Intervistë me Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev: Gjithmonë ka ndonjë rast që është sfidues – ky është motivimi im

Është mirë kur ligjeratën e parë të traumatologjisë e fillon me rreth 20 studentë, ndërsa në ligjeratën e dytë dhe të tretë tashmë do të vëreni se keni 50-60 studentë. Ata kanë një sistem rrjeti të mirë, komunikojnë me njëri-tjetrin dhe me të vërtetë e kuptojnë kur diçka funksionon mirë - thekson Pro. Dr. Kaftanxhiev, traumatolog, profesor dhe prodekan për specializime dhe subspecializime në Fakultetin e Mjekësisë.

Shkruan: Katerina Shekerovska-Dimovska/katerina@panacea.mk

Ishit një nga ligjëruesit e Kongresit që u mbajt kohëve të fundit të Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Republikës së Maqedonisë dhe njëkohësisht pjesë e Bordit Shkencor. Kongresi pritej me padurim dhe ofroi programin më gjithëpërfshirës ndonjëherë. Cilat janë përshtypjet e juaja?

Prof. Dr. Kaftanxhiev: Po, programi ishte mjaft i gjerë, por është mirë kur është kështu, sepse do të thotë që interesi për ngjarje të këtilla është i madh. Kanë kanë disa vite që nga kongresi ynë i mëhershëm, por në ndërkohë kishim një simpozium shkencor, i cili u shoqërua me jubileun 20 vjeçar të MADOT, edhe ai ishte si një kongres i vogël. Ky Kongres ishte i nevojshëm tani, në mënyrë që të tregojmë se vazhdimësia e MADOT ekziston.

Kjo shoqatë është mjaft serioze dhe ka një vlerësim të mirë, pasi që ka anëtarësim të përkushtuar, shoqatë e cila njihet në Evropë. MADOT është anëtare e disa shoqatave botërore dhe evropiane, te të cilat tregohet e ashtuquajtura pjesë profesionale. Më gëzon fakti që kemi pasur një numër të madh ligjëruesish të huaj të ftuar, të cilët gjetën kohë dhe erdhën, megjithëse të gjithë e dimë se kanë një axhendë të ngarkuar.

Mundohem që të jem i mirë organizuar, pothuajse të gjitha punët që i bëj janë punë në grup, jepni disa udhëzime, merrni pjesë në të gjithë procesin, por duhet të ketë një ekip të mirë. Dhe më e rëndësishmja është që të krijohet një ekip i mirë.

Më befasoi për të mirë fakti që kishte njerëz interesantë nga kolegët tanë të rinj, si dhe nga vendet përreth të cilët treguan iniciativën, dëshirën për pjesëmarrje, por edhe të mësojnë  diçka të re, të shkëmbejnë kontaktet. Ky është vendi ku takoheni me persona të tjerë, me persona të shquar dhe ku mund të bini në kontakt të drejtpërdrejtë me ta.

Unë e përgëzoj organizatorin, pasi që unë isha më i angazhuar në pjesën shkencore, por organizimi është tjetër gjë, megjithëse e di se si është të organizosh ngjarje të tilla, pasi që vërtetë kërkon përkushtim dhe anulim të madh. Falënderimet gjithashtu u takojnë edhe sponsorëve, pasi që pa to nuk mund të ketë një gjë të tillë. Çdo gjë është mirë kur përundon mirë.

Studentët kërkojnë përditësime, informata të reja, megjithëse ne ligjerojmë gjërat bazë, gjithmonë është e nevojshme që të futet diçka e re që do t’i interesojë dhe do t’i motivojë ata – Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev

Ju jeni traumatolog, profesor, por edhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Si është interesi i stundentëve për traumatologjinë?

