INTERVISTË ME Prof.Dr. Dejan Dokiq për Simpoziumin e gjashtë “Të rejat nga Alergologjia dhe Imunologjia” 2023: interesi është gjithmonë i lartë

Presim prezencën e kolegëve nga dhe jashtë vendit, presim zgjerimin e njohurive në këtë fushë, njohjen me kërkimet dhe risitë më të fundit, edukimin e vazhdueshëm mjekësor, debat dhe diskutim, mundësi për kontakte dhe bashkëpunim mes kolegëve.

Simpoziumi “Të rejat nga Alergologjia dhe Imunologjia” është një ngjarje që mbahet një herë në vit, për të gjashtin vit me radhë: Prof. Dr. Dejan Dokiq, kryetar i Shoqatës së Maqedonisë për Alergologji dhe Imunologji Klinike (SHMAIK)
SHKRUAN :
Katerina Shekerovksa- Dimovska

 Shoqata e Maqedoninsë për Alergologji dhe Imunologji Klinike (SHMAIK) aktualisht është duke bërë përgatitjet e fundit para mbajtjes së Simpoziumit të gjashtë “Të rejat mbi alergologjinë dhe imunologjinë klinike”, i cili do të mbahet nga 21 deri më 24 shtator 2023, në hotelin “Drim” të. Strugës. “Mbajtja e aktiviteteve të tilla si simpoziumi ynë është rezultat i një pune të vazhdueshme, me synimin për të ofruar dhe shkëmbyer informacione për arritjet më të fundit nga disa specialitete, si në lidhje me qasjet terapeutike, diagnostikuese, faktorët etiologjikë, por edhe shpërndarja e përvojave vetanake. Në këtë simpozium, kolegët do të mund të shkëmbejnë informacione dhe përvoja mbi arritjet më të fundit shkencore dhe profesionale në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë klinike, pulmonologjisë, dermatologjisë, pediatrisë dhe oftalmologjisë, si dhe mjekësisë së punës. Përfitim do të kenë jo vetëm mjekët e këtyre zonave më të ngushta, por edhe të gjithë ata nga publiku i gjerë mjekësor, si mjekët e përgjithshëm, mjekët e familjes dhe të gjithë të tjerët që merren me trajtimin e këtyre sëmundjeve”, thekson Prof. Dr. Dejan Dokiq, kryetar i Shoqatës së Maqedonisë për Alergologji dhe Imunologji Klinike (SHMAIK).

Profesor, programi preliminar tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Simpoziumit (www.alergologija2023.mk), dhe përveç specialiteteve kryesore – janë përfshirë edhe mjekë pneumologë dhe alergologë, pediatër, dermatologë, specialistë të ORL, okulistë, specialistë të mjekësisë së punës. Cili është interesimi për eventin deri tani dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?

Prof. Dr. Dokiq: Simpoziumi “Të rejat nga alergologjia dhe imunologjia klinike” është një ngjarje që zhvillohet një herë në vit, për të gjashtin vit me radhë. Aktiviteti synon të informojë publikun e gjerë mjekësor për rekomandimet më të fundit në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që trajtohen bashkërisht nga ato që përmendëm më lartë, si dhe të jetë një platformë ku kolegët do të shkëmbejnë mendime dhe përvoja rreth arritjeve më të fundit shkencore dhe profesionale, në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë klinike. Si rezultat i karakterit multidisiplinar, interesimi për eventin është gjithmonë i madh, presim praninë e kolegëve si nga vendi ashtu edhe jashtë saj, presim zgjerimin e njohurive në këtë fushë, njohje me kërkimet dhe risitë më të fundit, edukimin e vazhdueshëm mjekësorë, debat dhe diskutim, mundësi për kontakte dhe bashkëpunim mes kolegëve.

Cilat janë temat kryesore të Simpoziumit dhe cila është ajo që do ti kushtoni vëmendje të veçantë?

Prof. Dr. Dokiq: Simpoziumi i sivjetshëm mbulon disa tema nga pulmlogjia dhe alergologjia si dhe imunologjia klinike, por edhe tema nga specialitetet përkatëse që ndërlidhen më fushën e dermatologjisë, otorinolaringologjisë, sëmundjeve alergjike pediatrike dhe infeksioneve të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore tek fëmijët, tema nga sëmundjet pulmonare etj.

