Intervistë me Dr.Ivan Karapetrov: Kanceri i gjirit, zbulimi i hershëm i saj shpëton jetë

Simptomat më të shpeshta për të cilat pacientët vijnë në klinikën tonë janë shfaqja e një gjëndre në gji, dhimbje, rrjedhje patologjike nga thithka e gjirit, ënjtja e gjirit me pamje karakteristike të lëvozhgës së portokallit.

Kanceri i gjirit me kalimin e kohës ka ndryshuar në marrëdhënie me diagnozën, tretmanet kirurgjike dhe onkologjike, dhe me këtë është përmirësuar prognoza dhe cilësia e jetesës së pacientëve: Dr.Ivan Karapetrov, specialist i kirurgjisë torakale.

SHKRUAN:
Katerina Shekerovska-Dimovska

Muaji tetor nuk është vetëm muaji i luftës kundër kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit është sëmundje malinje më e shpeshtë e diagnostikuar tek femrat, zakonisht shfaqet mbi moshën 50 vjeçe dhe rreziku rritet me plakjen, megjithëse kohëve të fundit shpesh po prek femrat e moshave të reja. Ka disa shkaqe të mundshme për shfaqjen e saj, por asnjëra nuk është qartë e përcaktuar. “Deri më tani dihen disa faktorë që janë përgjegjës për shfaqjen e kancerit të gjirit. Predispozitat gjenetike që vërtetojnë shfaqjen e shpeshtë të kësaj sëmundje në disa familje si pasojë e mutacionit kongjenital i gjeneve. Ekspozimi mjedisor ndaj rrezatimit mund të çojë në mutacion të gjenit të fituar. Janë dy lloje të ndryshimeve të ADN-së: ato që janë të trashëguara dhe ato që ndodhin me kalimin e kohës…”, shpjegon Dr.IVAN KARAPETROV, SPECIALIST I KIRURGJISË TORAKE, SPITALI KLINIK NË TETOVË. “Dieta e dobët, ushqimi i pasur me acide yndyrore të ngopura, ushqimi i konservuar ndikojnë në paraqitjen e kësaj sëmundje. Ndikon edhe mënyra e jetesës, pirja e duhanit dhe aktiviteti i pamjaftueshëm fizik”, shton Dr. Karapetrov.

EKZAMINIMET: Femrat e reja duhet të bëjnë Eko të gjinjve dhe sqetullave pas çdo ndryshimi, dhe pacientët të cilët tashmë janë diagnostikuar me sëmundjen duhet të bëjnë një mamografi të detyrueshme një herë në vit, një Eko e gjinjve dhe sqetullave çdo gjashtë deri në nëntë muaj, markerët tumoralë, dhe një disiplinë e rregullt sa i përket ekzaminimeve të planifikuara me kirurgun dhe onkologun tuaj

Sipas, Institutit kombëtarë të kancerit në SHBA, 12,9% e grave zhvillojnë kancer në gji në një moment të jetës së. Për meshkujt, rreziku aktual i zhvillimit të kancerit të gjirit gjatë gjithë jetës është 0.13%. Mund të ndodhë në të dy gjinitë, por është shumë më e zakonshme në popullatën femërore. Cila është arsyeja e shfaqjes së saj dhe cilët janë nxitësit primar, shkas për këtë sëmundje?

Dr.Karapetrov: Informacionet e mia tregojnë se kanceri i gjirit shpesh diagnostifikohet si një sëmundje malinje tek femrat, konkretisht një e katërta e të gjitha sëmundjeve malinje tek gratë. Më shpësj paraqitet tek gratë e moshës mbi 50 vjeçare, dhe rreziku ritet me plakjen, por të shpeshta janë edhe rastet e paraqitjes së saj në moshë të hershme, si pasojë e shkaqeve hormonale.

Historia familjare, d.m.th, gratë me lidhje familjare të rrethit të parë, siç është nënë, motra, apo vajza tek të cilat është e diagnostifikuar sëmundja e kancerit të gjirit, janë në rrezik dyfish për zhvillimin e kësaj sëmundje.

Edhe gjatë këtyre viteve të fundit, siç ishte edhe paraprakisht, studimet tregojnë se kanceri i gjirit është më pak i parfaqësuar tek gjinija mashkullore se sa tek gjinija femërore.

MUTACIONE: Disa ndryshime të ADN-së janë të parrezikshme, por disa të tjera mund të nxisin sëmunjde të tjera dhe probleme të tjera shëndetësore. Ndryshimet e ADN-së të cilat ndikojnë negativisht ne shëndetetin e njeriut i quajmë mutacione.  

