Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk
“Me zhvillimin e kirurgjisë artroskopike, shumica e problemeve që kanë të bëjnë me nyjen e shpatullës, mund të trajtohen me metodën minimale invazive që nënkupton trajtimin e shpatullës me ndihmën e një aparati fotografik me të cilin hyjmë në shpatull përmes një prerje të vogël në lëkurë që çon në mënyrë të konsiderueshme në më pak trauma në trup dhe shërim të shpejtë”, thekson Dr. Nenad Petkov specialist ortoped nga spitali i përgjithshëm i qytetit “8 shtatori” në Shkup. Ai u përgjigjet pyetjeve rreth shkaqeve të dhimbjeve në shpatulla dhe se si trajtohen ato dhimbje.
Nga përvoja juaj, cilat janë shkaqet më të shpeshta që çojnë në dhimbje të shpatullave?
Dr. Petkov: Në përgjithësi, kemi dy grupe të ndryshme pacientësh me dhimbje të shpatullave. Grupi i parë janë njerëzit që kanë pësuar lëndime akute në shpatull dhe në pjesën e sipërme të krahut pas rënies nga biçikleta, aksident trafiku ose gjatë ndonjë aktiviteti sportiv. Zakonisht këta pacientë vijnë nëpërmjet Qendrës Emergjente dhe paraqiten me dhimbje të forta në shpatull dhe krah dhe me lëvizje të kufizuara. Zakonisht janë thyerje në nivelin e krahut dhe pjesën e sipërme të krahut, zhvendosje e shpatullave ose këputje e ndonjë prej tendinave në shpatull.
Grupi i dytë, më i madh, janë pacientët me dhimbje kronike, dhimbje të qëndrueshme të shpatullave, që fillon gradualisht dhe me kalimin e kohës intensifikohet. Këta pacientë vijnë në klinikën ortopedike ose në qendrën për artroskopi dhe traumatizëm sportiv në spitalin tonë dhe zakonisht shqetësimet e tyre janë të natyrës degjenerative (artriti ose këputja e muskujve të manshetës rotatore), ndërsa tek të rinjtë shfaqen dislokime kronike të nyjës së shpatullës dhe dhimbje kronike në tendina të caktuara të pjesës së sipërme të krahut.
Cilat janë simptomat që i kanë pacientët me probleme kronike të shpatullave?
Dr. Petkov: Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për dhimbje që lidhet me aktivitetet mbi nivelin e kokës, si dhe dhimbje gjatë të fjeturit mbi atë sup. Këto simptoma janë të lidhura me të ashtuquajturën sindromi “Impingement” ose inflamacion i bursës subacromial (membrana e mbushur me lëng në zonën midis nyjes së shpatullës dhe pjesës së shpatullës. Nëse dhimbja në shpatull është e lidhur edhe me dobësinë në shpatull me reduktimin gradual të diapazonit të lëvizjeve, sidomos pamundësinë e ngritjes së krahut mbi kokë, atëherë bëhet fjalë për këputjen e ndonjë tendoni të mashetës rotatore (grup muskujsh që e stabilizojnë nyjen e shpatullave me efektin e tyre kompresiv).
Cili është dallimi midis llojit të dhimbjes së Impingement sindromës dhe këputjes në manshetën rotatore?
Dr. Petkov: Në fillim, dhimbja është e njëjtë për të dyja gjendjet, varet nga madhësia e këputjes. Një i ndivid me këputje të vogël të manshetën rotatore, ka të njëjtat simptoma si një pacient me sindromin Impingement . Me rritjen e këputjes, intensifikohet dhimbja dhe dobësimi në shpatull me reduktimin gradual të diapazonit të lëvizjeve të nyjeve.
Shumë njerëz ankohen nga simptoma të cilën e përshkruajnë si “sup i ngrirë”. A mund të na shpjegoni cilat janë problemet që lidhen me këtë situatë?
Dr. Petkov: Ky gjithashtu është një problem i zakonshëm. Sup i ngrirë zakonisht nënkupton ngurtësinë e nyjes së shpatullave dhe manifestohet në faza. Në fazën e parë ka dhimbje në shpatulla e cila është gjithashtu e vështirë për t’u dalluar nga sindroma e Impingement, ku pas njëfarë kohe dhimbja zhduket, por supi mbetet i ngurtë dhe zakonisht në atë fazë të shpatullave të imobilizuar pacienti vjen tek ne.
Për të gjitha këto gjendje çfarë forma të trajtimit ekzistojnë?
Dr. Petkov: Ekzistojnë dy strategji të mëdha dhe komplekse për trajtimin e këtyre gjendjeve. Njëra është trajtimi konservativ, ndërsa tjetri është trajtimi kirurgjikal.
Trajtimi konservativ përfshin terapinë me medikamente, aplikimin e injeksioneve steroide, por një pjesë shumë e rëndësishme e këtij trajtimi është terapia fizike me qëllim të rritjes së diapazonit të lëvizjeve, rritjes së forcës së muskujve dhe reduktimit të dhimbjes. Por nëse terapia fizike nuk jep rezultat pas një kohe të gjatë, atëherë ne zakonisht pacientëve u rekomandojmë ndërhyrjen kirurgjikale.
Çfarë nënkupton trajtimi kirurgjikal dhe sa jemi ne si shtet në hap me kirurgjinë moderne sa i përket shpatullave?
Dr. Petkov: Me zhvillimin e kirurgjisë artroskopike, shumica e problemeve që lidhen me nyjet e shpatullave mund të trajtohen nga metodën minimale invazive që nënkupton trajtimin e shpatullës me ndihmën e një aparati fotografik me të cilin hyjmë në shpatull përmes një prerje të vogël në lëkurë, që çon në mënyrë të konsiderueshme në më pak trauma në trup dhe shërim të shpejtë”,
Spitali “8 shtatori” tashmë disa vite është i pajisur me pajisje moderne për kirurgji artroskopike, si në shpatull, ashtu edhe në gju dhe në kyçin e këmbës. Ajo përfshin optikën moderne 4K dhe monitorimin, si dhe instrumentimin me të cilin kryejmë operacionet më komplekse artroskopike.
Ne gjithashtu disponojmë edhe materialet më të fundit për kirurgji endoprotetike në shpatull, domethënë zëvendësimin e shpatullës së sëmurë me implant artificial, siç është proteza anatomike për pacientët me shpatulla të dëmtuara nga artriti degjenerativ dhe të ashtuquajturat proteza speciale reverse të shpatullave për pacientët me kombinim të artritit dhe muskujve të dëmtuar të manshetës rotatore.