzaminimit, është shumë e rëndësishme për pacientin që të pushoj një periudhë nga mbajtja e thjerrëzave optike, me qëllim që të “pushojë” kornea e syrit nga thjerrëzat.

Çfarë lloj ekzaminimi bëhet përpara kësaj ndërhyrjeje?

Dr. Kostovska: Shqyrtimi i kësaj ndërhyrje konsiderohet si një lloj ekzaminimi sistematik i syve, sepse analizohet çdo pjesë e syrit.

Kandidati për këtë ndërhyrje duhet të ketë sy të shëndetshëm. Termi sy i shëndetshëm nënkupton syrin prapavija e të cilit nuk ka anomali ose sëmundje të caktuara që mund të çojnë në ndërlikime të shikimit pas ndërhyrjes.

Dioptria dhe cilindri, nga ana tjetër, hyjnë në grupin e gabimeve refraktive të cilat korrigjohen me lazer dhe nuk konsiderohen si sëmundje të syrit. Prandaj, korrigjimi me lazer bën pjesë në grupin e intervenimeve estetike.

Para ekzaminimit, është shumë e rëndësishme për pacientin që të pushoj një periudhë nga mbajtja e thjerrëzave optike, me qëllim që të “pushojë” kornea e syrit nga thjerrëzat. Të manifestohet cilindri i vërtetë ose forma e kornesë pa presionin e thjerrëzës. Nëse pacienti mban thjerrëza optike të buta, është mirë që të ndaloj mbajtjen e tyre për 3 ditë, ndërsa thjerrëzat optike gjysmë të forta dhe të forta për 7 ditë. Në ndërkohë, mund të mbajnë syze.

Reagimet normale pas ndërhyrjes janë shikimi pak i turbullt, ndjesi shpimi gjilpërash dhe kruarje. Këto simptoma zhduken për një periudhë të shkurtër, ndërsa pikat të cilat përshkruhen ndihmojnë në njomjen e syrit dhe për të zvogëluar simptomat e përmendura.

Ekzaminimi zgjat nga një orë deri në një orë e gjysmë dhe përbëhet nga:

  • Plotësimi i pyetësorit mbi gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit,
  • Leximi i detyrueshëm i informatave të përgjithshme për ndërhyrjen me lazer,
  • Kontrollimi i dioptrisë, mprehtësia e shikimit dhe tensioni i syrit,
  • Inçizimi me pentakam (bëhet analiza 3D e syrit dhe shërben për zbulimin e anomalive të caktuara të syrit për të cilat akoma nuk janë shfaqur simptomat),
  • Zgjerimi i bebëzës përmes pikave për të kontrolluar thellësinë e syrit dhe dioptrinë objektive,
  • Biesdë me ekipin për gjithçka që i intereson pacientit.

Pacienti nuk ndien asnjë dhimbje për shkak të anestezisë lokale, ndërsa gjatë intervenimit ne bisedojmë. Çdo gjë zhvillohet aq shpejt, sa që pacientët kanë përshtypjen se sapo janë shtrirë, duhet të çohen. Pas ndërhyrjes, ne i çojmë ata në një zyrë ku ata janë të mirëpritur nga shoqëruesit dhe infermierët përgjegjës të cilët e shpjegojnë në detaje trajtimin postoperativ dhe i dërgojmë pacientët në shtëpi vetëm me syze dielli.

Sa kohë zgjat rikuperimi dhe çfarë nënkupton?

Dr. Kostovska: Korrigjimi me lazer i dioptrisë është kirurgji njëditore, pacienti nuk qëndron në spital, por largohet menjëherë në shtëpi pas ndërhyrjes, por vetëm me syze dielli.

Në ditën në vijim është kontrolli i parë, ndërsa pas disa ditësh është kontrolli i ardhshëm i detyrueshëm. Këto ekzaminime shërbejnë për të monitoruar stabilizimin e shikimit dhe shërimin e kornesë. Reagimet normale pas ndërhyrjes janë shikimi pak i turbullt, ndjesi shpimi gjilpërash dhe kruarje. Këto simptoma zhduken për një periudhë të shkurtër, ndërsa pikat të cilat përshkruhen ndihmojnë në njomjen e syrit dhe për të zvogëluar simptomat e përmendura. Kufizimet pas ndërhyrjes janë të përkohshme, nuk zgjasin shumë. Në çdo rast, profesioni dhe mënyra e jetesës së pacientëve janë shumë të rëndësishme. Aktivitetet sportive janë të lejuara vetës pas javës së dytë, ndërsa grimi pas javës së tretë.

Gjatë muajit të parë, pranohen pika antibiotike dhe lotë artificiale, ndërsa në muajt e ardhshëm, vetëm lotët artificial nëse është e nevojshme.