Ende nuk është e qartë se pse disa njerëz të cilët nuk kanë faktorë-rreziku zhvillojnë kancer në organizëm të tyre, deri sa, disa të tjerë të cilët kanë rrezik-faktorë nuk zhvillojnë sëmundjen. Me siguri kanceri i gjirit ështrë i ndikuar nga disa interaksione të gjenetikës së komplikuar dhe mjedisit…

Dr.Karapetrov: Nëse do të ishte e qartë se cilat janë shkaqet e sëmundjes, përpjekjet do të ishin drejtuar drejt trajtimit parandalues. Deri tani njihen disa faktorë që janë përgjegjës për shfaqjen e kancerit të gjirit. Predispozicioni gjenetik që vërtetohet nga shfaqja e shpeshtë e kësaj sëmundjeje në disa familje si pasojë e mutacionit kongjenital të gjeneve. Ekspozimi mjedisor ndaj rrezatimit mund të çojë në mutacion të gjenit të fituar. Ekzistojnë dy lloje të ndryshimeve të ADN-së: ato që trashëgohen dhe ato që ndodhin me kalimin e kohës, si rezultat i procesit të natyrës së plakjes, apo ekspozimit të mjedisit helmues, i quajmë ndryshime somatike. Ndryshimet e ADN-së që ndikojnë negativisht në shëndetin quhen mutacione. Dieta e dobët, ushqimi i pasur me acide yndyrore të ngopura, ushqimi i konservuar ndikojnë në paraqitjen e kësaj sëmundje. Ndikon edhe mënyra e jetesës, pirja e duhanit dhe aktiviteti i pamjaftueshëm fizik. Faktorët endokrinë me çrregullimin e ciklit menstrual, marrja e preparateve të estrogjenit gjithashtu rrisin rrezikun.

RREZIK: Personat të cilët janë bartës, dhe kanë të trashëguara mutacionet e gjeneve të BRCA 1 dhe BRCA 2, mundësitë që të preken nga kanceri i gjirit janë më shumë se 50 %

Cilat gra janë veçanërisht të rrezikuara nga kjo sëmundje? Cilët janë saktësisht faktorët e rrezikut?

Dr.Karapetrov: Historia familjare, d.m.th, gratë me lidhje familjare të rrethit të parë, siç është nënë, motra, apo vajza tek të cilat është e diagnostifikuar sëmundja e kancerit të gjirit, janë në rrezik dyfish për zhvillimin e kësaj sëmundje.

Gratë që tashmë janë diagnostikuar me kancer gjiri kanë një shans 20 deri në 30% në 10 vitet e ardhshme dhe një shans 40 deri në 50% në 20 vitet e ardhshme që ti shfaqet edhe në gjirin tjetër.

Shfaqja më e shpeshtë e kancerit të gjirit është rreth moshës 60 vjeç, gjë që konfirmon rrezikun edhe tek gratë në menopauzë. Në kategorinë e rrezikut janë edhe gratë që zhvillojnë menopauzë të vonshme. Gratë që kanë përdorur kontraceptivë oralë ose estrogjene pas menopauzës rrisin rrezikun. Do të shtoja gjithashtu një tjetër target grup të rrezikshëm që është shfaqur vitet e fundit. Vajzat fillojnë pubertetin në moshat më të vogla. Zhvillimi i gjirit fillon edhe më herët se fillimi i ciklit menstrual. Ky ndryshim i papritur i atribuohet epidemisë së obezitetit dhe ekspozimit të madhë ndaj çrregullimit hormonal, pasi rritja e hormoneve shkakton fillimin e zhvillimit të gjirit dhe pubertetit. Vajzat që kanë filluar menstruacionet para moshës dymbëdhjetë vjeçare kanë rrezik më të madh për paraqitjen e kancerit të gjirit më vonë.

Si diagnostifikohet sëmundja, cilat janë ato simptomat e para që të na vejë në alarm për vizitë tek mjeku specialist?

Dr.Karapetrov: Simptomat më të shpeshta për të cilat pacientët vijnë në klinikën tonë janë shfaqja e një gjëndre në gji, dhimbje, rrjedhje patologjike nga thithka e gjirit, ënjtja e gjirit me pamje karakteristike të lëvozhgës së portokallit.

