Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk
Dermatologu Philippe Deschayes është profesionist i njohur i sëmundjeve të lëkurës në Francë, ordinanca e të cilit në Kanë është e fokusuar veçanërisht në trajtimin e problemeve me lëkurën e thatë, irritimin e lëkurës nga kushtet atmosferike dhe ndryshimet që janë karakteristike për lëkurën e ndjeshme. Ai, si ekspert i kompanisë franceze “La Roche-Posay”, thotë se lëkurës së thatë i mungon lagështia dhe lipidet epidermale, gjë që e ndryshon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe prish funksionimin e saj mbrojtës. Gjendja e lëkurës, shton dermatologu i njohur, përkeqësohet gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Këto janë këshillat e tij se si mund të parandalohet.
Çfarë simptomash të lëkurës së thatë vini re tek pacientët tuaj?
Dr. Deschayes: Lëkura e thatë është gjendje e lëkurës, të cilën individ të caktuar mund ta kenë përgjithmonë. Në fytyrë, duart dhe këmbët, sidomos në shuplakat, por ndonjëherë edhe në të gjithë trupin. Lëkura e thatë mund të jetë e trashëgueshme (ichthyosis) ose e lidhur me procese të ndryshme patologjike (egzemë, psoriazë, diabet). Përveç kësaj, gjendja e të gjitha llojeve të lëkurës së thatë, përkeqësohet gjatë dimrit.
Çfarë ndodh saktësisht në këtë periudhë me lëkurën?
Dr. Deschayes: Lagështia relativisht e ulët e ajrit shkakton humbje të lagështisë dhe thatësisë së lëkurës. Era, temperaturat e ulëta, veshjet e trasha dhe UV rrezatimi në zonat malore e intensifikojnë thatësinë e lëkurës. Shpesh shfaqet ndjenja e sikletshme e ngushtësisë së lëkurës.
Prandaj është shumë e rëndësishme që shumë herë brenda ditës, lëkurës e sidomos fytyrës dhe buzëve, t’u aplikoni produkte hidratuese.
Cilët faktorë e përkeqësojnë ndjeshmërinë e lëkurës?
Dr. Deschayes: Faktorë të shumtë e rrisin ndjeshmërinë e lëkurës. Mjaftë të njohura janë faktorët e mjedisit, që përfshijnë motin e ftohtë, ndryshimet e temperaturës dhe lagështia e pamjaftueshme e ajrit. Konsumi i alkoolit e rrit në mënyrë të shpejtë marrjen e kalorive dhe gjithmonë shkakton skuqje të dukshme. Pirja e duhanit ka ndikim në mbaresat nervore të lëkurës dhe vetë lëkurës, dhe sigurisht ndotja që prodhon sulm të drejtpërdrejtë në lëkurë. Parasysh duhet të merren edhe faktorët hormonalë. Gratë kalojnë nëpër ndryshime të shumta gjatë menopauzës kur lëkura ndryshon dhe mund të dalin në pah këto ndryshime. Edhe historia familjare luan rolin e saj, femrat zakonisht kanë lëkurë të ndjeshme ose hiperaktive, nëse edhe nënat e tyre kanë vuajtur nga e njëjta gjendje. Të gjithë këta faktorë mund të çojnë në shfaqjen e lëkurës së ndjeshme dhe të inkurajojnë grua që dëshiron të shmangë një gjendje të tillë, të përdorë produkte agresive si piling ose vazhdimisht pastrim intensiv, të cilat mund të çojnë në reagime serioze dhe mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj lëkurës .
Era, temperaturat e ulëta, veshjet e trasha dhe UV rrezatimi në zonat malore e intensifikojnë thatësinë e lëkurës.
Çfarë rekomandoni për kujdesin e lëkurës së thatë që ndiqet nga ndjenja e sikletit?
Dr. Deschayes: Unë rekomandoj aplikimin e kujdesi intensiv ushqyes – emollient që përmbajnë përbërës hidratues dhe lipide, me qëllim që të parandalohet humbja transepidermale e ujit, të zvogëlohet inflamacioni dhe të krijohet ekuilibër në mikrobiomën e lëkurës. Gjithashtu, rekomandoj edhe larjen e trupit me vaj i cili mund të përdoret gjatë banjës ose gjatë dushit. Pacientëve do ju këshilloj që të ndalojnë me përdorimin shkumës në vaska ose produkteve të tjera që mund të irritojnë lëkurën dhe të zvogëlojnë numrin e dusheve gjatë ditës. Në të njëjtën kohë, unë i këshilloj që rregullisht në lëkurën të aplikojnë produkte që e zbutin dhe e hidratojnë lëkurën.