Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk
Mjaftë mirë dihet se fajtori kryesor i alergjive të pranverës është poleni i bimëve, dhe se gjëja më e rëndësishme tek alergjitë është shmangia e alergeneve. Kur është fjala për reaksionet alergjike ndaj polenit – që të mos jetoni të izoluar, është e domosdoshme t’u përmbaheni rregullave themelore për sjelljen e alergeneve të jashtme në shtëpi, si të reduktoni simptomat e rinitit alergjik dhe sëmundjeve të tjera alergjike, thekson drejtori i Klinikës së Pulmonologjisë dhe Alergologjisë, Prof. Dr. Dejan Dokiq.
Profesor, kur fillon dhe kur mbaron sezoni i polenit?
Prof. Dr. Dokiq: Kohëzgjatja e sezonit të polenit në vitet e fundit është ndryshe nga siç ishte më parë. Polenizimi zgjat nga muaji mars, duke filluar nga poleni i drunjve dhe mbaron me polenin e barit, deri në tetor dhe nëntor, varësisht nga kushtet klimatike. Nën ndikimin e ngrohjes globale, ndodh që natyra të zgjohet që nga muaji shkurt dhe të filloj të krijohet poleni alergjik i barit. Në muajin mars, përqendrimi i polenit rritet lehtë, ndërsa polenizmi i parë fillon me lulëzimin e qiparisë, lajthisë dhe alnus (lloj nga familja e mështeknës). Nga prilli, rreziku vjen nga mështekna, shelgu dhe frashëri i bardhë, për të vazhduar me dushkun, pishat, bredhin, barin, lulëzimi i të cilave vazhdon gjatë gjithë verës, madje deri në shtator dhe tetor.
Vetëm një bimë e ambrosisë krijon shtatë miliard kokrra poleni për një sezon dhe mund të zgjasë deri në nëntor.
Si mund të luftojmë kundër alergjive të pranverës?
Prof. Dr. Dokiq: Për të luftuar në mënyrë efektive alergjitë, fillimisht duhet të zbulohet se çfarë ndodh në organizmin e pacientit kur has në alergen dhe kush është “përgjegjës” për të. Siç përmendëm deri më tani, fajtori më i madh i alergjive të pranverës është poleni. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e dikujt që është alergjik, ato shkaktojnë një reagim të theksuar ndaj sistemit imunitar dhe ky fenomen njihet si alergji. Në fakt, sistemi imunitar tek personat alergjikë, polenin e njeh gabimisht si trup të huaj që e sulmon organizmin, kështu që në përputhje me këtë vlen: prodhon antitrupa – substanca të cilat i njohin dhe i sulmojnë viruset, bakteret dhe sëmundjet tjera sfiduese. Antitrupat i sulmojnë alergenet dhe në atë rast në gjak lirohet kimikati i quajtur histaminë. Histamina më pas shkakton rrjedhje hundësh, teshtimë, kruajtje dhe simptoma të tjera të alergjisë. Me këto simptome mund të luftoni në dy mënyra: me terapi dhe duke iu përmbajtur udhëzimeve të përgjithshme bazë për luftimin e alergjisë.
Cilat janë këshilla kryesore për (mos)futjen e alergjeneve në shtëpi?
Prof. Dr. Dokiq: Përqendrimi më i lartë i polenit është në mëngjes, nga ora 5 deri në orën 10 dhe në mbrëmje pas orës 17:00. Së pari ju duhet të shmangni qëndrimin jashtë kur përqendrimi i polenit është më i madh, edhe atë para agimit dhe në mbrëmje. Dritaret kur është sezoni i polenit duhet të mbahen të mbyllura, përfshirë edhe dritaret e veturës. Është e nevojshme që të hiqni rrobat, të bëni dush dhe të lani flokët menjëherë sapo keni hyrë në shtëpi. Të lani rregullisht rrobat, çarçafët dhe tekstilin. Të largoni perdet dhe qilimat në sezonin e polenizimit. Të shmanget përdorimi i ventilatorëve. Të përdoren filtrat e klimës dhe të pastrohen rregullisht.
Po në lidhje me përdorimin e ilaçeve në sezonin e polenit?
Prof. Dr. Dokiq: Në rast të përdorimit të ndonjë ilaçi, është e nevojshme që të shkoni për ekzaminim tek alergologu dhe të diagnostifikoni problemin. Nuk duhet të përdoren ilaçe sipas dëshirës. Pas përcaktimit të terapisë, rekomandohet që të gjitha ilaçet kundër alergjisë të merren disa javë para fillimit të sezonit, në mënyrë që të vihen re efektet atëherë kur përqendrimi i polenit të arrijë potencialin e plotë.