Me një ritëm të shpejtë po ecin përgatitjet për manifestimin madhor profesional kushtuar neurologjisë, Simpoziumi i tretë i Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë dhe Kongresi i Parë i Degës së Neurologjisë së Infermierëve pranë “SHKITM” (Shoqata Kombëtare e Infermierëve, Teknikëve dhe Mamive) i cili do të mbahet nga data 8-11 qershor në hotelin “Drim” në Strugë. Para nesh është një ngjarje e bukur me një program të pasur, e locuar në bregun e liqenit të Ohrit, ku do të diskutohen shumë tema nga fusha e neurologjisë – shëndeti i trurit, goditjet në tru, sëmundjet demielinizuese, sëmundjet e sistemit nervor periferik, trajtimi i sëmundjeve të rralla, si dhe çrregullime të tjera që janë në domenin e kësaj dege mjekësore. Ngjarja organizohet nga Shoqata Neurologjike Maqedonase dhe degës së Neurologjisë së Infermierisë në “SHKITM” me një pjesëmarrje ndërkombëtare.
“Për dallim nga më parë, kur u njohëm me pasojat e pandemisë së virusit SARS CoV 2, sivjet po i rikthehemi temave tona të rregullta, për t’iu dhënë hapësirë pedagogëve të ndajnë të rejat e tyre në sferën e neurologjisë dhe kujdesin e drejtpërdrejtë të pacientit. Në mënyrë organizative, tani më shumica e gjërave janë të përgatitura, kështu që vijon periudha kur po presim regjistrimin e pjesëmarrësve. Andaj, me këtë rast ftoj të gjithë të interesuarit të na ndjekin për të rejat nga këto zhvillime dhe të regjistrohen për pjesëmarrje”, thotë Prof. Dr. Dragana Petrovska – Cvetkovska, specialiste neurologë (IPSH Klinika Universitare për Neurologji) dhe kryetare e Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë.
Opinioni me padurim pret Simpoziumin e Tretë të Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë dhe Kongresin e Parë-Dega e Neurologjisë së Infermierëve në “SHKITM”, të cilët do të mbahen së bashku në periudhën prej 8-11 qershor në hotelin “Drim” në Strugë. Katër ditë kushtuar “Risive në trajtimin dhe kujdesin shëndetësor të pacientëve neurologjikë”. Si po shkojnë përgatitjet, shkon gjithçka sipas planit organizativ?
Prof. Dr. Petrovska-Cvetkovska: Fillimisht, dëshirojë që ti përshëndet gjithë lexuesit e juaj dhe kolegët e mi dhe i dëshirojë vit të mbarë. Pas vitit të kaluar, kur u mbajt Simpoziumi i dytë i Neurologëve në maj të viti 2022, ne morëm një ide konstruktive se si të vazhdojmë më tej. Kështu, u kuptua edhe nevoja për përmirësimin e vazhdueshëm të infermierëve, aktivitetet kryesore të të cilëve synojnë kujdesin e drejtpërdrejtë të pacientëve spitalorë dhe ambulatorë. Ndaj u vendos që sivjet të organizohet një kongres i veçantë për infermierët e neurologjisë, ku ata do të kenë mundësinë e prezantimit dhe edukimit të tyre, si dhe shkëmbimin e njohurive së bashku me mjekët specialistë. Krahas kësaj risie është planifikuar të mbahet edhe Simpoziumi i Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë, i cili tashmë ka një format të standardizuar, ku sërish do të kemi pjesëmarrës dhe ligjërues nga jashtë.
Një ftesë e përzemërt për kolegët neurologë dhe kolegë nga degët përkatëse mjekësore, si dhe infermierët tanë për një miqësi të përbashkët dhe shkëmbimin e përvojave në mjedisin e bukur pranë brigjeve të liqenit të Ohrit.
Tema, siç e cekët ju, është “Të rejat në trajtimin dhe kujdesin shëndetësor të të sëmurëve neurologjikë”. Ndryshe nga më parë, kur u njohëm me pasojat e pandemisë SARS CoV 2, sivjet po i rikthehemi temave tona të rregullta, për t’u dhënë ligjëruesve një hapësirë për të ndarë të rejat në neurologji dhe kujdesin e drejtpërdrejtë të pacientit. Këto zhvillime janë planifikuar për në qershor 2023, sërish në Strugë. Në mënyrë organizative të gjitha gjërat janë përgatitur, kështu vijon periudha kur po presim regjistrimin e pjesëmarrësve. Prandaj me këtë rast ftoj të gjithë të interesuarit të na ndjekin për të rejat nga këto zhvillime dhe të regjistrohen për pjesëmarrje.
Simpoziumi vjen si vazhdimësi e vitit të kaluar të Shoqatës Neurologjike Maqedonase të mbajtur në maj 2022 në Strugë, e cila ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja në lidhje me të rejat në neurologji, duke iu referuar pandemisë dhe drejtimeve për të ardhmen. Një vit më vonë, paneli i ekspertëve do të diskutojë përsëri arritjet më të fundit shkencore dhe profesionale në neurologji. Çfarë është e re dhe aktuale, cilat janë temat kryesore të simpoziumit?
Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Në simpozium presim kthim në temat tona standarde të neurologjisë, për dallim nga tre vitet e kaluara, kur fokusi ishte në komplikimet e COVID-19. Kështu, temat që lidhen me shëndetin e trurit, goditjet në tru, sëmundjet demielinizuese, sëmundjet e sistemit nervor periferik, si dhe çrregullime të tjera që janë në domenin e neurologjisë, po bëhen sërish aktuale. Në të njëjtën kohë, një rritje e veçantë vihet re në trajtimin e sëmundjeve të rralla, ndaj do të ndajmë përvojat me kolegët ekspertë nga qendrat rajonale. Parashikohen edhe punëtori shkencore, për të cilat do t’ju informojmë më tej pas publikimit të njoftimit të dytë.
Në punën tonë ne mbështetemi vazhdimisht te infermierët, puna e të cilëve përfshin drejtpërdrejt pacientët. Infermierët janë të përfshirë në kujdesin ndaj pacientit dhe kanë një rol të rëndësishëm, jo vetëm në dhënien e medikamenteve, por edhe në monitorimin e pacientëve të shtruar në spital, si dhe në fusha të tjera të kujdesit për pacientët spitalorë.
Tema e përcaktuar është “Të rejat në trajtimin dhe kujdesin shëndetësorë të pacientëve neurologjikë”, dhe ndryshe nga më parë, kur njiheshim me pasojat e pandemisë me virusin SARS CoV 2, sivjet po i rikthehemi temave tona të rregullta, për t’iu dhënë ligjëruesve një hapësirë për të ndarë të rejat në neurologji dhe kujdesin e drejtpërdrejtë të pacientit.
Sivjet do të mbahet Kongresi – i pari i degës së Neurologjisë së Infermierisë pranë “SHKITM”. Mjekët e neurologjisë nuk munden pa infermierët e neurologjisë dhe anasjelltas, dhe së bashku përbëjnë një tërësi, një ekip që lufton pa kompromis për çdo pacient. Cili është saktësisht roli i infermierëve në punën tuaj?
Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Në punën tonë ne vazhdimisht mbështetemi tek infermierët, puna e të cilëve i përfshinë direkt pacientët. Infermierët janë të përfshirë në kujdesin ndaj pacientit dhe kanë një rol të rëndësishëm, jo vetëm në dhënien e medikamenteve, por edhe në monitorimin e pacientëve të shtruar në spital, si dhe në fusha të tjera të kujdesit për pacientët spitalorë.
Në simpozium presim mysafirë nga Republika e Turqisë, Serbisë, Bullgarisë dhe vendet e tjera fqinje, si dhe pjesëmarrës nga këto vende. Për të njëjtën arsye u zgjodh edhe lokacioni (Struga), në mënyrë që pjesëmarrësit, veçanërisht ata nga jashtë, të kenë mundësi të ndajnë të rejat e tyre në mjedisin e ofruar nga Struga dhe Liqeni i Ohrit. Pjesëmarrja e tyre na ndihmon gjithmonë, ndaj vlerësohet veçanërisht.
Paradigmat e këtij plani dalëngadalë po avancohen dhe përmirësohen, ndaj besojmë se na duhet ky format i Kongresit, ku do të kemi mundësi të rifreskojmë gjërat tashmë të njohura, por edhe të përmirësojmë njohuritë dhe aftësitë e tona.
Keni bashkëpunim të shkëlqyer me shoqatat ndërkombëtare të neurologjisë, a do të kemi sivjet përfaqësues të tyre në Strugë, të cilët do ta pasurojnë në mënyrë plotësuese eventin?
Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Për sivjet janë planifikuar më shumë aktivitete në të cilat do të ftohen kolegët tanë nga jashtë, d.m.th. nga shoqata të tjera neurologjike. Në simpozium presim mysafirë nga Republika e Turqisë, Serbisë, Bullgarisë dhe vendet e tjera fqinje, si dhe pjesëmarrës nga këto vende. Për të njëjtën arsye u zgjodh edhe lokacioni (Struga), në mënyrë që pjesëmarrësit, veçanërisht ata nga jashtë, të kenë mundësi të ndajnë të rejat e tyre në mjedisin e ofruar nga Struga dhe Liqeni i Ohrit. Pjesëmarrja e tyre na ndihmon gjithmonë, ndaj vlerësohet veçanërisht. Ftoj të gjithë kolegët e interesuar të regjistrohen dhe të na ndjekin në rrjetet sociale për të rejat rreth agjendës.
Çfarë është e rëndësishme të theksohet në lidhje me Simpoziumin që nuk e përmendëm më lart?
Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Asgjë më shumë, përveçse të ftojmë përzemërsisht kolegë neurologë dhe kolegë nga degët përkatëse të mjekësisë, por në të njëjtën kohë ftojmë përzemërsisht edhe infermieret tona për interesim më të madh për miqësi të ndërsjellë dhe shkëmbim të përvojave në një mjedis të mrekullueshëm, në bregun e liqenit të Ohrit. Neurologët dhe infermieret e neurologjisë dinë gjithmonë të jenë mikpritës të shkëlqyeshëm dhe miq të mirë, kështu që urdhëroni.
Përktheu dhe përshtati: S.N