Intervistë me Dr. Sani Bajramin: Fruthi nuk është i njëjtë me linë e dhenve

Fruthi mund të jetë një sëmundje mjaftë serioze, por përveç komplikimeve të rënda si inflamacioni i mushkërive, inflamacione në tru, mund të çojë edhe në vdekje. Në Maqedoni nuk ka raste vdekjesh, por ka dy fëmijë, të cilët me komplikacione nga fruthi janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Shumë prindër nuk dinë të bëjnë dallimin midis fruthit dhe lisë së dhenve (variçelës). Megjithëse të dyja gjendjet janë sëmundje akute infektive, ato dallojnë për shumë gjëra njëra nga tjetra, si në aspektin e kruajtjes, ashtu edhe të simptomave. Për këtë, se cili është ndryshimi i manifestimit, si bëhet trajtimi i fruthit, si një situatë aktuale në vend dhe cilat janë ndërlikimet që mund të ndodhin tek fëmijët gjatë infektimit me fruthin, ne biseduam me Dr. Sani Bajrami, specialist pediatër nga Tetova.


Fruthi është temë aktuale në javët e fundit në vend, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe vaksinimit kundër tij. Por, para se t’ju pyes për këtë, dëshiroja që t’ju tregoni lexuesve, se ekzistojnë situata të panumërta kur njerëzit thonë se ato i kanë fëmijët të prekur nga fruthi, por në fakt nuk ka të bëjë aspak me fruthin, por me variçelën, cili është ndryshimi midis fruthit dhe lisë së dhenve?

Dr. Bajrami: Tek fruthi – inkubacioni zgjat nga 10 deri në 12 ditë, fillimi zakonisht ndiqet nga temperatura e lartë, ndërsa tek fëmija mund të shfaqet edhe lotimi i syve, kollitja dhe dhimbje të fytit. Fytyra e pacientit duket shumë karakteristike – e ënjtur dhe e trishtuar. Në gojë gjenden ndryshime të veçanta – “pika të kuqe” dhe mjekët janë shumë të rëndësishëm për diagnostifikimi. Pas 4-5 ditësh, temperatura zvogëlohet, por atëherë papritmas rritet dhe shfaqet kruajtja. Ndryshimet e para zakonisht janë pas veshëve, në fytyrë, koks, pastaj në trup dhe gjymtyrë. Ky skuqje përhapet nga poshtë kokës dhe virusi shkaktohet nga grupi paramyxovirus.

Tek fruthi, fillimi zakonisht ndiqet nga temperatura e lartë, ndërsa skuqja fillon nga fytyra, koka, e kështu në trup dhe gjymtyrë.

Skuqja vjen furishëm dhe paraqitet deri në dy ditë. Lëkura është e butë dhe me lagështi, ndërsa pas kësaj janë sipërfaqete e bashkuara të skuqjeve të fuqishme të kuqe të maculo-papulous. Largohet ngadalë në të njëjtën mënyrë ashtu siç u shfaq, ndërsa në lëkurë mbeten njolla pigmentimi. Kjo është një periudhë që zgjat shtatë ditë.

Nga ana tjetër, në rast të lisë së dhenve ose variçelës para shpërthimit të skuqjes tipike, fëmija disa ditë përpara nuk është në humor të mirë, ndërsa disa fëmijë kanë edhe temperaturë të rritur trupore (por jo shumë të lartë), por disa fëmijë e kalojnë këtë fazë të sëmundjes pa temperaturë. Ka fëmijë tek të cilët nuk janë këto lloj hyrjeje, kështu që ata kanë manifestime të sëmundjes në lëkurë, por para kësaj të jenë plotësisht të shëndetshëm. Fillimisht shfaqet një puçërr, e cila fryhet shpejt dhe mbushet me lëng të tejdukshëm. Pastaj, lëngu i pastër bëhet i turbullt dhe duket i verdhë (puçërr me qelb). Atëherë puçrra shpërthen dhe formohet dregëza, e cila thahet dhe bie për disa ditë. Është tipike që ndryshimet të shpërndahen nëpër lëkurë, pa asnjë rregull. Ato mund të shfaqen kudo.

