Intervistë me Dr. Igor Spiroski: Presioni mbi fëmijët duhet të reduktohet, në mënyrë që ata të mos pranojnë sjellje që do të promovojë mbipeshën

Provat shkencore tregojnë se numri më i madh i fëmijëve që janë të trashë në fëmijëri - do të jenë të trashë edhe kur të rriten. Dhe kjo është ndoshta barra më e madhe në sistemin e kujdesit shëndetësor, ku individët e tillë më herët se që pritet do të përballen me rreziqet shëndetësore për shkak të obezitetit, dmth me rritjen e tensionit të gjakut, sëmundjeve kardiake dhe cerebrovaskulare, shfaqjen e diabetit të tipit 2, si dhe lloje të caktuara të kancerit. 

Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk

Mbipesha ose obeziteti është problem mjekësor që ka arritur përmasa epidemike në botë. Gjatë 50 viteve të fundit, numri i fëmijëve obez është rritur me 300%, ndërsa në disa shtete të SHBA-së vlerësohet se çdo i treti fëmijë ka problem me obezitetin.

Si përcaktohet obeziteti tek fëmijët, cilët janë rrezik faktorët e rrezikut e mbipeshës tek të rinjtë, a ekziston parandalim dhe si mund ta mbrojnë dhe ndihmojnë prindërit fëmijën që lufton me peshën e tepërt, ne biseduam me Dr. Igor Spiroski, shef i departamentit të fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit në Institutin e Shëndetit Publik të Maqedonisë, i cili gjithashtu është edhe ktruetar i Shoqatës së sapokrijuar të Ushqimit dhe Shëndetit.

Si definohet obeziteti tek fëmijët, çka do të thotë nëse një fëmijë është me mbipeshë?

Dr. Spiroski: Departamenti i fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit në kuadër të Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë, për studimet e popullsisë që i bën, por me qëllim të përcaktimit të statusit ushqimo i përdor Standardet dhe Referencat e OBSH për fëmijët e moshës nga 0 deri në 19 vjet.

Sipas këtyre standardeve rritja e peshës trupore dhe obeziteti, përcaktohet si devijim në indeksin e masës trupore për moshën e fëmijës.

Ky devijim duhet të jetë më shumë se një devijim mbi standard mbi mesataren, në mënyrë që të konstatohet mbipesha ose obeziteti. Këto standarde janë definuar në vitin 2007, ndërsa për ato është e rëndësishme që, ndryshe nga standardet e mëparshme, mund të identifikojnë se si do të rritet fëmija në të ardhmen dhe jo vetëm se cila është situata aktuale.

Mësuesit dhe edukatorët duhet t’u japin fëmijëve informacione dhe aktivitete që do të stimulojnë interes për ushqim të shëndetshëm tek fëmijët.

Cilët fëmijë janë të ekspozuar më shumë ndaj rrezikut të shfaqjes së mbipeshës?

Dr. Spiroski: Nëse nuk ka çrregullime organike që eshkaktojnë këtë gjendje, fillimisht përqendrohemi në mjedisin në të cilin rritet fëmija që ka peshë të madhe trupore. Kryesisht, kjo do të thotë fokus në mënyrën e jetesës së prindërve të tij ose atyre që marrin vendime se si do të ushqehet fëmija. Ky mikro-mjedis i cili e përcakton mënyrën e jetesës së fëmijës, përfshin zakonet e të ngrënit dhe aktivitetin fizik në shtëpi dhe jashtë sajë. Adresa e dytë është shkolla dhe kopshtet dhe zakonet që ata i fitojnë atje, të cilët mund të ndikohen negativisht nga sjellja e bashkëmoshatarëve dhe nevoja për t’u dalluar, shpesh herë e shoqëruar me mënyrën e të ushqyerit. Dhe më e rëndësishmja për ne, që punojmë në shëndetin publik, makro-mjedisi në një shoqëri që e rrezikon statusin fiziologjik ushqimor të fëmijes përmes kompromentimit të zonave urbane të gjelbëra, ajri i ndotur, reklamimi i ushqimeve me shumë kripë, sheqer dhe yndyrna trans dhe të ngopura në media dhe në hapësirën virtuale të internetit, si dhe disponueshmërinë e lehtë ndaj ushqimeve të tilla në mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre.

Si ndikon mbipesha në shëndetin e fëmijëve?

Dr. Spiroski: Provat shkencore tregojnë se numri më i madh i fëmijëve që janë të trashë në fëmijëri – do të jenë të trashë edhe kur të rriten. Dhe kjo është ndoshta barra më e madhe në sistemin e kujdesit shëndetësor, ku individët e tillë më herët se që pritet do të përballen me rreziqet shëndetësore për shkak të obezitetit, dmth me rritjen e tensionit të gjakut, sëmundjeve kardiake dhe cerebrovaskulare, shfaqjen e diabetit të tipit 2, si dhe lloje të caktuara të kancerit. Në veçanti, në moshën e fëmijërisë, tek fëmijët e tillë haset shfaqja e diabetit të tipit 2 dhe çrregullime të tjera endokrine, probleme me gjumin për shkak të pamundësisë për të mbushur me ajër, por edhe ndikimi mbi zhvillimin psikologjik përmes shmangies së shoqërimit me moshatarët për shkak të stigmatizimit nga ana e moshatarëve dhe referimi i shpeshtë ndaj pamjes së ndryshme të këtyre fëmijëve. Më duhet të përmend se ne si mjek duhet të punojnë më shumë në këtë aspekt dhe të përditësohemi vazhdimisht, në mënyrë që fëmijëve të tillë dhe prindërve të tyre t’ju lehtësojmë trajtimin e këtij problemi serioz.