Në këtë simpozium, kolegët do të mund të shkëmbejnë informacione dhe përvoja mbi arritjet më të fundit shkencore dhe profesionale në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë klinike, pulmonologjisë, dermatologjisë, pediatrisë dhe oftalmologjisë, si dhe mjekësisë së punës. Do të përfitojnë jo vetëm mjekët e këtyre zonave më të ngushta, por edhe të gjithë ata nga publiku i gjerë mjekësor, si mjekët e përgjithshëm, mjekët e familjes dhe të gjithë të tjerët që merren me trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Vëmendje e veçantë, përmes leksioneve plenare dhe prezantimeve të rasteve, do t’i kushtohet disa fushave të pulmologjisë me theks të veçantë në sëmundjet kronike të mushkërive si astma dhe HOBB, kanceri i mushkërive – risi në trajtimin e tij dhe qasjet terapeutike kirurgjikale, apnea e gjumit, sarkoidoza dhe fibroza pulmonare, infeksionet virale duke përfshirë pasojat post-covid si dhe sëmundjet alergjike të frymëmarrjes, ndërsa theks të veçantë do ti vihet njohurive të reja si dhe përvojës sonë për këto sëmundje.

Sivjet për herë të parë, me ftesën tuaj, së bashku me simpoziumin “Të rejat nga alergologjia dhe imunologjia klinike” do të mbahet Simpoziumi i Parë “Të rejat në Pulmologji 2023”, i cili mbështetet nga Shoqata e Pulmologëve të Republikës së Maqedoni -SHPRM. Nga lindi ideja për një prezantim të përbashkët të dy shoqatave?

Prof. Dr. Dokiq: Në fushën e pulmonologjisë ka sëmundje që shoqërohen me mekanizma alergjike dhe imunologjike të shfaqjes. Disa prej tyre trajtohen me terapi anti-alergjike dhe imunosupresive. Klinika për pulmonologji dhe alergologji merret me diagnozën dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve dhe aty ka lindur ideja që SHPRM të prezantojë tema nga fusha e pulmologjisë që janë të kompletuara dhe afër interesit profesional të të dyja shoqatave.

Një pjesë e mirë e Simpoziumit fokusohet tek pacientët pediatrikë – cili do të jetë fokusi kur bëhet fjalë për fëmijët?

Prof. Dr. Dokiq: Vërtetë, një pjesë e mirë e simpoziumit i kushtohet popullatës së fëmijëve, duke vënë theksin tek sëmundjet alergjike dhe astma, si gjendje incidenca e të cilave është në rritje, si në botë ashtu edhe në vendin tonë. Temat i referohen ecurisë klinike, diagnostikimit dhe terapisë së këtyre gjendjeve në fëmijëri.

Përsa i përket patologjisë pediatrike, seancat do të përfshijnë leksione për ventilimin joinvaziv, diagnostikimin dhe trajtimin e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët, si dhe leksione në fushën e otorinolaringologjisë pediatrike.

Ekziston një trend i rritjes së prevalencës së alergjive në botë – a e ndjek Maqedonia dhe cila është arsyeja e kësaj?

Prof. Dr. Dokiq: Incidenca e astmës dhe sëmundjeve alergjike është vazhdimisht në rritje. Studimet e fundit tregojnë se përqindja e alergjive po rritet në të gjithë botën, duke prekur 30-35% të njerëzve në një moment të caktuar të jetës së tyre. Ky trend fillimisht është vërejtur në vendet e zhvilluara, por sot gjendet edhe në vendet në zhvillim, përfshirë edhe vendin tonë. Lloji i alergjive gjithashtu ndryshon. Fillimisht, kjo i referohej një rritje të përqindjes së astmës dhe rinitit alergjik (ethet e barit). Por sot flitet gjithnjë e më shumë për alergjitë ushqimore, veçanërisht në popullatën e fëmijëve. Për shembull, në Britaninë e Madhe, llogaritet se rreth 50% e fëmijëve diagnostikohen me një sëmundje alergjike.

Simpoziumi i sivjetshëm mbulon disa tema nga pulmologjia dhe alergologjia si dhe imunologjia klinike, por edhe tema nga specialitetet përkatëse që ndërlidhen me fushën e dermatologjisë, otorinolaringologjisë, sëmundjeve alergjike pediatrike dhe infeksioneve të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes tek fëmijët, tema nga sëmundjet profesionale pulmonare etj.

