INTERVISTË ME PROF.DR KONSTANTIN MITEV: Metodat rigjeneruese për trajtimin e kërcit artikular të dëmtuar janë të sigurta, efektive, minimalisht invazive dhe nuk shkaktojnë refuzim të implantit

Dhimbja në kyç është manifestimi i parë dhe më i shpeshtë si pasojë e fillimit të dëmtimit të kërcit të kyçit, i cili më pas rritet kur kyçet janë të ngarkuara. Kjo pasohet me ënjtje, ngurtësim, krepitacion (çarje) dhe bllokim ose ndërprerje të funksionit të kyçeve.

Arritjet moderne në riparimin e kërcit po ndryshojnë dhe po përmirësohen me shpejtësi në drejtim të shfrytëzimit të potencialit biologjik të organizmit të njeriut: shpjegon Prof. Dr. Konstantin Mitev, specialist i kirurgjisë së përgjithshme, subspecialist i traumatologjisë.
SHKRUAN:
Katerina Shekerovska-Dimovska

 

Shkaktarët më të shpeshtë të dëmtimit të kërcit artikular janë aktivitetet që lidhen me traumat e përsëritura të kyçit, ndikimi i fortë – ndikimi i kyçit gjatë traumave sportive, rënia/rrëzimet, aktiviteti ditor i papërshtatshëm për moshën e pacientit”, shpjegon PROF. DR. KONSTANTIN MITEV, specialist i kirurgjisë së përgjithshme, subspecialist i traumatologjisë.

Dëmtimi i kërcit artikular lidhet me procesin e plakjes së individit dhe simptoma e parë është dhimbja në kyç që rritet kur kyçet janë të stresuara. Ky problem mund të çojë në vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme, madje edhe në një shkallë të caktuar të paaftësisë nëse nuk trajtohet në mënyrë adekuate dhe në kohën e duhur.

Pas dhimbjeve zakonisht paraqitet ënjtje, ngurtësim, krepitacion (çarje), bllokim ose ndërprerje e funksioneve të kyçeve

Cilat janë shkaqet e dëmtimit të kërcit të kyçeve?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Shkaqet më të zakonshme që çojnë në dëmtimin e kërcit artikular lidhen me procesin e plakjes së individit. Tek popullata e rritur, për shkak të çekuilibrit hormonal, pasivitetit, stresit afatgjatë në nyje, humbjes së ekuilibrit kockor-muskulor dhe obezitetit (mbipeshës), ka një rritje të prodhimit të ndërmjetësve inflamatorë që kanë një efekt të drejtpërdrejtë toksik në integritetin e kërcit të kyçit.

Për shkak të përqindjes së madhe të pacientëve që paraqiten me dëmtime të avancuara dhe masive të kërcit artikular, rekomandimi im është që të mos anashkalohen simptomat e para si dhimbje të lehta, kërcitje të kyçit dhe ënjtje të lehtë, por të paraqiten për kryerjen e ekzaminimit mjekësor.

Cilat janë fazat e dëmtimit, me çfarë problemesh përballet pacienti dhe cila është dinamika me të cilën zhvillohen simptomat?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Dhimbja në kyç është manifestimi i parë dhe më i shpeshtë si pasojë e fillimit të dëmtimit të kërcit të kyçit, i cili më pas rritet kur kyçet janë të ngarkuara. Kjo pasohet me ënjtje, ngurtësim, krepitacion (çarje) dhe bllokim ose ndërprerje të funksionit të kyçeve.

Cilat aktivitete çojnë në dëmtimin e kërcit artikular?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Shkaktarët më të shpeshtë të dëmtimit të kërcit artikular janë aktivitetet që lidhen me traumat e përsëritura të kyçit, ndikimi i fortë – ndikimi i kyçit gjatë traumave sportive, rënia, aktiviteti ditor i papërshtatshëm për moshën e pacientit.

