Shkruan: Aleksandra Stojanovska
saska@panacea.mk
Sëmundjet nuk i njohin gjendjet e jashtëzakonshme, kështu që kur një pacient është i sëmurë rëndë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për fëmijë, dhe e pamundur, është e mundur. I tillë është rasti me dy operacionet e kryera në 10 ditët e fundit në Spitalin Klinik Acibadem Sistina, ku janë kryer dy operacione komplekse të zemrës tek foshnjat me defekte të rënda të zemrës në kushte të pandemisë dhe masave të jashtëzakonshme.
Ne biseduam me kirurgun e vetëm të licencuar të zemrës për fëmijë në vend, Dr. Vladimir Çadikovski, për atë se si është të punosh në kushte të tilla dhe nëse ndërhyrjet janë zgjedhje midis rreziqeve të mëdha dhe të vogla të shëndetit të fëmijëve.
Në dhjetë ditë keni bërë operacion në zemër tek dy foshnje. Pse ishin rastet urgjente dhe cilat ishin rastet?
Dr. Çadikovski: Në dhjetë ditët e mëparshme, ne kemi bërë ndërhyrje në dy foshnje të porsalindura me defektet të mëdha të zemrës, të cilët u sollën në gjendje jashtëzakonisht të vështirë dhe urgjente. Foshnja e parë është me peshë prej 2.9 kg me një barkushe të vetme dhe hipertension pulmonar të theksuar, ndërsa foshnja e dytë me peshë 2.2 kg me transpozim të madh të enëve të gjakut. Ndërhyrjet shkuan mirë dhe foshnjat po shërohen gradualisht, por do të ketë një betejë tjetër në njësinë e kujdesit intensiv. Duhet të përmend që i gjithë trajtimi është realizuar nga i gjithë ekipi i Acibadem Sistina.
Sistemi që kemi krijuar muajt e fundit padyshim që dha rezultat, që do të thotë se monitorohet gruaja shtatzënë gjatë gjithë shtatëzanisë, me ekzaminim eko-kardiografik të fetusit, bashkëbisedim me familjet për llojin e sëmundjes dhe rezultatin e trajtimit të duhur.
Foshnjes i kushtohet përkujdje menjëherë pas lindjes, brenda disa orësh të gjitha investigimet me pajisjet më të reja (ECHO, angiografia kompjuterike, rezonanca magnetike, kateterizimi interventiv), ndërsa ndërhyrja bëhet nëpërmjet trajtimit më adekuat.
Një ekip prej 25 mjekësh nga njësi të ndryshme dhe më shumë se 50 infermierë kujdesen për të gjithë fëmijët me defekte në zemër. Jam shumë i lumtur që kemi krijuar bashkëpunim profesional me ekipin e kirurgjisë kardiake pediatrike nga Acibadem Istambul. Ndihma e tyre për krijimin e qendrës sonë rajonale ka një rëndësi të madhe. Më bën përshtypje mundësia që punoj me ekspertë që kanë më shumë se 30 vjet përvojë dhe më shumë se 700 operacione në vit, me qëllim krijimin e një qendre identike me atë në Stamboll, e cila është shembull për sa i përket qasjes profesionale dhe diagnostikimit, si dhe kirurgjisë dhe trajtimit post-operativ të fëmijëve me defekte në zemër.
Ndërhyrjet u kryen në kushte kur vendi po përballet me pandeminë dhe koronavirusin. Sa i madh ishte presioni?
Dr. Çadikovski: Ne po përballemi me një situatë që nuk është parë më herët në sistemet shëndetësore në të gjitha vendet e botës, epidemiologjike, profesionale – për herë të parë kemi betejë me një armik për të cilin dimë shumë pak, mënyrën e transmetimit, inkubacionin, trajtimin, monitorohen çdo ditë statistikat, karantinat, të gjithë u bënë ekspert për virusin, dëgjuam gjithçka… E gjithë kjo përbën gjendje frike që ne të gjithë e ndiejmë vërtet. Si në shtëpi ashtu edhe në punë. I ndoqëm rekomandimet e Komisionit të ministrisë së shëndetësisë për të ndërhyrë vetëm në raste urgjente, dhe deri më tani Departamenti i kirurgjisë kardiake pediatrike në Acibadem Sistina ka operuar vetëm në raste urgjente, pasi që fëmijët me defekte në zemër janë ndër kategoritë më të rrezikuara. Vetë ndërhyrja zvogëlon me shpejtësi imunitetin, ndërsa sëmundja COVID-19 mund të jetë fatale pas operacionit. Lista e fëmijëve me defekte në zemër tashmë përfshin më shumë se 20 fëmijë për trajtim kirurgjikal dhe 15 për kateterizimi interventiv, kështu që po organizohemi gradualisht që të kthehemi në programin e rregullt.
