Intervistë me Prof. Dr. Dejan Dokiq: Trajtimi i alergjive dhe çrregullimeve imunologjike tek fëmijët është fokusi kryesor i Simpoziumit të tretë të SHMAIK

Këtë vit, Shkupi është vendi ku për herë të tretë në një vend do të mbildhen profesionistë të shquar dhe ekspertë në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë. Ky simpozium i tretë praktikisht do të ruajë vazhdimësinë e informimit të audiencë së synuar: internistë, pulmonologë, alergologë, imunologë, pediatër, otorinolaringologë, dermatologë, oftalmologë, specialistë në mjekësinë e punës, mjekët amë dhe specialistë të tjerë që merren me diagnostifikimin dhe trajtimin e alergologjisë dhe trajtimin e çrregullimeve imunologjike tek fëmijët dhe popullata në moshë madhore, si dhe arritjet më të fundit në alergologjinë dhe imunologjinë klinike.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk

Nga data 20 deri më 22 shtator, në Shkup, për herë të tretë do të mbahet Simpozium i Shoqatës së Maqedonisë për Alergologji dhe Imunologji Klinike, ku përveç mjekëve të vendit do të ketë të pranishëm edhe ligjërues dhe mjekë të huaj. Sipas kryetarit të shoqatës, drejtorit të Klinikës për pulmonologji dhe alergologji Prof. Dr. Dejan Dokiq, ky simpozium me pjesëmarrje ndërkombëtare do të integrojë të gjitha sub-specialistet që merren me këtë çështje dhe i kushtohet risive në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë.

Çfarë paraqet ky simpozium i tretë i Shoqatës së Maqedonisë për Alergologji dhe Imunologji Klinike – SHMAIK? Çfarë temash do të trajtohen, cili është fokusi për këtë vit?

Prof. Dr. Dokiq: Problemet me alergjitë dhe çrregullimet imunologjike në popullatën më të re do të jenë tema kryesore e simpoziumit të ardhshëm, por sigurisht, vëmendje e njejtë do t’u kushtohet edhe njëjtave probleme por në popullatën më në moshë.

Shoqata çdo vit mban simpoziume nën emrin “Të rejat nga Alergologjia dhe Imunologjia”. Kjo është mënyra, që ne gjithmonë kemi vazhdimësi në fushën e arsimimit, sepse mjekësia, veçanërisht alergologjia dhe imunologjia klinike, ecin përpara. Për këto arsye, pavarësisht kongreseve, simpoziumet e tilla janë një mënyrë për t’i bërë risitë më të arritshme për të gjithë mjekët që kanë pacientë me sëmundje të tilla. Nuk mund të lejojmë që mjekët të informohen vetëm një herë në katër vjet, ashtu siç mbahen kongreset, pasiqë është periudhë shumë e gjatë kohore për të marrë informacionet e nevojshëm se çfarë ka të re.

Çfarë e bën interesant këtë simpozium për mjekët?

Prof. Dr. Dokiq: Simpoziumi është vendi dhe mundësia ku mund të shkëmbehen mendimet, përvojat dhe idetë midis kolegëve maqedonas dhe atyre ndërkombëtarë të cilët do të marrin pjesë në këtë ngjarje. Mundësia për të dëgjuar për të rejat në fushën e trajtimit, si dhe diagnostikimin e alergologjisë dhe imunologjisë në një vend, e bën këtë simpozium një sfidë për mjekët. Kjo do të thotë se në një vend do të përfshihen tema si: pediatria, alergjitë e traktit respirator, dermatologjia, oftalmologjia, pulmonologjia, sëmundjet profesionale dhe të tjera.

Ne presim që të marrin pjesë ligjeruesit tanë të shquar me leksione plenare mbi temat globale, në kuadër të të cilave do të prezantohen arritjet më të fundit në diagnostifikimin dhe trajtimin e alergjive dhe sëmundjeve imunologjike.