Shfaqet kruajtja e fuqishme, kështu që fëmijët kruhen dhe kjo e përkeqëson gjendjen, pasiqë mund të ndodhë ndonjë infeksion. Domethënë, bakteret që normalisht jetojnë në sipërfaqen e lëkurës depërtojnë në shtresat më të thella dhe bëjnë infeksion që mund të lërë shenja të këqija.

Tek lija e dhisë fillimisht shfaqet një puçërr, e cila fryhet shpejt dhe mbushet me lëng të tejdukshëm.

A mund të varijojnë simptomat e fruthit, domethënë, përveç atyre që i dimë, a mund të shfaqen edhe të tjera jo-specifike?

Dr. Bajrami: Siç edhe e përmenda, fruthi manifestohet si dobësim të përgjithshëm, lodhje, ethe dhe ndryshime në mukozën e traktit respirator, si dhe shfaqja skuqjes në lëkurë. Për këtë gjendje, këto janë simptomat, nuk ka ndonjë të pazakontë, ato mund të dallojnë vetëm për nga intensiteti.

Sa është i rrezikshëm fruthi dhe cilat janë ndërlikimet që mund t’i ndodhin një fëmije apo një të rrituri kur të infektohet me fruthin?

Dr. Bajrami: Fruthi mund të jetë një sëmundje mjaftë serioze, por përveç komplikimeve të rënda si inflamacioni i mushkërive, inflamacione në tru, mund të çojë edhe në vdekje. Në Maqedoni nuk ka raste vdekjesh, por ka dy fëmijë, të cilët me komplikacione nga fruthi janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Zakonisht, komplikimet më të shpeshta janë tek fëmijët më të vegjël se mosha pesë vjeçare dhe të rriturit mbi moshën 20 vjeçare.

Njerëzit me çrregullime imune, si dhe ata që marrin kortikosteroide dhe citostatikë për shkak të ndonjë sëmundjeje të caktuar, mund të kenë pamje klinike jashtëzakonisht të rëndë të fruthit, ndjekur nga forma të rënda të inflamacionit të mushkërive dhe inflamacione progresive të trurit, që rezulton me vdekshmëri të lartë.

A ekziston ndonjë protokoll për trajtimin e fruthit?

Dr. Bajrami: Para së gjithash, ekziston një algoritëm për veprimin me dyshimet mbi fruthi. Kur të diagnostikohet, kjo formë e fruthit trajtohet në formë normale në shtëpi. Në rast të kontaktit me ndonjë fëmijë të infektuar deri në tre ditë, mirëpo nëse i njëjti fëmijë nuk është i vaksinuar, ekziston mundësia e parandalimit pasiv me administrimin e gamaglobulinës hiperimune humane. Dhe sigurisht, duhet të theksojë se vetëm komplikimet trajtohen në spital.

Ju, si pediatër, jeni në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët dhe prindërit e tyre. Cila është jehona e epidemisë së fruthit, si qëndron fakti se kjo është për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Maqedoni? A keni vënë re, numër ndoshta më të madh të prindërve, të cilët kërkojnë informacione ose që i çojnë fëmijët e tyre për t’u vaksinuar?

Dr. Bajrami: Të gjithë prindërit me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, por edhe të tjerët janë shumë të shqetësuar. Tregues i kësaj është fakti, se çdo ndryshim minimal në lëkurë, tek ato paraqitet dyshimi dhe kërkojnë më shumë shpjegime dhe vijnë në klinikat pediatrike njëkohësisht për të mësuar dhe për të marrë informacion përkatës për MRP vaksinimin dhe mënyrën se si të mbrojnë fëmijën e tyre.

Çfarë nëse prindi pyet nëse duhet të vaksinojë fëmijën e tij ose jo, a duhet të mendoj para se të marrë vendimin përfundimtar?

Dr. Bajrami: Vetëm me anë të vaksinimit mund të parandalohen sëmundjet akute infektive në mënyrën më të mirë dhe më të sigurt. Rekomandimi im është që, sigurisht të vaksinohen fëmijët, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohet përhapja e sëmundjes. Me refuzimin dhe shtyrjen e realizimit të vaksinimit, rrezikohet që fëmijët të preken nga sëmundjet infektive, gjë që mund të çojë në komplikime serioze.