Intervistë me Dr. Risto Simeonov: Hipospadia duhet të korrigjohet në mënyrë kirurgjikale midis moshës një dhe dy vjeçare

Hipospadia është anomali e lindur e traktit urogjenital ku hapja e uretrës, gjegjësisht kanali që përçon urinën është vendosur në mënyrë anormale, pra në majën e organit gjenital mashkull.

Shkruan: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk

Hipospadia është një nga anomalitë e lindura më të zakonshme të sistemit urogjenital tek fëmijët meshkuj, me një incidencë prej 1 në 125 fëmijë meshkuj. Duke pasur parasysh se incidenca e hipospadisë është në rritje të vazhdueshme, kjo çështje është me interes të madh për prindërit, foshnjat e të cilëve përballen me këtë gjendje. Hipospadia diagnostikohet menjëherë pasi fëmija vjen në jetë, ndërsa trajtimi zakonisht është kirurgjik dhe rekomandohet pas moshës një vjeçare.

Për të gjitha pyetjet lidhur me hipospadinë dhe trajtimin e saj, ne biseduam me Dr. Risto Simeonov, specialist në kirurgjinë pediatrike.

Çfarë është hipospadia dhe cilat janë arsyet që e shkaktojnë paraqitjen e saj?

Dr. Simeonov: Hipospadia është anomali e lindur e traktit urogjenital ku hapja e uretrës, gjegjësisht kanalit që përçon urinën është vendosur në mënyrë anormale, pra në majën e organit gjenital mashkull. Kjo do të thotë se në këtë gjendje hapja nuk gjendet në vendin e saj anatomik në majën e organit mashkull, por në një vend anormal.

Në çfarë moshe vërehet zakonisht tek fëmija?

Hipospadia është një nga anomalitë e lindura më të zakonshme të sistemit urogjenital tek fëmijët meshkuj, me një incidencë prej 1 në 125 fëmijë meshkuj.

Dr. Simeonov: Hipospadia vihet re menjëherë pas ardhjes së fëmijës në jetë gjatë ekzaminimit të kryer nga pediatri, ku mund të vihet re lehtësisht se meatusi i jashtëm i uretrës, nuk është në vendin anatomik. Hipospadia në muajt e parë të jetës së fëmijës nuk krijon problem, pasiqë foshnja mund të urinojë normalisht. Prandaj ndërhyrja kirurgjikale për rregullimin e kësaj gjendje, zakonisht planifikohet pas moshës një vjeçare. Ndërhyrja kirurgjikale nuk është urgjente, prandaj është mirë që organi seksual mashkull të ketë formë dhe madhësi të caktuar kur të kryhet ndërhyrja, në mënyrë që të mund të formohet uretra e re nga vet organi seksual.

Çfarë lloje të hipospadisë ekzistojnë?

Nëse hipospadia nuk trajtohet në mënyrën e duhur dhe në kohë, si pasojë mund të shfaqen probleme me fertilitetin dhe probleme psikologjike

Dr. Simeonov: Hipospaditë mund të jenë 50% të përparme (koronare, subkoronare), 30% të mesme (penile) dhe 20% të prapme (penoskrotale, skrotale dhe perineale).

Llojet më të rënda të hipospadisë janë skrotalet dhe perinealet, kur hapja e uretrës është ndërmjet dy testikujve, në pjesën e skrotumit. Ky lloj i hipospadisë kërkon ndërhyrje kirurgjikale, por ndonjëherë ekziston nevoja për të përdorur mukozën bukale, domethënë mukozën nga pjesa e brendshme e buzës, për të formuar kanalin uretral.

Në këto raste, fillohet me ndërhyrje kirurgjikale, domethënë, planifikohet në moshë të caktuar të fëmijës, pas moshës një vjeçare.

Si trajtohet hipospadia dhe sa janë të mundshme komplikimet?

Dr. Simeonov: Nëse hipospadia nuk trajtohet në mënyrën e duhur dhe në kohë, si pasojë mund të shfaqen probleme me fertilitetin dhe probleme psikologjike tek ai individ. Prandaj rekomandohet që ndërhyrja të bëhet ndërmjet moshës një dhe dy vjeçare, duke parandaluar kështu çdo pasojë të mundshme përfshirë edhe problemet psikologjike në zhvillimin e fëmijës.

Trajtimi i hipospadisë zakonisht është kirurgjikal, ose më saktë të gjitha hipospaditë që janë të pozicionuar nën nyjen midis organit gjenital dhe majës së organit trajtohen në mënyrë kirurgjikale. Hipospaditë që janë në majën e organit gjenital nuk mund të trajtohen në mënyrë kirurgjikale. Për shembull, hapja e pozicionuar në mënyrë anormale, zakonisht është disa milimetra poshtë hapjes anatomike dhe përderisa nuk ka stenozë ose ngushtim, në parim problemi është më estetik sesa funksional dhe këto lloje të hipospadisë mund që të mos trajtohen në mënyrë kirurgjikale.