Prof. Dr. Kaftanxhiev: Sa i përket interesit të studentëve për të qenë i sinqertë, gjithmonë mundet më mirë. Por një pjesë e fajit na takon edhe neve. Nuk mund të shohim në mënyrë të njëanshme se studentët nuk janë të interesuar, por nëse gjejmë mënyrë për të rritur intersimin e tyre do të ishte ndryshe. Është mirë kur ligjeratën e parë të traumatologjisë e fillon me rreth 20 studentë, ndërsa ligjeratën e dytë dhe të tretë tashmë do të shihni se  keni 50-60 studentë. Ata kanë një sistem të mirë rrjeti, komunikojnë me njëri-tjetrin dhe me të vërtetë e kuptojnë kur diçka funksionon mirë. Prandaj fajin nuk mund që të ja lëjm vetëm njërës anë, duhet gjithmonë të gjejmë një mënyrë dhe të jemi vetëkritik. Studentët kërkojnë përditësime, informata të reja, megjithëse ne ligjerojmë gjërat bazë, gjithmonë është e nevojshme që të futet diçka e re që do t’i interesojë dhe do t’i motivojë ata.

Puna e tretë si prodekan, është punë administrative dhe mjaft e vështirë. Mirëpo unë jam kapur për një pune, i drejtoj specializimet, diçka që është mjaft serioze në të gjithë organizimin, sistemin e përgjithshëm shëndetësor. Pres që të bëjmë një hap përpara dhe t’i stabilizojmë gjërat. Sistemi është ndërtuar tashmë, vetëm duhet që të punohet.

Jo rastësisht i përmenda obligimet e juaj, të cilat në të vërtetë janë shumë, edhe pse profesioni i traumatologut flet mjaftueshëm për lidhjen me stresin dhe rastet me të cilat hasni. Njerëzit, populli i zakonshëm, gjithmonë i ka interesuar fakti se si mbrohen mjekët, si e tejkalojnë stresin, a kanë ndonjë armë magjike? Cila është mënyra juaj?

Prof. Dr. Kaftanxhiev: Nuk e di nëse kam ndonjë mënyrë të veçantë… Jam mësuar të jetoj dhe punoj në këtë mënyrë, tërë jetën kështu kam bërë. Mundohem të jem i mirë organizuar, pothuajse të gjitha punët që i bëj janë punë në grup, jepni disa udhëzime, merrni pjesë në të gjithë procesin, por duhet të ketë një ekip të mirë. Dhe më e rëndësishmja është që të krijohet një ekip i mirë. Mendoj se në traumatologji kjo gjë arrihet më së miri, kam kolegë me të cilët bashkëpunoj për një kohë të gjatë dhe me të cilën funksionojmë mjaft mirë si ekip. Profesioni prej profesori është diçka që është individuale, megjithëse keni nevojë për ndihmë në gjëra të caktuara, ndërsa puna e tretë si prodekan, është punë administrative dhe mjaft e vështirë. Mirëpo unë jam kapur për një pune, i drejtoj specializimet, diçka që është mjaft serioze në të gjithë organizimin, sistemin e përgjithshëm shëndetësor. Për fat të keq, vitet e fundit ka ndryshuar shumë dhe e gjithë kjo ka sjellë disa pengesa administrative, probleme. Pres që të bëjmë një hap përpara dhe t’i stabilizojmë gjërat. Sistemi është ndërtuar tashmë, vetëm duhet që të punohet, ndërsa më e mira është kur keni një sistem të cilin të gjithë e dinë se ekziston dhe se është diçka që funksionon dhe kur njerëzit ta njohin atë.

Në Klinikën e Traumatologjisë, çdo ditë përballeni me një sërë rastesh. A mund të dalloni diçka specifike sa i përket asaj që punoni?

Prof. Dr Kaftanxhiev: Kam një kohë të gjatë në këtë punë, por çfarë është ajo që edhe pas aq shum kohësh na motivon? Gjithmonë keni një rast sfidues. Për momentin, nuk mund të kujtohem që të dalloj ndonjë, por gjithmonë ka. Sfidues në aspektin e tillë nëse është bërë diçka e gabuar, që të mos e ekzagjeroj, madje as që duhet që ta përmendi, por  ne fatkeqësisht ende kemi raste të cilat trajtohen gabimisht, kështu që juve u duhet ta përmisoni atë dhe kjo është kënaqësi. Veç kësaj, diçka që ka shkuar keq, kështu që duhet të ndryshohet, korrigjohet… Disi, ende arrij të gjej motivim.