Mjekësia po përparon vazhdimisht, cila është më e reja në trajtimin e kërcit artikular të dëmtuar?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Arritjet moderne në riparimin e kërcit po ndryshojnë dhe po përmirësohen me shpejtësi në drejtim të shfrytëzimit të potencialit biologjik të organizmit të njeriut. Në dekadën e fundit ekziston një zgjerim i metodave dhe trajtimeve të rigjenerimit të kërcit artikular duke përdorur qelizat staminale, plazmën e pasur me trombocite, serumin e autokushtëzuar/autokondicionuar, stimulimin e palcës kockore dhe autotransplantimin e implanteve qelizore.

Në dekadën e fundit ekziston një zgjerim i metodave dhe trajtimeve të rigjenerimit të kërcit artikular duke përdorur qelizat staminale, plazmën e pasur me trombocite, serumin e autokushtëzuar/autokondicionuar, stimulimin e palcës kockore dhe autotransplantimin e implanteve qelizore:Prof.Dr.Konstantin Mitev

Si funksionon mjekësia rigjeneruese dhe si përdoret potenciali biologjik i vet organizmit në trajtimin e kërcit artikular të dëmtuar?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Metodat rigjeneruese për trajtimin e kërcit artikular të dëmtuar janë të sigurta, efektive, minimalisht invazive dhe më e rëndësishmja nuk shkaktojnë refuzim të implantit apo ndonjë reaksion alergjik sepse e kanë origjinën nga vetë personi. Rigjenerimi i kërcit bazohet në përdorimin e potencialit biologjik të qelizave të gjakut – trombociteve ose qelizave staminale. Trombocitet përmbajnë një numër të madh faktorësh të rritjes, faktorë transformimi dhe riparimi. E njëjta gjë mund të arrihet me aplikimin e qelizave staminale të marra nga palca e eshtrave ose indi dhjamor. Këto dy metoda mund të përdoren individualisht ose të kombinuara, duke përmirësuar kështu cilësinë e kërcit të riparuar.

Cilat janë përfitimet e këtij trajtimi?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Përdorimi i metodave moderne për riparimin e kërcit artikular të dëmtuar mundësojnë reduktim të dhimbjes dhe ënjtjes në nyjën e prekur, si dhe përmirësimin dramatik të funksionit të kyçit.

Rigjenerimi i kërcit bazohet në përdorimin e potencialit biologjik të qelizave të gjakut – trombociteve ose qelizave staminale. Trombocitet përmbajnë një numër të madh faktorësh të rritjes, faktorë transformimi dhe riparimi. E njëjta gjë mund të arrihet me aplikimin e qelizave staminale të marra nga palca e eshtrave ose indi dhjamor. Këto dy metoda mund të përdoren individualisht ose të kombinuara, duke përmirësuar kështu cilësinë e kërcit të riparuar.

Sa kohë duhet që kërci i ri të riintegrohet dhe çfarë vijon më pas?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Koha e riintegrimit të kërcit të sapoformuar varron nga disa javë në disa muaj dhe varet nga ashpërsia e dëmtimit të kyçit, mosha e pacientit, statusi hormonal dhe sëmundjet shoqëruese që ngadalësojnë procesin e riparimit të kërcit të kyçit.

Kërci artikular i dëmtuar mund të vështirësojë kryerjen e obligimeve të përditshme, madje edhe në një shkallë të caktuar të paaftësisë, prandaj duhen marrë gjithmonë masa parandaluese. Cilat janë rekomandimet tuaja?

Prof. Dr. Konstantin Mitev: Për shkak të përqindjes së madhe të pacientëve që paraqiten me dëmtime të avancuara dhe masive të kërcit artikular, rekomandimi im është që të mos anashkalohen simptomat e para si dhimbje të lehta, kërcitje të kyçit dhe ënjtje të lehtë, por të paraqiten për kryerjen e ekzaminimit mjekësor. Aktivitetet parandaluese si ushtrimet, ecja, vrapimi, noti dhe çiklizmi janë të shkëlqyera për forcimin e integritetit të sistemit skeletor, por duhet të kryhen me kujdes dhe në përputhje me moshën e pacientit.

Përktheu dhe përshtati:S.N