Një reaksion alergjik është një reagim i sistemit imunitar ndaj një substance e cila është në dukje e padëmshme, të tilla si poleni, ushqimi, pluhuri i shtëpisë, etj. Sistemi imunitar e njeh këtë substancë si një lloj kërcënimi dhe reagon ndaj saj me një mekanizëm mbrojtës të ekzagjeruar. Ajo që ne tani po fillojmë të kuptojmë është pikërisht ajo që e bën një organizëm të reagojë në këtë mënyrë. Shkencëtarët sugjerojnë se faktorë të shumtë mund të jenë shkaku i kësaj: gjenetik, hipoteza e higjienës, ushqimi dhe ndikimi i mjedisit të jashtëm.

Fëmijët e lindur në familje që kanë histori të alergjisë kanë një shans më të lartë për të zhvilluar një sëmundje alergjike. Atopia është një predispozitë gjenetike për krijimin e antitrupave IgE specifike për antigjenin dhe është një gjendje komplekse që është rezultat i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë.

Hipoteza e higjienës sugjeron që sistemi imunitar duhet të vijë në kontakt me mikroorganizma të ndryshëm gjatë zhvillimit të tij, në mënyrë që të përgjigjet siç duhet më vonë në jetë, kundrejt përdorimit në ditët e sodit të dezinfektuesve që është shumë i madh dhe keqpërdorimi i antibiotikëve.

Gjithsesi, se këtu duhet përmendur edhe ndryshimet në të ushqyerit, si dhe ekspozimin e përditshëm ndaj alergeneve që janë pjesë përbërëse e produkteve që përdorim përditë (kremrat, sapunët etj.).

Mjedisi ynë sot është shumë i ndryshëm nga ai që ishte 50 vjet më parë. Edhe pse ka të dhëna që tregojnë fuqizimin e hiperreaktivitetit bronkial në përgjigje të ndotësve të ndryshëm, roli i ndotjes në zhvillimin e sëmundjeve alergjike është ende një temë e hulumtimit.

Sigurisht, kuptimi dhe njohja në rritje e këtyre faktorëve do të rrisë dhe përmirësojë njohuritë tona për sëmundjet alergjike, e në këtë mënyrë edhe mundësitë për trajtimin e tyre.

Një pjesë e mirë e Simpoziumit i kushtohet popullatës së fëmijëve, duke vënë theksin tek sëmundjet alergjike dhe astma, si gjendje incidenca e të cilave është në rritje, si në botë ashtu edhe në vendin tonë. Temat i referohen ecurisë klinike, diagnostikimit dhe terapisë së këtyre gjendjeve në fëmijëri

Mjekësia po ecën me shpejtësi përpara dhe këto ngjarje janë një vend i mrekullueshëm për të ndarë informacionet më të fundit, rekomandime në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, shkëmbimin e përvojave, debatin… Në fakt, informimi i publikut të gjerë mjekësor është një nga qëllimet dhe detyrat kryesore të SHMAIK, e cila realizohet në vazhdimësi. Cilat janë përfitimet aktuale të këtyre ngjarjeve dhe pse është e rëndësishme që ato të zhvillohen rregullisht?

Prof. Dr. Dokiq: Mbajtja e ngjarjeve të tilla si simpoziumi ynë është rezultat i punës së vazhdueshme, me qëllim të ofrimit dhe shkëmbimit të informacionit për arritjet më të fundit nga disa specialitete, si në lidhje me qasjet terapeutike, diagnostikimin, faktorët etiologjikë, por edhe të kuptuarit e përvojat e veta. Në këtë simpozium, kolegët do të mund të shkëmbejnë informacione dhe përvoja mbi arritjet më të fundit shkencore dhe profesionale në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë klinike, pulmonologjisë, dermatologjisë, pediatrisë dhe oftalmologjisë, si dhe mjekësisë së punës. Do të përfitojnë jo vetëm mjekët e këtyre zonave më të ngushta, por edhe të gjithë ata nga publiku i gjerë mjekësor si mjekët e përgjithshëm, mjekët e familjes dhe të gjithë të tjerët që merren me trajtimin e këtyre sëmundjeve.