Intervistë me Prof. Dr. Jovan Haxhi Gjokiq: Meshkujt e moshës mbi 45 vjeçare duhet të vizitohen te urologu dy herë në vit

Kanceri i prostatës është një sëmundje shumë e zakonshme tek meshkujt e moshës mbi 60 vjeçare, edhe pse kohëve të fundit është shumë i zakonshëm edhe tek meshkujt e rinj.

Shkruan: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk

Kanceri i prostatës është kanceri i tretë më i zakonshëm tek meshkujt, pas karcinomit të zorrës së trashë, rektumit dhe kancerit të mushkërive. Kanceri zhvillohet në prostatë, gjëndër me madhësinë e një gështenje, që ndodhet pikërisht nën fshikëzën dhe që prodhon një pjesë të lëngut të spermës. Në fazë të hershme, kanceri i prostatës mund që të mos japë edhe asnjë simptomë.

Për të gjitha aspektet e sëmundjes dhe mënyrat e trajtimit, ne biseduam me akademikun Prof. Dr. Jovan Haxhi Gjokiq, specialist urolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd.

Cilat janë simptomat më të zakonshme dhe si diagnostikohet kanceri i prostatës?

Prof. Dr. Haxhi Gjokiq: Kanceri i prostatës është një sëmundje shumë e zakonshme tek meshkujt e moshës mbi 60 vjeçare, edhe pse kohëve të fundit është shumë i zakonshëm edhe tek meshkujt e rinj. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që meshkujt pas moshës pesëdhjetë vjeçare, por edhe më herët, nëse hasin në simptoma të tilla si çrregullime gjatë urinimit, në kuptimin e djegies gjatë urinimit, të paraqiten tek urologu për ekzaminim. Procedura më e rëndësishme diagnostifikuese në këtë rast është ultrazëri, që është invazive minimale, si dhe testi PSA (Prostate Antigen Specific), i cili duhet të bëhet në tri forma, total, i lirë dhe indeksi i raportit të i lirë dhe total. Nëse indeksi është i ulët, dyshimi për kancer të prostatës është i lartë. Gjithashtu, një pjesë e procedurës kryesore diagnostikuese është ekzaminimi i zorrës së trashë, edhe pse në ditët e sotme urologët e bëjnë gjithnjë e më pak këtë gjë. Procedura e rekomanduar është rezonanca magnetike në pjesën e legenit të vogël, ndërsa në fund bëhet edhe biopsia e prostatës. Kjo është procedurë rutinë që kryhet me anestezi lokale. Përafërsisht merren rreth 12 prerje dhe dorëzohen në ekzaminim patohistologjik dhe në varësi të rezultateve të biopsisë, nëse konstatohet se është kanceri i prostatës, merret vendim për metodat e trajtimit.

Kanceri zhvillohet në prostatë, gjëndër me madhësinë e një gështenje, që ndodhet pikërisht nën fshikëzën dhe që prodhon një pjesë të lëngut të spermës.

Zakonisht, përcaktohet se bëhet fjalë për adenokarcinomë të gjëndrës prostatike. E rëndësishme është që të hetohet se në cilën fazë është karcinomi. Nëse është në fazën e parë atëherë është mirë e diferencuar, por nëse është në fazën e tretë është keq i diferencuar dhe është shumë më malinj se sa faza e parë. Në këtë rast, gjithashtu është e rëndësishme që të ekzaminohet invazioni i nyjeve limfatike dhe mbi këtë bazë vendoset se cili do të jetë trajtimi i mëtejshëm.

Sa shpesh shfaqet kanceri i prostatës tek meshkujt?

Prof. Dr. Haxhi Gjokiq: Karcinoma e prostatës është mjaft e zakonshme tek meshkujt. Sipas këtij kriteri është në vendin e tretë pas zorrës së trashë dhe rektumit dhe kancerit të mushkërive. Por, edhe pse është shumë i zakonshëm, ka edhe një anë të mirë, që nuk është invazive. Ai është me zhvillim të ngadalshëm, ndërsa të prekurit mund të kenë parashikime të mira dhe të jetojnë për 20 vjet, edhe pse kanë kancer të prostatës. Kjo vlen veçanërisht nëse zbulohet në kohë, sidomos në një fazë kur është e lokalizuar në vetë prostatën, domethënë në një fazë kur nuk ka depërduar kapsula e saj dhe pa metastaza. Zakonisht, kanceri i prostatës prodhon metastaza në eshtrat e legenit dhe në shpinën lumbosakrale. Diagnostifikisht, është e nevojshme të bëhet edhe scintigrami i sistemit kockor.

Cili është trajtimi i kancerit të prostatës?

Prof. Dr. Haxhi Gjokiq: Kur diagnostikohet kanceri i prostatës, trajtimi më i mirë është operacioni, ose më saktësisht, prostatektomia radikale. Në këtë rast, hiqet prostata, skrotumi dhe gjëndrat limfatike të legenit. Kjo është një metodë radikale që ka rezultate vendimtare. Mund të bëhet fjalë për prostatektomi radikale retro-pubike me prerje të hapura, ose mund të kryhet aksesi perineal, ndërsa këtë e vendos kirurgu. Kanceri i prostatës mund të trajtohet me laparoskopi dhe me ndërhyrjen e robotit. Këto janë metoda të reja që kanë avantazhe të caktuara, por nëse krahasohen me metodën e hapur, nuk ka shumë ndryshim në rezultatin përfundimtar, në dobinë ose në cilësinë e mëtejshme të jetës së pacientit.

Kur diagnostikohet kanceri i prostatës, trajtimi më i mirë është operacioni, ose më saktësisht, prostatektomia radikale.

Trajtimi kirurgjikal i kancerit të prostatës mund të kryhet gjithashtu edhe në rastet recidive, ndërsa me sukses të mirë mund të kryhet edhe radioterapia. Në disa raste, zbatohet bllokada totale e androgjenit, dmth. bllokohet prodhimi i testosteronit, pasi që hormoni ndikon dhe stimulon zhvillimin e kancerit të prostatës. Ky kancer është i varur nga hormoni, ashtu si kanceri i gjirit tek femrat.

Në çfarë moshe duhet të bëjnë meshkujt ekzaminimin e parë tek urologu?

Prof. Dr. Haxhi Gjokiq: Meshkujt nuk duhet të presin që të hasin në ndonjë nga simptomat që tregojnë për kancerin e prostatës, për t’u vizituar tek urologu. Përkundrazi, çdo mashkull mbi 45 vjeç duhet që dy herë në vit të vizitohet tek urologu, pa ndonjë simptomë ose arsye, dhe të bëjë analiza rutinë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasiqë kanceri i prostatës nuk mund të japë asnjë simptomë dhe për këtë arsye ekziston rreziku i zbulimit në një fazë më të vonshme.