Intervistë me Dr. Miroslav Temelkovski: Shtatzania është metodë natyrale e trajtimit të endometriozës, por më shumë se një e treta e femrave janë subfertile

Endometrioza definohet si mukozë normale endometriale (gjëndër dhe stroma) e futur në mënyrë jo natyrale në ndonjë vend tjetër përveç se në zgavrën e mitrës.

Shkruan: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk

Endometrioza definohet si mukozë normale endometriale (gjëndër dhe stroma) e futur në mënyrë jo natyrale në ndonjë vend tjetër përveç se në zgavrën e mitrës. Kjo gjë shfaqet tek rreth 10% e grave që janë në moshë riprodhuese. Rreth 25-50% e femrave infertile kanë endometriozë dhe 30-50% e femrave që vuajnë nga endometrioza kanë vështirësi në mbarsimin.

Në ato raste, kur femrat që kishin endometriozë, arritën të krijojnë, simptomat u zvogëluan ose u zhdukën gjatë shtatzënisë. Pas lindjes, sëmundja mund të përsëritet, por ka edhe raste ku largohet tërësisht.

Lidhur me temën mbi endometriozën ne biseduam me Dr. Miroslav Temelkovski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Dr. Temelkovski, cilat janë shenjat dhe simptomat e endometriozës?

Dr. Temelkovski: Një e treta e femrave nuk kanë simptoma. Por kur ato të shfaqen, krijohen shenja tipike të reflektuara nga zona dhe organi që është prekur nga endometrioza si: dysmenorrhea (menstruacione të dhimbshme), gjakderdhje të ashpra dhe të parregullta, dhimbje pelvike, dhimbje të ulta të stomakut ose shpinës, dyspareunia (marrëdhënie seksuale të padurueshme), dhimbje gjatë kryerjes së nevojës shoqëruar me diarre ose kapsllëk, fryrje në stomak, nauze, vjellje, dhimbje të ijeve, dhimbje gjatë urinimit dhe dhimbje gjatë stërvitjes.

Organet më të prekura janë vezoret, hapësira uterine (cavum Douglasi), ligamenti uterosacral, pjesa sigmoide e zorrës së trashë, fshikëza dhe fundi i poshtëm i uretrës (kanali i poshtëm i urinës).

Dr. Temelkovski: Nga procedurat diagnostike joinvazive, më i thjeshtë është ultrazëri, i pacenueshëm për diagnostikimin gjenital. Rrallë përdorim MRI (rezonancën magnetike), sidomos kur ka dyshime për lokalizim tjetër, ekstragjenitale.

Nga procedurat invazive përdoret laparoskopia, procedurë kirurgjike me një ndjeshmëri shumë të lartë prej 97%, por me një specifikë më të ulët prej 77%, e cila nuk është vetëm diagnostifikuese, por edhe procedurë terapeutike kur përcillet nga disa procedura operative.

Çfarë terapie përdoret për të trajtuar endometriozën?

Dr. Temelkovski: Organet më të prekura janë vezoret, hapësira uterine (cavum Douglasi), ligamenti uterosacral, pjesa sigmoide e zorrës së trashë, fshikëza dhe fundi i poshtëm i uretrës (kanali i poshtëm i urinës).

Simptomat e endometriozës varen nga prodhimi ciklik i hormoneve në një cikël të vetëm menstrual. Nga aty bazohet edhe terapia e endometriozës. Metoda më efektive natyrore për trajtimin e endometriozës është shtatzënia. Por më duhet të theksoj se 30-40% e femrave me endometriozë janë subfertile, madje edhe sterile.

Terapia parashikon kontracepcion oral, danazol, preparate progestagenike dhe hormone hormonet gonadrotriprinilase (GnRH) agjentët. Terapia kirurgjikale mund të ndahet në konservative, semi-konservative dhe radikale. Terapia konservative zbatohet kur e ruajmë potencialin riprodhues të pacientes. Zakonisht përdoret cistektomia laparoskopike me kullim (kur kemi endometriozë ovariane). Megjithatë, mund të përdoren edhe ablacioni, neurektomia presakrale dhe ablacioni laparoskopik i mitrës.

Nga procedurat invazive përdoret laparoskopia, procedurë kirurgjike me një ndjeshmëri shumë të lartë prej 97%, por me një specifikë më të ulët prej 77%, e cila nuk është vetëm diagnostifikuese, por edhe procedurë terapeutike kur përcillet nga disa procedura operative.

Terapia semi-konservative përdoret kur mundësitë riprodhuese zvogëlohen ose eliminohen, por funksioni ovarian ruhet. Këto metoda përdoren tek pacientët me funksion të vendosur riprodhues dhe janë shumë të reja për të hyrë në menopauzën kirurgjikale, kështu që bëhet histerektomia dhe citoreduktimi i endometriozës pelvike.

Endometrioza ovariane zakonisht bëhet në mënyrë kirurgjikale, sepse vetëm 10% e funksionit ovarian është e mjaftueshme për të parandaluar që pacienti të kaloj në menopauzë.

Terapia radikale është kur mitra me vezoret hiqet. Zakonisht përfshinë histerektominë totale të barkut me adneksektomi bilaterale dhe citoreduktimin e pikave të nxehta vizuale të endometriozës dhe adhesiolysis për rimëkëmbjen normale të topografisë dhe funksionin e intrapervikut.