Diagnoza fillon me një ekzaminim klinik të të dy gjinjve, duke krahasuar simetrinë e tyre, vendosjen qendrore ose jashtë qendrës së thithkave, pastaj pason një ekzaminim bimanual të gjirit ku, nëse zbulohet një masë tumorale, fitohet një përshtypje për madhësinë e saj, dhe më pas  fitohet forma dhe nëse është fiksuar në shtresën muskulore apo lëkurës. Më pas vjen palpimi i sqetullave dhe gropave sipër kollareve, ku krijohet përshtypja nëse nyjet limfatike kanë ndryshuar. Pastaj ekotomografia e gjirit, që është një metodë e padëmshme. Ndihmon në dallimin e ndryshimeve qofshin ato të ngurta apo cistike. Mamografia, si një nga metodat më të përdorura, është diagnoza me rreze X e gjirit. Nëse ka një rrjedhje patologjike, kryhet një galaktografi, ku përdoren agjentë kontrasti për të vizualizuar kanalet e qumështit të gjirit. Rezonancë magnetike për ndryshime të padefinuara. Nëse zbulohet një tumor, në varësi të llojit, vijon biopsia me gjilpërë të imët (FNA) për analizë citologjike ose biopsia (CORE) për analizën histopatologjike. Varësisht nga gjetja, planifikohet nëse do të vijojë dhe cili do të ishte trajtimi operativ.

Janë identifikuar një numër i madh i gjeneve të trashëguara që mund të rrisin mundësinë e kancerit të gjirit. Më të njohurit janë gjeni i kancerit të gjirit 1 (BRCA1) dhe gjeni i kancerit të gjirit 2 (BRCA2), të cilët rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit të vezoreve. Kur rekomandohet testimi për të identifikuar mutacione specifike në BRCA ose gjene të tjera?

Dr.Karapetrov:  Personat të cilët janë bartës, dhe kanë të trashëguara mutacionet e gjeneve të BRCA 1 dhe BRCA 2, mundësitë që të preken nga kanceri i gjirit janë më shumë se 50 %.

Gratë që tashmë kanë kancer gjiri, dhe nëse janë bartës të mutacionit të këtyre gjeneve janë më shumë të predispozuara të zhvillojnë kancer edhe në gjirin tjetër. Tek gratë që është vërtetuar historia e tyre familjare paralelisht me skriningun e hershëm, është e patjetërsueshme të bëhen testimet për BRCA 1 dhe BRCA 2, nga mosha 25 vjeçare.

Gratë që tashmë janë diagnostikuar me kancer gjiri kanë një shans 20 deri në 30% në 10 vitet e ardhshme dhe një shans prej 40 deri në 50% në 20 vitet e ardhshme që ti shfaqet edhe në gjirin tjetër.

Testimet rekomandohen gjithashtu rekomandohen, nëse dy apo më shumë të afërm (prindër, vëllezër, motra dhe fëmijë) kanë kancer të gjirit para se të mbushin 50 vjeç, nëse i afërmi i gjinisë mashkullore ka kancer të gjirit apo femra ka kancer të gjirit apo të vezorëve. Nëse një pjestarë i familjes ka një mutacion gjenetik që ndërlidhet me kancerin e gjirit, kjo nuk od të thotë se të gjithë anëtarët do të kenë kancer.

MAMOGRAFI DHE EKO: Jo çdo ndryshim i gjirit është për tretman operativ. Rekomandoj që gratë pas moshës dyzetvjeçare të bëjnë një mamografi dhe EKO të gjirit dhe sqetullës.

Sa e rrisin rrezikun e kancerit të gjirit menopauza dhe marrja e terapisë hormonale pas menopauzës?

Dr. Karapetrov: Shfaqja më e shpeshtë e kancerit të gjirit është rreth moshës 60 vjeçare, gjë që konfirmon rrezikun edhe te gratë në menopauzë. Gratë që përjetojnë menopauzë më vonë janë veçanërisht në kategorinë e rrezikut. Gratë që kanë marrë kontraceptivë oralë ose estrogjene pas menopauzës rrisin rrezikun.

Kanceri i gjirit në shumicën e rasteve është i shërueshëm, dhe dëshmi për këtë kemi femrat, disa prej të cilave janë të pranishme në jetën publike. Një falënderim i madh për të gjitha ata që ndajnë përvojat e tyre.

