Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk
“Trajtojeni psoriazën në mënyrë serioze” është sllogani me të cilin këtë vit Federata Ndërkombëtare e të prekurve me psoriazë e shënon 29 Tetorin – Ditë Botërore të Psoriazës. Me këtë rast, biseduam me drejtoreshën e Klinikës Universitare për Dermatologji, Dr. Nina Caca-Biljanovska, e cila në fakt është magjistre e parë e këtij institucion në fushën e psoriazës. Në karrierën e saj profesionale, Dr. Caca-Biljanovska ka një qëndrim një-vjeçar në SHBA, ku ajo u përsos pikërisht për psoriazën dhe imunitetit, vizita profesionale dhe edukim në Gjermani dhe Holandë, ndërsa punimet e saja janë vazhdimisht pjesë e revistave ndërkombëtare.
Çfarë sëmundje është psoriaza dhe pse këtë vit apeli i Federatës Ndërkombëtare është që atë ta trajtojmë dhe ta marrim seriozisht?
Dr. Caca-Biljanovska: Psoriaza është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme të lëkurës në Maqedoni. Përafërsisht 6 deri 8% e pacientëve që i vizitojnë klinikat dermatologjike, vuajnë nga psoriaza. Kjo është një sëmundje kronike, gjenetikisht e trashëguar, sëmundje autoimune e ndërmjetësuar imunologjikisht, ndonjëherë e shoqëruar me artrit. Tek psoriaza, në fakt, në reaksionin sistemik inflamator të ndërmjetësuar imunologjikisht, përfshihet kombinimi i prirjes gjenetike dhe faktorëve të mjedisit. Karakteristika kryesore klinike e sëmundjes së psoriazës është e kuqe, me ngjyrë salmoni ose pllakë, e kufizuar qartë nga mjedisi, e mbuluar me lëvozhga ngjyrë argjend në të bardhë, e cila me gërvishtje të lehtë qërohet. Rreth 2-3% e popullsisë së përgjithshme është e prekur nga kjo sëmundje. Kjo është një sëmundje e dukshme e lëkurës, mund të numërojë disa lezione, por edhe të përfshijë sipërfaqe të madhe të lëkurës, ta shëmtoj pamjen e lëkurës dhe në këtë mënyrë të ketë ndikim të madh në cilësinë e jetës së pacientit, me një shkallë të lartë të problemeve dhe gjendjeve të tjera psiko-sociale. Të sëmurit me psoriazë ndjehen të stigmatizuar, janë të hendikepuar në ekzekutimin e aktiviteteve rekreative, ndërsa jeta e tyre e përditshme dhe profesionale është e vështirë dhe me vuajtje. Ndikimi i sëmundjes mbi gjendjen psikologjike të pacientit është i fortë, kështu që disa nga pacientët me psoriazë zhvillojnë ndjenjën e izolimit, refuzimit dhe vetmisë, madje edhe komplekse me vlera të vogla, vetëvlerësim i ulur.
Cilat janë shkaqet e shfaqjes së psoriazës? Sa ndikimi ka faktori gjenetik, si dhe kur dhe ku paraqitet?
Dr. Caca-Biljanovska: Prevalenca globale e psoriazës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në rajone të ndryshme të botës dhe renditet nga 0.1 në 3%. Në Maqedoni nga psoriaza vuajnë rreth 1-2 përqind e popullatës. Në shfaqjen e psoriazës nuk ka dallim signifikantë midis të dyja gjinive dhe grupmoshave të ndryshme. Megjithatë, incidenca maksimale shihet në dekadën e dytë dhe të tretë të jetës, megjithëse psoriaza mund të shfaqet në çdo moshë, që nga fëmijëria e hershme deri në pleqëri.
Psoriasis ka një komponent shumë të fortë gjenetike, por transmetimi është kompleks.
Përafërsisht një e treta e pacientëve kanë histori pozitive familjare. Shkalla e trashëgimit është 8-10% me një prind me psoriazë, ndërsa 30-40% me dy prindër të sëmurë me psoriazë. Mendohet se trashëgimia e psoriazës është poligjenetike, pra është një kombinim i gjeneve të shumta të vendosura në kromozome të ndryshme. Rol kyç kanë gjenet e krahut të shkurtër të kromozomit të gjashtë, roli bazë i të cilit është të rregullojë përgjigjen imunologjike. Faktorët imunologjik dhe T-limfocitet që marrin pjesë në përgjigjen imunologjike janë në fakt stimuluesit e procesit inflamator në psoriazës. Rezultat i këtij aktivizimi imunologjik është reaksioni inflamator dhe formim i përshpejtuar, ndarja e qelizave epiteliale të lëkurës, të ashtuquajtura keratinocite. Nën kushte normale keratinocitet nga shtresa bazale kryesore e epidermës deri në sipërfaqen e lëkurës udhëton për 28-30 ditë, gjatë së cilës bëhet pjekja e tyre. Tek psoriaza ky cikël është i shkurtuar ndjeshëm dhe zgjat vetëm 3-5 ditë, qelizat nuk mund të rriten dhe në mënyrë natyrale të bine, por ato mbivendosen duke krijuar lëvozhga të trasha të bardha në të argjendtë, në pllakat e kuqe të formuara paraprakisht.
Cila është pamja klinike e kësaj sëmundjeje, si manifestohet?
Dr. Caca-Biljanovska: Psoriaza manifestohet në disa forma klinike. Përveç formave të rralla dhe të rënda – artropatike, pustuloze dhe erythrodermic, psoriaza më e zakonshme “e thjeshtë” ose vulgare, në varësi të moshës së fillimit të sëmundjes ka dy lloje: tip 1 dhe tip 2.
