Intervistë me Dr. Zlatko Arnaudovski: Glaukoma është shkaktari i dytë i verbërisë në botë

Rritja e tensionit të syve konsiderohet si faktor kryesor i rrezikut të zhvillimit të glaukomës. Glaukoma është sëmundje progresive e syve që mund të çojë në ngushtimin e fushës së shikimit, dëmtimin e nervit optik dhe humbjen e konsiderueshme dhe të përhershme të shikimit. 

Shkruan: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk

Hipertensioni okular do të thotë se presioni i syrit (tensioni intraokular) është më i lartë se normalja. Nëse nuk trajtohet, kjo mund të çojë në glaukomë dhe në humbje të përgjithshme të shikimit në raste të caktuara. Glaukoma është shkaktari i dytë i verbërisë në botë. Studimet e mëparshme kanë treguar se rreth 2-3% e popullsisë së moshës mbi 40 vjeçare vuajnë nga ndonjë lloj glaukome, ndërsa supozohet se 50% e rasteve akoma nuk janë zbuluar.

Për rritjen e tensionit të syve dhe rrezikun e glaukomës ne biseduam me Dr. Zlatko Arnaudovski, okulist


Pse shfaqet tensioni i lartë i syrit?

Dr. Arnaudovski: Tensioni i syrit ndryshon gjatë gjithë ditës. Tensioni normal i syrit lëviz nga 12 mmhg deri në 22 mmhg. Kur tensioni i syve është më i lartë se normalja dhe nuk ka shenja shtesë të glaukomës, kjo gjendje quhet hipertension okular. 

Tensioni i lartë i syrit shkaktohet nga çekuilibri në prodhimin dhe drenazhin e lëngut të syrit. Kanalet përmes të cilave bëhet drenazhi nuk funksionojnë siç duhet dhe për këtë arsye grumbullohet lëngu ujor i syrit, gjë që çon në rritjen e tensionit të syve.

Cilat janë pasojat e kësaj gjendjeje?

Dr. Arnaudovski: Rritja e tensionit të syve konsiderohet si faktor kryesor i rrezikut të zhvillimit të glaukomës. Glaukoma është sëmundje progresive e syve që mund të çojë në ngushtimin e fushës së shikimit, dëmtimin e nervit optik dhe humbjen e konsiderueshme dhe të përhershme të shikimit.

Sipas disa studimeve, vetëm gjysma e atyre me glaukomë janë të vetëdijshëm për sëmundjen e tyre.

Kjo është një gjendje asimptomatike dhe për këtë arsye quhet edhe si “hajduti i heshtur” ose “vrasës i heshtur” i shikimit. Glaukoma është shkaktari i dytë i verbërisë në botë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se rreth 2-3% e popullsisë së moshës mbi 40 vjeçare vuajnë nga ndonjë lloj glaukome, ndërsa supozohet se 50% e rasteve akoma nuk janë zbuluar.

A ekzistojnë simptoma të tensionit të lartë të syve?

Dr. Arnaudovski: Për fat të keq, kjo gjendje nuk tregon ndonjë simptomë. E nevojshme është që të bëhen ekzaminime të rregullta okulologjike për të monitoruar ndryshimin e tensionit të syve. Karakteristikat e mëposhtme konsiderohen si rrezik faktorë:

  • Prania e glaukomës në familje;
  • Pacientët me tension të lartë të gjakut, hipotiroidizëm, diabet;
  • Për shkak të terapisë së shpeshtë dhe të zgjatur të kortikosteroideve;
  • Lëndimet në sy;
  • Përfaqësim më të madh ka tek njerëzit me lëkurë të errët për shkak të tipareve anatomike të syve.

Si trajtohet tensioni i lartë syve, a mund të shërohet?

Dr. Arnaudovski: Rritja e tensionit të syve nuk mund të shërohet. Ajo gjatë gjithë jetës kontrollohet me pika kortikosteroide. Paraqitja e glaukomës nuk mund të parandalohet, por ngadalësohet me terapi të përshtatshme dhe të rregullt.

Cilat janë simptomat dhe trajtimi i glaukomës?

Dr. Arnaudovski: Shumica e njerëzve me glaukomë nuk kanë ndonjë simptomë fillestar ose dhimbje. Shenja e parë zakonisht është humbja e shikimit periferik, që mund të shfaqet edhe më vonë gjatë jetës. Mund të shfaqen simptoma të tilla si dhimbje koke, dhimbje të syrit, shikim i turbullt, të përziera, të vjella, sytë e kuq dhe herë pas here vërejtja e haloes rreth elementëve të ndritshëm, si rezultat i rritjes së papritur të tensionit të syve.

Glaukoma zakonisht zbulohet gjatë ekzaminimit të parë të detajuar oftalmologjik, në periudhën kur pacientët vërejnë ndryshime në shikim (largpamësia e vjetër) dhe do të shfaqen në kontroll për përcaktimin e syzeve. Sipas disa studimeve, vetëm gjysma e atyre me glaukomë janë të vetëdijshëm për sëmundjen e tyre.

Trajtimi i glaukomës bëhet përmes ndërhyrjeve me lazer pa dhimbje: iridotomi me YAG lazer, Selektive lazer trabeculoplasty (SLT) dhe kirurgjia. Mirëpo pas këtyre trajtimeve, pacienti duhet të marrë terapi gjatë gjithë jetës në formën e pikave të syve për të rregulluar tensionin e syve. Ekzaminimi nga okulisti përcakton se cili trajtim është i përshtatshëm për ju.

Diagnostifikimi i hollësishëm është çelësi për të ruajtur shikimin tuaj!

Diagnoza e glaukomës nuk përfshin vetëm matjen e tensionit të syve. Vetë ekzaminimi është i detajuar dhe ekzaminohet mprehtësia e shikimit, trashësia e kornesë, ekzaminimi i sfondit të syve, duke kontrolluar kështu nervin e syve dhe njollat e verdha, ekzaminimin me OST dhe ekzaminimin kompjuterik të shikimit.

Nëse jeni mbi 40 vjeç dhe keni histori familjare të sëmundjes, duhet të bëni ekzaminime të hollësishme tek oftalmologu çdo 1 deri 2 vjet.