Këtu do të shtoja, edhe një tjetër target grup të rrezikshëm që është shfaqur vitet e fundit. Vajzat fillojnë pubertetin në moshat më të vogla. Zhvillimi i gjirit fillon edhe më herët se fillimi i ciklit menstrual. Ky ndryshim i papritur i atribuohet epidemisë së obezitetit dhe ekspozimit të madh ndaj çrregullimit hormonal, pasi rritja e hormoneve shkakton fillimin e zhvillimit të gjirit dhe pubertetit. Vajzat që kanë filluar menstruacionet para moshës dymbëdhjetë vjeçare kanë rrezik më të madh për paraqitjen e kancerit të gjirit më vonë.

Cilat ndërhyrje kirurgjikale kryhen kur diagnostikohet kanceri i gjirit?

Dr. Karapetrov: Ndërhyrja kirurgjikale më e zakonshme që përdorim në kancerin e gjirit është mastektomia radikale e modifikuar sipas Madenn. Kjo ndërhyrje kirurgjikale përfshin heqjen e plotë të gjëndrës së qumështit deri në muskulin gjoksit së bashku me heqjen e plotë të nyjeve limfatike nën sqetull. Trajtimi modern i kancerit të gjirit preferon operacione të kursyera si të indeve të gjirit ashtu edhe të nyjeve limfatike, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vendosim për një qasje të tillë vetëm kur ka kushte për të, dhe diagnostikimi i hershëm është më i rëndësishmi për këtë. Ndërhyrje të tjera kirurgjikale të përdorura janë kuadrantektomia, që nënkupton heqjen e një të katërtës së gjirit së bashku me limfadenektominë axillare. Mastektomia nënlëkurore, e cila ofron mundësinë e vendosjes së një proteze silikoni.

SËMUNDJA SISTEMIKE: Nuk duhet harruar këtë se, kanceri i gjirit nuk është një sëmundje lokale, por është sistemike.

 Kanceri i gjirit është i shërueshëm nëse zbulohet me kohë. Këtu vlejnë kontrollet e rregullta, të cilat shpëtojnë jetë. Çka ju rekomandoni grave në aspektin e rritjes së ndërgjegjësimit dhe ngritjes së vetëdijes për shëndetin tyre? 

Dr. Karapetrov: Ashtu është! Rastet e zbuluara në kohë, nëse ndiqen sipas protokolleve më të fundit të pranuara të trajtimit, mund të kurohen Kanceri i gjirit me kalimin e kohës ka ndryshua në marrëdhënie me diagnozën, tretmanet kirurgjike dhe onkologjike, dhe me këtë është përmirësuar prognoza dhe cilësia e jetesës së pacientëve. Nuk duhet harruar këtë se, kanceri i gjirit nuk është një sëmundje lokale, por është sistemike. E vlerësoj veçanërisht që ju si gazetar jeni të interesuar të diskutoni këtë temë në këtë periudhë të vitit, sepse për mua tetori nuk është vetëm një muaj që lufton kancerin e gjirit.

Unë rekomandoj vetë-kontroll të rregullt. Çdo grua duhet të njohë gjoksin e saj, kështu që ajo do të jetë në gjendje të dallojë më lehtë ndryshimet që do të ndodhin dhe më pas do të shkojë për një ekzaminim përmes mjekut të saj tek kirurgu i torakal. Jo të gjitha ndryshimet e gjirit janë të përshtatshme për trajtim kirurgjik. Gjithashtu rekomandoj që femrat mbi dyzet vjeç të bëjnë mamografi dhe EKO të gjinjve dhe sqetullave. Gratë më të reja duhet të bëjnë një ECHO të gjinjve dhe sqetullave pas çdo ndryshimi, dhe pacientët që tashmë janë diagnostikuar me sëmundjen duhet të bëjnë një mamografi të detyrueshme një herë në vit, një EKO të gjinjve dhe sqetullave çdo gjashtë deri në nëntë muaj, markerët tumoralë, dhe një disciplinë e rregullt sa i përket ekzaminimeve të planifikuara me kirurgun dhe onkologun tuaj dhe jini të disiplinuar për sa i përket ekzaminimeve të rregullta të planifikuara me kirurgun dhe onkologun tuaj. Ata do të trajtojnë çdo pacient individualisht, të cilët do të bëjnë hetime shtesë, nëse është e nevojshme. Kanceri i gjirit në shumicën e rasteve është i shërueshëm, dhe dëshmi për këtë kemi femrat, disa prej të cilave janë të pranishme në jetën publike. Një falënderim i madh për të gjitha ata gra që ndajnë përvojat e tyre. Besoj se kjo kontribuon në përvojën e tyre pozitive duke i inkurajuar në betejën që i pret dhe që do  të përballen me këtë sëmundje.

Përktheu dhe përshtati: S.N