Tek tipi 1 i psoriazës ose “psoriaza e hershme” e cila është e trashëgueshme, sëmundja shfaqet para moshës 40 vjeçare dhe rrjedha e saj është më e vështirë, krahasuar me tipin 2. Psoriaza e tipit 2 shfaqet në mënyrë sporadike, pas moshës 40 vjeçare, nuk trashëgohet dhe ka një përqindje më të vogël të përfaqësimit.
Është interesante të thuhet se, përveç predispozicionit gjenetik edhe faktorë të tjerë mjedisorë, të jashtëm dhe të brendshëm, sillen si provokatorë, të ashtuquajtur shkak-faktorë janë përgjegjës për shfaqjen, përkeqësimin dhe rikthimin e sëmundjes së psoriazës.
Në fakt, cilët janë këto shkak-faktorë që e nxisin atë?
Dr. Caca-Biljanovska: Shkak-faktorët më të zakonshëm janë infeksionet respiratore të sipërme streptokoke / ose infeksionet virale. Infeksioni subklinik streptokok i vazhdueshëm jo vetëm që shpesh provokon formën akut të psoriazës me pika të dukshme, por gjithashtu mund të jetë përgjegjëse edhe për psoriazën kronike me pllaka.
Trauma, gjithashtu përmendet në provokimin e episodeve të reja të psoriazës në vendin e lëndimit. Traumat lokale më të përmendura, zakonisht janë ato fizike, kimike, agjentët elektrik, ndërhyrje kirurgjikale, trauma infektive dhe inflamatore, të gjitha këto mund të iniciojnë lezione të psoriazës. Çrregullimet endokrine ose metabolike gjithashtu marrin pjesë në provokimin ose përkeqësimin e mëtejshëm të psoriazës. Shtatzënia mund të shkaktojë psoriazë pustuloze, por të njohura janë edhe përkeqësimet paramenstruale të psoriazës ose dozat e larta të estrogjenit, si provokim ndaj psoriazës.
Stresi emocional ose “shqetësimi” jo rrallë herë është shkaktar dhe faktor nxitës. Trauma psiqike shpesh herë i paraprin shfaqjes së parë të psoriazës, dhe në 30-40% të pacientëve shkakton përkeqësim të sëmundjes.
Faktorët klimatik, të nxehtë dhe të ftohtë, i shpjegojnë ndryshimet gjeografike të prevalencës së psoriazës. Barnat, e tilla si bllokuesit beta-adrenergjik, ACE frenuesit, barnat kundër malarias, litium, tetraciklini, mund të jetë shkaku i manifestimit të parë të psoriazës ose si provokues të një forme më të rëndë. Disa zakone të dëmshme të pacientit me psoriazë, siç është pirja e duhanit, alkoolit, gjithashtu mund ta përkeqësojnë zhvillimin e sëmundjes.
A mund të shfaqen probleme të tjera shëndetësore me psoriazën?
Dr. Caca-Biljanovska: Sot, kjo është një temë mjaftë aktuale dhe e hulumtuar. Si rikujtim, psoriaza është sëmundje autoimune e ndërmjetësuar imunologjikisht, e cila në rast se shprehet fuqishëm dhe nëse zgjat për një kohë të gjatë, mund të ketë pasoja sistemike, si: shfaqja e sëmundjeve shoqëruese, të njohura si komorbiditet, të cilat mund të dëmtojnë seriozisht gjendjen shëndetësore të pacientit dhe ta bëjnë të vështirë administrimin e terapisë. Forma e rënda të psoriazës shpesh shoqërohen me sëmundje të tjera (komorbiditetet). Në këtë mënyrë, sindroma metabolike (diabeti, hipertensioni, dislipidemia, mbipesha), sëmundjet kardiovaskulare (sëmundje koronare arteriale, infarkt miokardi, sulm në tru, dhe emboli pulmonare), sëmundja e Crohn-it dhe sëmundjet malinje (limfoma dhe karcinoma jo-malinje të lëkurës), sëmundjet shoqëruese janë janë të një rëndësie të madhe, pasi ato mund të rrisin morbiditetin dhe vdekshmërinë tek pacientët me psoriazë. Sëmundjet psiqike gjithashtu janë të zakonshme tek pacientët me psoriazë dhe ndikojnë në qasjen terapeutike. Në kuadër të kësaj, kohëve të fundit në literaturën profesionale shpesh përdoret termi “Psoriaza si iniciues ose përforcues i marshimit inflamator sistemik”, dhe i referohet lidhjes shkak-pasojë midis psoriazës dhe sëmundjeve të tjera inflamatore sistemike. Mund të thuhet se sëmundja e psoriazës mbart një ngarkesë të madhe dhe për këtë arsye kujdesi i plotë ndaj saj, trajtimi, kërkon qasje shumëdisiplinore.
A ekziston shërim për psoriazën dhe çfarë përfshin mjekimi?
Dr. Caca-Biljanovska: Gjatë marrjes së vendimit për trajtimin e psoriazës, duhet të merren parasysh gjinia dhe mosha, rëndësia e pamjes klinike, shëndeti i përgjithshëm i pacientit dhe gjetjet relevante të laboratorit.
Për fat të keq, deri më tani nuk ekziston asnjë ilaç, i cili definitivisht do të kuronte psoriazën. Qëllimi i çdo terapie antipsoriatike është që sëmundja të mbahet nën kontroll, domethënë, të arritet lehtësimi për një kohë më të gjatë, ndërsa përsëritjet të jenë më të rralla dhe të zgjasin më pak. Aplikimi i terapisë tek psoriaza përfshin, terapi lokale për forma të lehta të psoriazës, ndërsa fototerap dhe terapi sistemike për forma të moderuara dhe të rënda të psoriazës.