Shkruan: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk
Vdekja e papritur në terrenet sportive është ngjarje tragjike që gjithmonë tërheq vëmendjen ndaj ekzaminimeve mjekësore, ndaj të cilave janë të nënshtuara sportistët aktiv. Pothuajse gjithmonë lind pyetja nëse tragjeditë e tilla mund të shmangen, nëse sëmundjet e zemrës duhet të zbulohen në kontrollet e rregullta dhe të ngjashme. Është e sigurt se atletët mund të përballen gjithashtu me probleme shëndetësore, dhe pyetja kryesore është nëse ngjarjet tragjike mund të parandalohen.
Për këtë çështje ne diskutuam me Dr. Liljana Lazaroska, pediatër-kardiologe dhe një nga autorët e librit “Kardiologjia dhe sporti”.
Cilat janë shkaqet e mundshme të vdekjes së papritur kardiake tek atletët?
Dr. Lazaroska: Vdekja e papritur kardiake përkufizohet si e natyrshme, e shpejtë (të paktën një orë që nga fillimi i simptomave) dhe vdekje e papritur, tek një atlet i cili mendohet të jetë i shëndetshëm dhe që kryesisht zhvillohet për shkaqe kardiake.
Ky është shkaku kryesor i vdekjes tek atletët. Incidenca, sipas qendrave të njohura botërore për kardiologji sportive, varion nga dy deri në tre raste në 100,000 atletë, ndërsa kjo përqindje tek popullata e shëndetshme jo sportive është një në 100,000 banorë, që do të thotë se rreziku është më i madh tek atletët.
Shkaktarët që mund të çojnë në vdekjen e papritur kardiake mund të jenë:
- Anomalitë strukturore kardiake – miokardiopatia hipertrofike, hipertrofia aritmogjene e barkushës së djathtë, anomalitë kongjenitale koronare, defekte të operueshme të zemrës, prolapsi valvulës mitrale, ngushtimi i aortës dhe ngushtimi arterial koronar dhe aneurizmat Ao.
- Aritmia – Sy WPW, Long QT SY, Brugada Sy, blloku AB i plotë i lindur.
- Anomalitë kardiake të fituara – infeksionet (miokarditi), trauma (commotion cordis), dehje me barna, doping, droga, gjendje të tjera – dehidratimi, hyperpyrexia, çrregullime elektrolitike.
A ekziston parandalimi për këto gjendje?
Dr. Lazaroska: Parandalimi mund të jetë primar ose sekondar. Parandalimi primar konsiston në përcaktimin, monitorimin dhe kontrollimin e gjendjes shëndetësore dhe aftësive funksionale për të gjithë ata që janë të angazhuar me aktivitete fizike ose merren me sport në mënyrë aktive, qoftë amatore, profesionale nga i karakterit shkollor ose sportiv-rekreativ. Kjo parandalon dhe bën zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe komplikimeve të të gjitha organeve dhe sistemeve, veçanërisht të sëmundjeve që kanë të bëjnë me sportin.
Zakonisht kryhen ekzaminimet e mëposhtme:
- Participimi paraprak – kontrolle shëndetësor sportive dhe mjekësore para se të fillohet me aktivitetin fizik
- Ekzaminime periodike sistematike sportive dhe mjekësore, sipas ligjit për kontrollin shëndetësor të të gjithë shfrytëzueve të shërbimeve sportive mjekësore, numri i të cilëve varet nga profesionalizmi, indikacionet shëndetësore, mosha, kalendari garues dhe performancat. Sipas ligjit, ato realizohen në gjashtë muaj.
Parandalimi sekondar përbëhet nga metoda, medikamente dhe procedura, me të cilat tek individ të ndryshëm janë konstatuar sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, duke parandaluar kështu vdekjen e papritur kardiake.
- Terapi me medikamente (antiaritmike)
- Metodat kirurgjikale – amputim, instalimi i pajisjeve si kardioverteri dhe të tjera
A ka defekte të lindura të zemrës apo sëmundje që nuk janë pengesë për sportet aktive?
Dr. Lazaroska: Prindërit dhe mjekët mundohen maksimalisht që fëmijët me sëmundje të zemrës t’i përfshijnë në një jetë normale ku bën pjesë sporti, duke u përpjekur kështu që ta minimizojnë rrezikun.
Fat i madh është se një numër i madh i morbiditetit dhe vdekshmërisë tek fëmijët me defekte të lindura të zemrës reduktohet në minimum. I vogël është numri i sëmundjeve tek të cilat mund të paraqitet rreziku i vdekjes së papritur kardiake gjatë sportit – në miokardiopatinë hipertrofike, anomali të lindura koronare, miokardi dhe të tjera.
Sipas rekomandimeve të fundit të propozuara nga Shoqata Amerikane, Australiane ose Europiane (të cilat janë mjaft të ngjashme), një numër i madh i defekteve dhe sëmundjeve kongjenitale të zemrës nuk janë pengesë për sportet, por as edhe për sportet aktive.
Duhet të theksohet se ekzistojnë rekomandime të caktuara që duhet të respektohen tek këta atletë ose rekreativë, që i cakton kardiologu (e vlerëson gjendjen aktuale dhe jep mendim) dhe specialisti i mjeksisë sportive, i cili përcakton llojin e aktivitetit dhe nivelin e ngarkesës.
Rekomandimet më të fundit janë mahnitëse në mbulimin e tyre të sëmundjes, por nga ana tjetër ato janë mjaft të detyrueshme për aderimin e rreptë të kontrolleve.
Cilat janë sëmundjet më të zakonshme të zemrës tek atletët?
Dr. Lazaroska: Për këtë nuk ka të dhëna specifike që do t’i linin mënjanë atletët si grup që i nënshtrohet sëmundjeve të caktuara. Më së shumti mund të flitet për llojin e sëmundjes së zemrës dhe kur zbulohet.
A mund që aktiviteti sportiv të shkaktoj përkeqësim të sëmundjeve të zemrës?
Dr. Lazaroska: Sigurisht, nëse pacienti nuk kontrollohet rregullisht, nuk merr terapinë e rekomanduar dhe nuk i respekton rekomandimet për nivelin e ngarkimit të rekomanduara nga profesionistët (kardiologu dhe specialisti i mjekësisë sportive).
Së fundi, duhet të theksohet se vdekja e papritur kardiake e atletëve është një tragjedi e madhe për familjen, të gjithë shoqërinë dhe institucionet (klubin sportiv, shkollën, komunitetin publik), e sidomos për ekipin sportiv dhe mjekësor që kujdeset për shëndetin e atletëve. Natyrisht, ky fenomen krijon frikë në publik, mosbesim dhe zakonisht pyetjen se a mund të ndërmerret diçka apo nëse është vepruar në mënyrën adekuate gjatë ngjarjes, në mënyrë që ajo të mos ndodhë.