Para operacionit, gjatë operacionit dhe pas operacionit tek të dyja foshnjat, janë vërejtur të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur shëndetin e pacientëve dhe stafit shëndetësor, të cilët janë në nivelin më të lartë, jo vetëm në departamentin tonë, por edhe në të gjithë spitalin, nga i cili mund të shihet nga rezultatet e deritanishme në kulmin më të madh të pandemisë. Kjo është arsyeja pse unë dua t’i uroj publikisht gjithë ekipin e spitalit i cili kujdeset në përballjen me këtë “armik të padukshëm”.
Fakt është se ekzistenca e Departamenti të kirurgjisë kardiake pediatrike, është provuar të jetë më se e nevojshme, duke pasur parasysh faktin se më herët vetëm një numër i caktuar i fëmijëve janë dërguar jashtë vendit për ndërhyrje, ku kufijtë janë të mbyllur për momentin, do të rezultonin në pasoja fatale për shëndetin e tyre. Cila është gjendja aktuale në spital dhe me çfarë ritmi po punohet?
Dr. Çadikovski: Në tre muajt e fundit, më shumë se 20 fëmijë janë operuar me defektet më të rënda të zemrës me peshë ekstreme të ulët trupore, gjashtë procedura interventive dhe ndryshim të dy stimuluesve kardiak. Të gjithë fëmijët janë në shtëpi, në gjendje të mirë, plus dy foshnje që u operuan gjatë pandemisë me koronavirus. Kjo është e mjaftueshme për të thënë se Departamenti i kirurgjisë kardiake pediatrike në Acibadem Sistina është duke u bërë krenaria e të gjithë vendit. Të gjitha ndërhyrjet janë të mbuluara nga Fondi i sigurimit shëndetësorë dhe përfitimi është i madh.
Para vitit 2013, askush nuk foli fare për këta fëmijë, unë janë në njesinë e kirurgjisë për më shumë se 21 vjet, nuk kam lexuar një tekst në media për atë që po ndodh me këta fëmijë para vitit 2013. Më shumë se 1000 fëmijë janë operuar në Bullgari që nga viti 2000, dhe më shumë se 350 kanë vdekur pa pasur mundësinë të shkojnë për operacion. Kështu që jam jashtëzakonisht krenar për të gjithë ekipin me të cilin kam punuar për një kohë të gjatë. Vetëm ne e dimë se çfarë kemi kaluar gjatë gjithë këtyre viteve, çfarë presionesh kemi duruar, për të punuar më në fund në një organizatë shëndetësore që sheh potencialin tonë, investon në burimet njerëzore, infrastrukturë dhe pajisje, dhe e gjitha kjo që të njihmi në hartën e kardiokirurgjisë pediatrike në rajon dhe më gjerë. Imagjinoni sikur ky ekip dhe departamenti në Acibadem Sistina të mos ekzistonin në kohën e pandemisë dhe me kufij të mbyllur çfarë do të ndodhte me këta foshnje.
Aktualisht jemi në procesin e trajtimit të fëmijëve me defekte në zemër gjatë pandemisë që përfshin më shumë se 43 shtete (43 qendra spitalore me famë botërore) që veprojnë te fëmijët me defekte në zemër. Rezultatet do të publikohen së shpejti në revistë profesionale, gjë që tregon se ne jemi në rrugën e duhur për herë të parë për të bërë një qendër të akredituar të njohur kudo në botë.
Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, do t’ua rekomandoja të gjithëve – mbajtjen e maskave në hapësira të mbylluar, distancimin nga personat që kanë simptomatologji klinike dhe mbajtjen e higjenës personale.