Shkruan:
Katerina Shekerovska-Dimovska
“Kontrollet parandaluese dhe të rregullta shpëtojnë jetën, kanceri i gjirit është i shërueshëm”, thotë doktoresha DANIELA POPOSKA, SPECIALISTE E ONKOLOGJISË DHE RADIOTERAPISË. “Mesazhi im për të gjitha femrat është që ta duan veten, të kujdesen për shëndetin e tyre aq sa i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme, sepse ajo vjen së pari nga brenda”, thotë Dr.Poposka, në intervistë për Panacea.mk. me rastin e tetorit – muaji kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit.
Muaji tetor i kushtohet luftës kundër kancerit të gjirit, sëmundjes më të shpeshtë malinje dhe shkaktarit më të shpeshtë të vdekjeve tek femrat. Qëllimi është ndërgjegjësimi për këtë sëmundje dhe rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm të saj, gjë që përmirëson shanset për shërim dhe mbijetesë. Si është gjendja në Maqedoni kur bëhet fjalë për këtë sëmundje malinje?
Dr.Popovska: Muaji tetor është muaj kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit, por nuk është muaji i vetëm kur duhet folur për kancerin e gjirit. Le të mos i vejmë ngjyrën rrozë vetes, vetëm 30 ditë gjatë tërë vitit, të mos bëjmë një shëtitje rozë vetëm një ditë në vit. Si ngjyra ROZË, ashtu edhe ecja rozë është simbol i rrugës, korridoreve, frikës, dyshimit dhe dhimbjes së pacientëve të diagnostikuar me kancer gjiri. Dhe këtë intervistë nuk duhet ta bëjmë një herë në vit, në tetor, por çdo javë, çdo ditë, për atë që mund dhe duhet të bëjmë për veten tonë, për ata që kemi pranë dhe ata që kërkojnë ndihmë dhe këshilla. Kanceri i gjirit nuk u ndodh vetëm të tjerëve.
Diagnoza e hershme shpëton jetën, kanceri i gjirit është i shërueshëm. Kjo është arsyeja pse ekzaminimi i rregullt, depistimi i grave, atyre me rrezik të shtuar dhe atyre me rrezik të vogël ose të panjohur është i rëndësishëm.
Mamografia bazë e skriningut dhe ekoja e gjirit (metoda plotësuese) tek gratë me rrezik mesatar (pa predispozita gjenetike) duhet të kryhen në moshën 40 vjeçare dhe më pas në një interval prej çdo dy vjetë rregullisht. Tek pacientët që kanë një rrezik të shtuar, prejardhja gjenetike (kanceri i gjirit në gjeneratën e parë ose të dytë të familjes) mamografia duhet të fillojë më herët, pas moshës 35 vjeç, ose 10 vjet më herët se mosha e familjarit që është diagnostifikuar me kancer gjiri.
Situata në Maqedoni nuk është rozë. Shumica e pacientëve që vijnë për kontroll janë në fazën të tretë të sëmundjes, e cila edhe pse konsiderohet si një fazë e hershme e kancerit të gjirit, sërish ka një mundësi më të madhe për komplikime në vitet në vijim, krahasuar me ata pacientë tek të cilat është diagnostikuar faza e parë dhe e dytë e sëmundjes. Maqedonia ndjek trendin botëror të rritjes së rasteve të reja në vit si dhe trendin e zvogëlimit të kufirit të moshës, ndryshimi është e them përsëri në fazën kur bëhet diagnostifikimi dhe kjo falë edukimit të pakët shëndetësor, moskujdesit shëndetësor ndaj vetes, mungesa e njohjes si dhe neglizhimi i faktorëve të rrezikut dhe më e rëndësishmja, skriningu joadekuat i popullatës.
Simptomat më të shpeshta janë, gjëndër e prekshme në gji ose nën sqetull, dhimbje gjiri, djegie ose thumbim, skuqje e lëkurës dhe një lëkurë me një pamje si lëvozhga e portokallit, ënjtje dhe rrjedhje apo sekretim nga gjiri, zakonisht e përzier me gjak.
Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo moshë, por më së shpeshti shfaqet pas moshës 45 ose 50 vjeçare. Kontrollet parandaluese shëndetësore shpëtojnë jetë dhe kjo është ajo që çdo grua duhet ta dijë, kur bëhet fjalë për kujdesin e shëndetit të saj. Mamografia dhe ekografia e rregullt në mënyrë të saktë mund të zbulojë ndryshimet e mundshme përpara se ato të bëhen të dukshme. Kur duhet realisht femrat të shkojnë për një kontroll parandalues dhe me çfarë dinamike zhvillohen të njëjtat?
Dr.Popovska: Kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek popullata e moshës 50-59 vjeç, por vitet e fundit kemi një rritje të numrit të pacientëve nën moshën 50 vjeçare.
E para dhe më kryesorja është një vetëkontroll i rregullt, të paktën një herë në muaj dhe pas përfundimit të ciklit tek gratë në periudhën riprodhuese. Këtu do të shtoja se vetë pandemia Covid imponoi disa dilema. Pas vaksinimit për të paktën një muaj, mamografi dhe eko nuk duhet të bëhen me qëllim të interpretimit të rezultateve (është e mundur zmadhimi i nyjeve limfatike nën sqetull pas aplikimit të vaksinës). E njëjta gjë vlen edhe për infeksionin akut Covid 19.