Provat shkencore tregojnë se numri më i madh i fëmijëve që janë të trashë në fëmijëri – do të jenë të trashë edhe kur të rriten.

Cili është parandalimi i obezitetit tek fëmijët?

Dr. Spiroski: Parandalimi fillon në moshën e hershme përmes adoptimit të mënyrave të shëndetshme të jetesës nga prindërit, domethënë nga ata që kujdesen për fëmijën. Fëmijët identifikohen me ta, kështu që është më e lehtë të fitohen zakonet e shëndetshme të të ushqyerit dhe aktivitetit fizik. Mësuesit dhe edukatorët duhet t’u japin fëmijëve informacion dhe aktivitete, të cilat do të zgjojnë interes tek fëmijët për t’u ushqyer shëndetshëm. Por, përsëri, do të kthehem në aspektin e shëndetit publik dhe mundësisë që këta fëmijë të rriten në një mjedis që nuk është “i barabartë”, dmth do t’u sigurohen alternativa të mjaftueshme që do të zvogëlojnë tensionin mbi fëmijët që të mos pranojnë sjellje që nxisin trashësi. Këte e përmenda edhe më sipër, domethënë sigurimi i zonave urbane në të cilat fëmijët do të mund të luajnë, qasje pa pagesë në sallat e shkollave të fëmijëve (por edhe për prindërit e tyre), ndalimin e reklamimit dhe blerjes së ushqimeve të caktuara në hapësirat shkollore, sigurimi i ushqimeve të shëndetshme në shkolla dhe çerdhe etj

Në veçanti, në moshën e fëmijërisë, tek fëmijët e tillë haset shfaqja e diabetit të tipit 2 dhe çrregullime të tjera endokrine, probleme me gjumin për shkak të pamundësisë për të mbushur me ajër, por edhe ndikimi mbi zhvillimin psikologjik përmes shmangies së shoqërimit me moshatarët për shkak të stigmatizimit nga ana e moshatarëve dhe referimi i shpeshtë ndaj pamjes së ndryshme të këtyre fëmijëve.

Si të promovohet ushqim i shëndetshëm tek foshnjat dhe fëmijët e moshës parashkollore, dhe si tek adoleshentët?

Dr. Spiroski: Para disa ditëve revistën British Medical Journal u publikua një punim që theksonte rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve jo të transmetueshme gjatë gjithë jetës, domethënë parandalimit që fillon që nga lindja. Në të gjitha fazat e jetës ekzistojnë nevoja të veçanta të cilat duhet të plotësohen për ruajtjen e shëndetit. Ato fillojnë që nga periudha e mbarësimit dhe shtatzënisë përmes promovimit të të ushqyerit dhe stilit të shëndetshëm të jetesës së nënës, si dhe rëndësia e makro dhe mikro-mjedisit për shëndetin e foshnjes së palindur. Ushqyerja me gji është faktor i rëndësishëm mbrojtës për të porsalindurin. Në periudhën e fëmijërisë, më i rëndësishëm është mjedisi që promovon aktivitetin fizik dhe nivelet e ulëta të marrjes së ushqimeve të pasura me kalori, ndërsa të varfëra me vlera ushqyese. Roli i shkollës është përmendur shumë herë sa i përket aktiviteteve shkollore dhe jashtë-shkollore që do të promovojnë shëndet. Adoleshenca është periudha e kalimit nga fëmijëria tek një i njeri i rritur dhe koha kur të rinjtë zhvillojnë zakone që do të ndikojnë ndaj rreziqeve shëndetësore. Në këtë periudhë, rol të madh luan e ashtuquajtura “njohuria shëndetësore”, domethënë bindja e të rinjve se rreziqet ndaj shëndetit të tyre varen shumë edhe nga vetë ata, dhe se me reduktimin e këtyre rreziqeve – të ushqyerit është një pjesë e madhe e tyre, investohet në jetën e tyre të ardhshme të shëndetshme. Sigurisht, të gjitha këto përpjekje individuale nuk duhet të mbështeten nga veprim i koordinuar nga shteti dhe qeveria lokale për të siguruar mjedis për të mbështetur zgjedhjet e shëndetshme të qytetarëve.

Zgjidhjet nuk janë të thjeshta, e as të shpejta, por e rëndësishme është që prindërit t’u tregojnë fëmijëve se problemi është i zgjidhshëm

Si mund të ndihmojnë prindërit fëmijnë që lufton më kilogramët e tepërta?

Dr. Spiroski: Kjo është një nga çështjet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme. E rëndësishme është që prindërit të ndikojnë në problemin të mos shfaqet. Sapo të jetë shfaqur, roli i tyre i mbështetjes është i rëndësishëm në të gjitha fazat e zgjidhjes së problemit. Ata nuk duhet të jenë peshë shtesë në kurrizin e të rinjve, duke këmbëngulur në zgjidhje të shpejta ose krahasime me moshatarët që nuk e kanë atë problem. Zgjidhjet nuk janë të thjeshta, e as të shpejta, por e rëndësishme është që prindërit t’u tregojnë fëmijëve se problemi është i zgjidhshëm dhe se për t’u zgjidhur nevojitet përpjekje e koordinuar dhe përmbajtja e këshillave të mjekëve. Unë jam dëshmitar i sukseseve si individuale, ashtu edhe atyre të popullatës. Në popullsi është i rëndësishëm roli i makro-mjedisit, i politikave, qeverive lokale ose shkollave, si dhe mbështetja nga profesionistët e shëndetit publik. Në qasjen individuale, roli i mjekut dhe gatishmëria e tij për t’u marrë me problemin është shumë i rëndësishëm, në atë mënyrë që pacienti i ri nuk mund të refuzojë ose prindi të mos vijë në takimin e planifikuar të rradhës në ordinancë ose të heqë dorë lufta me problemin.