Shkruan: Alekandra Stojanovska
saska@panacea.mk
Çfarë është në fakt kongjestioni i hundës ose bllokimi i hundës?
Prof. Dr. Orovçanec: Kongjestioni i hundës, i njohur ndryshe edhe si bllokimi ose obstruksioni i hundës, është në fakt bllokim i rrugëve të hundës. Zakonisht membrana e mukozës bëhet edematoze ose e enjtur për shkak të inflamacionit të enëve të gjakut. Në këtë mënyrë mund të përcaktojmë përgjithësisht bllokimin, por sërisht është një gjendje shumë specifike që kërkon trajtim të duhur dhe në kohë.
Çfarë e shkakton këtë gjendje?
Prof. Dr. Orovçanec: Shkaqet e kongjestionit të hundës mund të variojnë nga pengesa të lehta deri në gjendje kërcënuese për jetën. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet të porsalindurve. Nëse frymëmarrja nëpërmjet hundës është e bllokuar në muajt e parë, kjo mund të ndikojë në ushqyerjen me gji dhe në rrethana të caktuara shkakton shqetësime të frymëmarrjes të rrezikshme për jetën.
Etiologjia virale dhe alergjike është zakonisht e përfaqësuar si shkaktari i kongjestionit të hundës.
Kongjestioni gjithashtu mund të shkaktohet nga ajri i thatë dhe i ndotur. Sinusiti akut rrallë herë shafqet si shkaktarë, ndërsa edhe më rrallë është prania e ndonjë trupi të huaj, zakonisht në fëmijëri.
Çfarë nënkupton trajtimi i obstruksionit të hundës?
- Anamneza është faktor shumë i rëndësishëm për diagnozë të saktë dhe precize.
- Ekzaminimi klinik është i spikatur ndaj hundës, fytit dhe zonës së sinuseve.
Terapia duhet të jetë e përshtatshme për shkaktarin. Lehtësimi simptomatik i simptomave mund të arrihet me dekongjestionues lokal ose me përgatitje sistemike që përmbajnë antihistaminik. Nëse bëhet fjalë për etiologji alergjike, dhe përgatitje të bazuara në pseudoefedrin dhe ibuprofen.
- Pseudoefedrina është dekongjestionues që mundëson vazokonstriktimin e enëve të gjakut në mukozën e hundës dhe në këtë mënyrë mundëson kalimin më të mirë.
- Ibuprofeni është ilaç anti-inflamator jo-steroid NSAIL që e zvogëlon dhimbjen, ul temperaturën dhe i largon shenjat e inflamacionit.
A mund të ketë ndonjë ndërlikim nëse kongjestioni i hundës nuk trajtohet me kohë?
Prof. Dr. Orovçanec: Kongjestioni nazal tek fëmijët më të rritur dhe adoleshentët është vetëm një pengesë simptomatike, por trajtimi jo adekuat dhe jo në kohë mund të shkaktojë komplikime të tjera. Kongjestioni nazal mund të ndërhyjë në zhvillimin e veshëve, dëgjimit dhe të folurit. Shkakton gërhitje, por mund të shoqërohet edhe me apnean e gjumit. Tek pacientët me adenoidë të rritur mund të shkaktojë edhe apne kronike, mungesë oksigjeni dhe hipoksi, si dhe dështim të zemrës. Dhimbjet në pjesët e fytyrës, dhimbje koke dhe sikleti i vazhdueshëm janë gjithashtu simptoma të kongjestionit nazal të patrajtuar.