Intervistë me Dr. Bjanka Çaçev-Spançevska: Përdorimi i qetësuesve me vetë-dëshirë mund të përkeqësojë edhe më shumë ankthin

PAcientët shpesh ankohen për ndryshimin e vështirësive të natyrës fizike - lodhje, dhimbje koke, neveri, vjellje, dridhja e duarve dhe këmbëve, tendosje dhe ngushtim të muskujve, dhimbje të muskujve, vështirësi gjatë gëlltitjes dhe frymëmarrjes, përqendrimi i zvogëluar, nervozizmi, agjitacioni, djersitja e tepërt, pagjumësia, valë të nxehtë, kruajtje, vështirësi në kontrollimin e ankthit. Nëse këto simptoma janë të pranishme gjatë 6 muajve të fundit, atëherë bëhet fjalë për GAP.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk

Çrregullimi i përgjithësuar i ankthit i përket grupit të çrregullimeve të ankthit dhe karakterizohet nga kujdes i tepruar, i pakontrolluar, shpesh iracional, në funksionimin e përditshëm. Siç shpjegon Dr. Bjanka Çaçev-Spançevska, simptomat zgjasin për më shumë se 6 muaj dhe janë të pranishme çdo ditë. Ajo thotë se shqetësimi i tepruar ndikon në funksionimin e përditshëm, duke shkaktuar ndjenjë të shkatërrimit të afërt.

Çfarë paraqet në të vërtetë ankthi?

Dr. Çaçev-Spançevska: Ankthi është ndjenjë e vazhdueshme e presionit, shtrëngimit, pamundësisë për t’u relaksuar, mungesës së gëzimit. Pacientët shpesh herë janë shumë të shqetësuar për problemet shëndetësore, familjare ose financiare, vdekje në familje ose në mjedis, probleme me miqtë, probleme në marrëdhëniet me njerëzit tjerë, vështirësitë në vendin e punës etj. Shpesh ata ankohen për ndryshimin e vështirësive të natyrës fizike – lodhje, dhimbje koke, neveri, vjellje, dridhja e duarve dhe këmbëve, tendosje dhe ngushtim të muskujve, dhimbje të muskujve, vështirësi gjatë gëlltitjes dhe frymëmarrjes, përqendrimi i zvogëluar, nervozizmi, agjitacioni, djersitja e tepërt, pagjumësia, valë të nxehtë, kruajtje, vështirësi në kontrollimin e ankthit. Nëse këto simptoma janë të pranishme gjatë 6 muajve të fundit, atëherë bëhet fjalë për GAP.

Si diagnostifikohet kjo gjendje tek një individnjë?

Dr. Çaçev-Spançevska: Ekzistojnë disa kritere për diagnozë.

  • Ankthi i tepruar (shqetësim i vazhdueshëm brenda 6 muajve);
  • Ankthi dhe shqetësimi i tepërt shoqërohen me shqetësim, ndjenja se është në prag të rrënimit, vështirësi në përqendrim, nervozizëm, agjitacion, çrregullime të gjumit;
  • Nga simptomat fizike më së pakti nevojiten 3 deri në 6 – shtrëngimi muskulor, dhimbje ose ngërçe, ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbje koke, vështirësi gjatë gëlltitjes dhe frymëmarrjes, rrahje zemre, djersitje e tepërt;
  • Nuk ka të bëjë me ndonjë sëmundje tjetër organike ose komorbiditet;
  • Të gjitha këto vështirësi janë të pranishme çdo ditë dhe ndikojnë në aftësinë funksionale të individit dhe të performancës së saj.

A ekzistojnë grupe të veçanta të rrezikut për zhvillimin e ankthit dhe cilat janë shkaqet dhe shkaktarët që çojnë në shfaqjen e saj?

Dr. Çaçev-Spançevska: Gjendja shfaqet tek të gjitha grupmoshat, por është më e zakonshme tek njerëzit e moshës së mesme. Është dy herë më e zakonshme në popullatën femërore. Shpesh herë fillon në fëmijëri, dhe me kalimin e kohës, sëmundja përparon dhe manifestohet në moshën e mesme. Fillimisht përmendet faktori i stresit ose situatës. Kur sëmundja të zhvillohet, lehtë mund të bëhet kronike nëse nuk trajtohet në kohën e duhur dhe me terapinë e duhur. Me terapinë e duhur, ne arrijmë të kontrollojmë sëmundjen. Për shkak të ndjenjës së vazhdueshme të ankthit, pacientët shpesh përdorin mjete për qetësim me vetë vullnetin e tyre për një kohë të gjatë, gjë që mund të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.

Pas përdorimit afatgjatë të qetësuesve paraqitet varshmëria dhe toleranca ndaj tyre dhe shpesh herë ato bëhen të paefektshme. Abuzimi me alkool është gjithashtu i zakonshëm. Si shkaktarë përmenden edhe faktorët gjenetikë si, predispozita gjenetike e cila në bashkëveprim me ndikimin e mjedisit të jashtëm dhe faktorëve psikologjik mund të çojnë në sëmundje.

A ka ndonjë zgjidhje për këtë problem, domethënë a mund të shërohet ankthi?

Dr. Çaçev-Spançevska: Përsa i përket terapisë, rezultatet më të mira arrihen me përdorimin e kombinuar të barnave nga grupi i psikoterapisë antidepresive kognitive njohëse. Trajtimin sigurisht duhet të kryhet nga një ekip profesionistësh i përbërë nga një psikiatër dhe një psikolog. Këshillohet që të mësohen disa nga teknikat e relaksimit, të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe stilin, të bëjnë më shumë aktivitete fizike, shëtitje në natyrë. Nëse gjendja nuk trajtohet, ajo thellohet në gjendje të tjera, domethënë, mund të ndodhin sulme paniku, sindroma depresive, çrregullimi obsesiv kompulsiv, çrregullimi i stresit post-traumatik, zhvillimi i varësisë nga substancat psikoaktive, fobi sociale ose lloje të tjera të çrregullimeve fobike.