Dermatiti atopik është sëmundje për të cilën shkaqet e shfaqjes së saj nuk janë plotësisht të njohura, por në thelb ato lidhen me zhvillimin e vonuar të sistemit imunitar, thotë Mr. Dr. Natasha Teovska Mitrevska, dermatologe. Ajo shpjegon se baza e dermatitit atopik është lëkura e thatë, e cila është rezultat i çrregullimit të acidit yndyror poli-të-pangopur – acid linolenik në metabolizmin, gjë që çon në çrregullimin e lëkurës.
Çfarë sëmundje është dhe çfarë paraqet dermatiti atopik?
Mr. Dr. Natasha Teovska Mitrevska: Dermatiti atopik është gjendje kronike inflamatore pruritike e lëkurës, e cila mund të ndikojë tek të gjitha grupmoshat. Fjala dermatitis nënkupton inflamacionin e lëkurës. Atopik i referohet një grupi të sëmundjeve të cilat trashëgohen (të cilat transmetohen nga familjarët) dhe shpesh shfaqen edhe sëmundje të tjera, përfshirë astmën, dermatitin atopik dhe rinitin alergjik. Në shumicën e rasteve, ekzistojnë periudha kur sëmundja përkeqësohet, e ashtuquajtura rëndimi i gjendjes, por ekzistojnë edhe periudha kur ajo zhduket dhe është në fazë lehtësimi. Në moshën më të hershme bëhet fjalë për alergji ushqimore. Substancat që shkaktojnë reaksion alergjik quhen alergen edhe atë alergen ndaj ushqimit: qumështi i lopës, vezët, frutat e thatë, kikirikë, bajame, lajthi, arra, citruset, poleni, pluhuri i shtëpisë, myk dhe qimet e kafshëve.
Dermatiti atopik shfaqet në 2% të popullsisë së përgjithshme.
Cilat janë rrezik faktorët e zhvillimit të kësaj sëmundjeje dhe cilat janë simptomat e saj?
Mr. Dr. Natasha Teovska Mitrevska: Ekspozimi ndaj irrituesve (detergjentet, pluhurat, sapunet) mund të çojnë në përkeqësimin e simptomave, si dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ujit, ndryshimi i temperaturave dhe stresi. Tek dermatiti atopik faktor i rëndësishëm është prania e kruarjes, pasiqë kruarja e përkeqëson gjendjen e lëkurës. Mënyra se si ndikon dermatiti atopik në lëkurë mund të ndryshojë sipas mënyrave të ndryshme të kruajtjes dhe pas shfaqjes së infeksioneve të caktuara të lëkurës. Disa njerëz gjithashtu kanë skuqje në lëkurë për shkak se është aktivizuar sistemi imunitar në lëkurë. Tek të tjerët, shfaqet lichenification (trashja) si rezultat i kruarjes dhe fërkimit të tepërt të lëkurës, nga çka hapen plagët dhe shfaqeninfeksione. Dermatiti atopik mund të ndikojë në lëkurën rreth syve dhe kapakët e syve. Lëkura tek njerëzit me dermatit atopik e humbet ujin nga shtresa sipërfaqësore epidermale, gjë që e bën atë shumë të thatë, ndërsa situatat mbrojtëse zvogëlohen. Për shkak të kësaj, lëkura është e ndjeshme ndaj infeksioneve bakteriale dhe virale si, stafilokoke dhe streptokoke.
Një tjetër emër karakteristik për këtë sëmundje është ekzema, por ky term zakonisht lidhet me zhvillimin e simptomave të njëjta në duar. Në më shumë se 90% të simptomave të para shfaqen në moshën një vjeçare, ndërsa 75% deri në moshën tre vjeçare.
Cilët janë shkaktarët e dermatitit atopik dhe si manifestohet tek pacientët?
Mr. Dr. Natasha Teovska Mitrevska: Dermatit atopik manifestohet ndryshe tek të porsalindurit, tek fëmijët dhe të rriturit. Tek të sapolindurit fillon në tre muajt e parë të jetës dhe karakterizohet me shfaqjen e zonave të thata në lëkurën e kokës, ballit, fytyrës, si dhe anët e brendshme të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme. Shkaktarët e dermatitit atopik nuk njihen plotësisht, por kryesisht bazohen në zhvillimin e vonuar të sistemit imunitar. Dermatiti atopik është kryesisht lëkura e thatë, e cila është rezultat i çrregullimit të acidit yndyror poli-të-pangopur – acid linolenik në metabolizmin, gjë që çon në çrregullimin e lëkurës. Lëkura është e thatë, gjë që e bën më të lehtë depërtimin e baktereve dhe alergeneve në të, lëkura bëhet e trashë dhe e plasaritur, pas së cilës shfaqen edhe flluska, por gjithashtu krijohen edhe dregëza të lokalizuara në zonën e qafës, gjunjëve dhe bërrylave. Kruajtja e vazhdueshme i bën fëmijët nervozë dhe të acaruar.
Çfarë nënkupton terapia dhe trajtimi i kësaj gjendje shëndetësore?
Mr. Dr. Natasha Teovska Mitrevska: Gjatë terapisë, pacientët duhet të edukohen që të shmangin kruajtjen, e cila përbën masën më të rëndësishme të kontrollit. Duhet të shmanget nxehtësia, veshjet prej leshi, gjendjet e djersitjes intenzive, dushet e shpeshta dhe përdorimi i sapunëve. Zbatimi i ndonjë diete është gjithashtu efektive, sidomos gjatë periudhës së fëmijërisë. Gjithashtu është i nevojshëm edhe edukimi special për t’u mbrojtur nga infeksionet ose përsëritja e infeksioneve bakteriale ose virale. Trajtimi i dermatitit atopik përfshin gjetjen dhe heqjen e alergjenit, si dhe shkak-faktorët që e provokojnë shfaqjen e tij. Në trajtimin lokal, në varësi të fazës aktuale të sëmundjes, duhet të përdoren emollientët, kremrat kortikosteroide, emulsionet, të cilat varësisht nga komplikimet sekondare, kombinohen me antibiotikë. Kujdesi i pacientit me dermatit atopik është një imperativ i madh. Përdorimi lokal i inhibitorëve calcineurin çon në uljen e inflamacionit. Këto barna janë një alternativë e sigurt për glukokortikoidet.
A ekziston ndonjë parandalim kur është fjala për dermatitin atopik?
Mr. Dr. Natasha Teovska Mitrevska: Parandalim specifik nuk ekziston. Por është e nevojshme të ndalohet kruajtja dhe fërkimi, të mbrohet lëkura nga lagështia e tepërt, substancat irrituese, të mbahet temperatura konstante dhe niveli konstant i lagështisë, të kufizohet ekspozimi ndaj pluhurit, tymit të duhanit, pesticideve dhe qimeve të kafshëve, si dhe njohjen dhe kufizimin e stresit emocional.