Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk
Polipet endometrial janë gjendje e zakonshme tek gratë, shfaqja e të cilave ndikohet nga disa faktorë. Siç thekson Dr. Lidija Çerepnalkovska, gjinekologe-obsteter, për gjendjen të cilën në asnjë mënyrë nuk duhet të shkaktojë panik tek femrat, mirëpo pas ndryshimeve të vërejtura, menjëherë duhet të drejtoheni te gjinekologu dhe ku do të përcaktohet madhësia e polipve, gjë që dikton rrjedhjen e mëtejshme dhe trajtimin e gjendjes.
Çfarë praqet polipa endometriale e një gruaje?
Dr. Çerepnalkovska: Polipa endometriale është një përhapje e endometrit pas trashjes në vet zgavrën e mitrës. Tek femrat mund të shfaqen polipa të mëdha ose të vogla. Në varësi të madhësisë duhet të reagohet, në ato më të mëdha se 5-6 mm të cilat normalisht duhet të hiqen, sidomos nëse gruaja nuk ka lindur. Zakonisht shfaqen pas cikleve të parregullta, mosbalancimit hormonal, si dhe shumë herë në subseptumet që shfaqen në mitër. Praktikisht, më shpesh në atë pjesë të zgavrës së mitrës mund të përhapet një polip e tillë. Në parim, nuk është një ndryshim i rrezikshëm nga i cili duhet të kemi frikë, mirëpo di të pengoj periudhën riprodhuese.
Kur është e nevojshme që gruaja të heqë polipën dhe a ka kjo të bëj me lindjen e fëmijëve apo me diçka tjetër?
Dr. Çerepnalkovska: Një grua e cila nuk ka lindur duhet të heq polipat, me qëllim që të mos krijojë probleme me abortet spontane. Sidomos nëse është më i madh se 5-6 mm. Nga ana tjetër, gruaja e cila është në menopauzë dhe tek e cila është vërejtur polipa endometriale, sigurisht duhet të hiqet menjëherë. Pavarësisht nëse është e vogël ose e madhe, polipa duhet të hiqet nga mitra sa më shpejt që të jetë e mundur.
Cilat janë simptomat që një grua të njohë nëse ka polipa endometriale?
Dr. Çerepnalkovska: Simptomat që një grua të mund të njohë gjendjen e polipave endometriale janë menstruacionet e zgjatura – vazhduara, ose para se të fillojë cikli menstrual, fillimisht ka hemoragji mukozale herë pas here, pastaj cikli fillon normalisht ose i njejti përfundon ose zgjat. Pasi femra të ketë vërejtur këtë, duhet të paraqitet në ekzaminim gjinekologjik, zakonisht 10-12 ditë që nga dita e menstruacioneve, domethënë në fazën proliferative të menstruacioneve, ku akoma nuk ka endometrium sekretor dhe kur më lehtë mund të shihen me eko ekzaminim ose ekzaminim eko vaginal. Në këtë mënyrë përcaktohet më saktësi nëse ekziston ndonjë polipë endometriale në mitër ose nëse ka ndryshime të tjera.
Polipa endometriale e patrajtuar a mund të shkaktojë komplikime të tjera tek gruaja?
Dr. Çerepnalkovska: Kjo mundësi në pjesën e ndryshimeve malinje në përqindje është shumë e vogël. Procesi i tillë malinj i polipeve, sidomos tek gratë me cikle të rregullta, nuk është e mundur të ndodh.
Shfaqja e polipeve nuk është arsye për të krijuar panik tek femrat, pasiqë me kontrolle të rregullta mund të prolongohet heqja e polipeve.
Nuk është asgjë urgjente, e rrezikshme, por gjithçka varet nga periudha në të cilën ndodhet gruaja. Nëse gruaja nuk ka lindur, ndërsa për një muaj ose dy planifikon të lindë, duhet të heqë polipën. Kjo është për shkak se shpesh kjo është një lloj predispozite dhe polipat mund të shfaqen përsëri. Shpesh vezoret policistike janë të lidhura me shfaqjen e polipave endometriale, për shkak të mosbalancimit hormonal. Me përhapjen e endometriumit, i cili praktikisht shfaqet për shkak të qërimit jo të mjaftueshëm të endometrit me ciklin, vjen deri te grumbullimi dhe krijimi i polipeve.
Nuk ekziston kategori specifike ose moshe kur shfaqen këto polipa. Tek disa mund të shfaqen në periudhë shumë të hershme, ndërsa tek disa më vonë. Pra, nuk ekziston ndonjë veçori që gruaja duhet të ketë për t’ju shfaqur kjo gjendje. Mund të ketë raste ku mund të shfaqen edhe 2-3 polipe, më të vogla ose më të mëdha, e parëndësishme, por më duhet të theksoj se shpesh shfaqet një. Tek disa gra mund të ekzistojë edhe struktura polipoide e endometriumit.
Në çfarë mënyre largohen polipet?
Dr. Çerepnalkovska: Gjëja më e zgjuar është që këto polipe të hiqen me anë të histeroskopisë, dhe jo me kiretazhë të zakonshme, pasiqë histeroskopia është aparat i cili futet përmes kanalit të qafës së mitrës brenda në zgavër. Përmes kamerës shohim atë që po bëjmë dhe polipa hiqet tërësisht, domethënë rrënja e saj dhe kështu ne jemi të sigurt se është hequr tërësisht. Kjo nuk është një metodë invazive, por kryhet në sallën e operacioneve me anestezi. Ekziston mundësia që të provohet edhe me aplikimin e dozave dy-tre mujore të Primolut Nor. Në këto raste, përqindja e polipeve të humbura është shumë më e ulët se sa që mendojmë, megjithatë ka situata kur tek disa paciente, kur më pak kemi menduar se në këtë mënyrë mund të hiqen polipet, kjo ka ndodhur. Nga ana tjetër, kur kemi menduar se me këto terapi ato do të largohen, atëherë ata mbetën. Rregull nuk ekziston. Kiretazha cervikale, si një nga metodat ekzistuese për heqjen e polipeve endometriale ekziston, por përmes saj nuk mund të shikohet se çfarë punoni dhe mund të mbetet ndonjë pjesë e polipës dhe të shfaqet përsëri. Ajo që është e rëndësishme është se pas heqjes së polipeve të rregullohet cikli menstrual, megjithëse ekzistojnë ndryshime hormonale, kjo duhet të zgjidhet.
Cikli normal dhe gjetja normale tek gruaja është gruaja e cila në periudhën riprodhuese gjatë çdo cikli menstrual duhet të mbetet shtatzënë. Çdo gjë që devijon nga ajo, nuk është mirë. Çështja nuk është vetëm që gruaja të ketë vezore, mitër dhe çdo gjë është në rregull, por çdo gjë duhet të jetë e rregullt dhe të punojë si orë. Çdo grua, jo vetëm nëse dëshiron të mbetet shtatzënë, tek e cila gjithçka funksionon normalisht dhe mund të themi se çdi gjë është normale, kjo do të thotë se gruaja duhet të mbetet shtatzënë në çdo moment kur ajo ka ovulacion.