Diagnoza e hershme shpëton jetën, kanceri i gjirit është i shërueshëm. Dhe për këtë është e rëndësishme kontrolli i rregullt, skriningu i grave, të atyre me rrezik të shtuar apo të vogël, si dhe nga shkaqet e panjohura.
Mamografia, ekoja e gjirit janë analizat themelore tek gratë me rrezik potencial që duhet ti bëjnë në moshën 40-vjeçare dhe më pas në një periudhë të rregullt dy vjeçare.
Tek pacientët që kanë një rrezik të shtuar, prejardhja gjenetike (kanceri i gjirit në gjeneratën e parë ose të dytë të familjes) mamografia duhet të fillojë më herët, pas moshës 35 vjeç, ose 10 vjet më herët se mosha e familjarit që është diagnostifikuar me kancer gjiri. Ekoja e gjirit tek këta pacientë duhet të fillojë pas moshës 20 vjeçare, për një periudhë të rregullt dy vjeçare.
Gratë që janë mbipeshë, që kanë lindur pas moshës 30 vjeç, që nuk kanë ushqyer me gji, që kanë pasur stimulim hormonal, që iu ka filluar cikli menstrual herët dhe që kanë pasur një menopauzë të vonuar, janë të rrezikuara nga zhvillimi i kancerit të gjirit. Nuk përmenda këtu faktorët e rrezikut që lidhen me stilin e jetesës, dietën jo të duhur, konsumimin e shtuar ose të rregullt të alkoolit, gjumin e parregullt, stresin dhe dhe rrethin që jetojmë (vende me prani të shtuar të metaleve të rënda në ajër.
Cilat janë ato simptomat më të shpeshta që tregojnë se diçka nuk është në rregull?
Dr. Popovska: Simptomat më të shpeshta janë, gjëndër e prekshme në gji ose nën sqetull, dhimbje gjiri, djegie ose thumbim, skuqje e lëkurës dhe një lëkurë me një pamje si lëvozhga e portokallit, ënjtje dhe rrjedhje apo sekretim nga gjiri, zakonisht e përzier me gjak.
Mjekësia është ende në kërkim të përgjigjes së pyetjes se cilat janë shkaqet e kësaj sëmundjeje, nëse janë faktorët gjenetikë, çrregullimet hormonale, mënyra e jetesës… Nëse do të dihej shkaku, ndoshta do të dihej edhe parandalimi, por meqë nuk ekziston asnjë mënyrë për të parandaluar sëmundjen, donë të thotë se ata që e zbulojnë atë në kohë kanë shanset më të mira për shërim. Çfarë zhvillimi mund të kenë më pas ata femra kur ndjejnë një gjëndër në gji dhe cili është trajtimi më pas?
Dr.Popovska: Jo gjithmonë gjithë pacientët u përshtaten statistikave, por ajo thotë se tek 99 % e rasteve të detektuara në fazë të hershme, edhe pas dhjetë viteve nga diagnoza nuk do të kenë një përvojë negative lidhur me sëmundjen në aspektin e ripërsëritjes apo përhapjes së saj, konkretisht do të shërohen plotësisht.
Zhvillimi i sëmundjes varet nga madhësia e gjëndrës së palpueshme, nga fakti nëse është e izoluar apo ka nyje limfatike të zmadhuara nën sqetull dhe koha që ka kaluar nga shfaqja e saj deri në ekzaminimin e parë nga mjeku specialist dhe është zbatuar procedurë diagnostike.
Gratë që janë mbipeshë, që kanë lindur pas moshës 30 vjeç, që nuk kanë ushqyer me gji, që kanë pasur stimulim hormonal, që iu ka filluar cikli menstrual herët dhe që kanë pasur një menopauzë të vonuar, janë të rrezikuara nga zhvillimi i kancerit të gjirit.
Trajtimi varet nga madhësia e ndryshimit të palpueshëm dhe nga prania/mungesa e zmadhimit të nyjeve limfatike nën sqetull, konsiston në trajtim kirurgjik, terapi onkologjike specifike (kimioterapi, terapi hormonale, imunoterapi) dhe radioterapi. Ndjekja e procedurave është e ndryshme dhe përsëri varet nga madhësia e tumorit, domethënë nga përhapja e tij ose nga faza klinike e sëmundjes.
Cila është porosia e juaj për të gjitha gratë, kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit?
Dr.Popovska: Porosia ime për të gjitha femrat është ta duan veten, të kujdesen për shëndetin e tyre aq sa i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme, sepse ajo vjen së pari nga brenda.
Kontrollet e rregullta preventive shpëtojnë jetën, kanceri i gjirit është i shërueshëm.
Jemi të gjithë në të njëjtën anë dhe nëse një pjesë sado e vogël e gjithë kësaj bisede ka arritur të përqojë mesazhin tonë të paktën në veshin e një femre që ajo të fillojë të bëjë një kontrollë, atëherë neve ia kemi arritur qëllimit.
Përktheu dhe përshtati S.N