Intervistë me Dr. Zoran Krstanoski: Shmangia e ekzaminimeve urologjike është reflektim i kulturës shëndetësore

Si shembull do t'ju tregoj se në Slloveni, nëse e konsiderojmë se jemi të njëjtë për nga sipërfaqja dhe numri i banorëve, çdo vit ka rreth 1500 raste rë reja të kancerit të prostatës, nga të cilat 800-1000 operohen.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska / saska@panacea.mk

Një numër shumë i vogël i meshkujve në vend haptazi dhe qartë shprehin vështirësitë e tyre, ndërsa shumica vështirë i definojnë ato. Pjesë e komunikimit të vështirë është fakti se gjatë ekzaminimit urologjik pacienti ndjen shqetësim, frikë, por gjithashtu shpesh i mohon simptomat e veta, duke u përpjekur të mbajë dukje më të mirë të një individi të shëndetshëm.

Pse është kështu dhe a është kjo arsye për rritjen e numrit të rasteve të kancerit të traktit të urogjenital që zbulohen në një fazë të përparuar është pikërisht për shkak të mungesës së kulturës shëndetësore, për këto dhe të tjera ne biseduam me Dr. Zoran Krstanoski, urolog nga Maqedonia, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Sloven Gradec, Slloveni.


A është shumë e zakonshme shfaqja e tumoreve të traktit urinar tek meshkujt?

Dr. Krstanoski: Në punën e përditshme në ambulancën urologjike hasim në një numër të madh pacientësh të ndryshëm, me çfarëdo lloj diagnozash. Karcinoma më e zakonshme, sigurisht, është kanceri i prostatës, por si më vdekjeprurësi dhe pa simptoma konsiderohet kanceri i fshikëzës. Në vendin e dhjetë është kanceri i veshkave. Por për shkak së është pa simptoma, shpesh kanceri i fshikëzës konsiderohet se është me rrezik të ulët dhe nëse pacienti nuk ekzaminohet në kohë, kanceri mund të evoluojë shpejt në një fazë agresive ose në një fazë të vonshme dhe të avancuar për shërim.

A është e saktë përshtypja se në Maqedoni, ndryshe nga vendi ku ju punoni, meshkujt nuk shkojnë në kohë për kontroll, të paktën kur bëhet fjalë për ekzaminimet e traktit urogjenital?

Dr. Krstanoski: Kjo është absolutisht e vërtetë. Si shembull do t’ju tregoj se në Slloveni, nëse e konsiderojmë se jemi të njëjtë për nga sipërfaqja dhe numri i banorëve, çdo vit ka rreth 1500 raste rë reja të kancerit të prostatës, nga të cilat 800-1000 operohen. Në Maqedoni, incidenca e zbulimit është shumë më e ulët, dhe kjo jo për shkak të urologëve, por si pasojë e kulturës shëndetësore.

Kur duhet të shkojë një mashkull te urologu, në mënyrë që të parandalohet kanceri i këtij sistemi për të cilin po flasim? Çfarë nënkupton në të vërtetë parandalimi?

Dr. Krstanoski: Nëse mashkulli nuk ka rreziqe të mëparshme familjare, atëherë te urolog duhet të paraqitet pas moshës 45 vjeçare. Kjo do të thotë që të paktën një herë në vit të bëj ekzaminim urologjik. Ky është një ekzaminim fizik me ekzaminimin e detyrueshëm digitorektal të prostatës, ekzaminimi i PSA-së dhe gjetjeve normale laboratorike përmes ultratingujve. Unë them se një person edhe pse është i shëndetshëm, duhet të bëj ultratinguj të barkut një herë në vit, pasiqë kjo është një metodë jo-agresive, nuk kushton shumë, por mund të shpëtojë jetë dhe të parandalojë shumë gjendje shëndetësore.

Cili është shkaku kryesor i çrregullimeve më të shpeshta të këtij trakti, siç është çrregullimi i urinimit, deri tek më i keqi siç është tumori i testikujve, kanceri i prostatës?

Dr. Krstanoski: Shkaktari kryesor është cilësia e dobët e jetës. Prostata fillon të rritet pas moshës 40 vjeçare, atëherë kur ndryshimet janë më të zakonshme. Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë, konsumi i tepërt i alkoolit, ushqimet me erëza dhe aktiviteti i pamjaftueshëm fizik kontribuojnë në problemet e shpeshta me urinimin, si dhe rritjen beninje të prostatës. Nëse mashkulli gjithnjë e më shumë e vonon shkuarjen në banjo, atëherë vjen deri te dobësimi i funksionit të veshkave, por nganjëherë edhe deri te pamundësia për të urinuar.

Cilat janë simptomat që paralajmërojnë se mashkulli duhet të bëj ekzaminim urologjik?

Dr. Krstanoski: Ato mund të jenë disa nga simptomat e mëposhtme: urinimi urgjent, domethënë ndjenja se ju urgjentisht duhet të urinoni, e cila zakonisht është pasojë e infeksioneve urinare. Pastaj, urinimi i shpeshtë, i cili mund të jetë shenjë e rritjes së prostatës, si dhe urinimi i pavullnetshëm që shfaqet fuqishëm dhe papritur, si dhe urinimi me dhimbje. Dukuria më serioz dhe që kërkon trajtim urgjent është gjaku në urinë. Ndihmë tek urologu kërkohet gjithashtu edhe në rast të shterpësisë, si dhe gjatë disfunksionit erektil.

Si është të punoni në Slloveni, krahasuar me Maqedoninë?

Dr. Krstanoski: Shikoni, pika kryesore është paraja. Në Slloveni, paratë, domethënë, buxheti i fondit shëndetësor është shumë, shumë më i madh se sa ai i Maqedonisë. Atje, për dy milionë banorë, buxheti arrin në tre miliardë euro, ndërsa këtu mezi arrin një miliardë. Kjo do të thotë se në Slloveni sigurohet sigurim shëndetësor prej 1500 euro për individ. Ky është ndryshimi kryesor. Përndryshe, profesionalizmi i mjekëve është i njëjtë. Është normale që shërbimet të jenë më të arritshme, kur ka më shumë staf, më shumë pajisje dhe gjithçka tjetër që nënkupton trajtim modern.