“Shumica e komplikacioneve pas COVID-19 lidhen me sistemin kardiopulmonar. Problemet kardiake përfshijnë: miokarditin, perikarditin, aritminë dhe isheminë. Ndërsa ndërlikimet më të shpeshta pulmonare përfshijnë: pneumoninë bakteriale, pneumotoraksin. Simptoma të tjera sistemike post-covid përfshijnë: lodhje, dhimbje koke, dhimbje trupi, dispne, ankth, depresion…” shpjegon Prof. Dr. Milka Klinçeva, subspecialiste e kardiologjisë, e cila thotë se është e nevojshme të mos anashkalohet shfaqja e asnjë simptome dhe njëkohësisht të konsultohet mjeku.
Disa njerëz, veçanërisht ata që i kanë mbijetuar një forme të rëndë sëmundjes së COVID-19, në periudhën pas shtrimit në spital përballen me pasoja të shumta apo gjendje autoimune, simptomat e të cilave zgjasin javë ose muaj pas sëmundjes. Pasojat me shumë organe post-covid mund të përfshijnë shumë sisteme si zemra, mushkëritë, veshkat, lëkura dhe truri. Çfarë është në të vërtetë sindroma post-covid?
Prof.Dr Klinçeva: Sindroma post-covid definohet si prania e shenjave dhe simptomave, të cilat shfaqen gjatë dhe pas infeksionit me COVID-19, dhe vazhdojnë për 12 javë (3 muaj), dhe nuk shpjegohen me diagnozë tjetër. Një pjesë e madhe e komplikimeve pas COVID-19 lidhen me sistemin kardiopulmonar. Problemet kardiake përfshijnë: miokarditin, perikarditin, aritminë dhe isheminë. Ndërsa ndërlikimet më të shpeshta pulmonare përfshijnë: pneumoninë bakteriale dhe pneumotoraksin. Simptoma të tjera sistemike post-covid përfshijnë: lodhje, dhimbje koke, dhimbje trupi, dispne, ankth dhe depresion. Mund të shfaqen gjithashtu sindroma Zhillian-Barre, encefaliti, polineuropatia, sindroma depresive, deliriumi dhe psikoza, të cilat janë ndërlikimet më të zakonshme neuropsikiatrike. Komplikime të mundshme janë edhe tromboza e venave të thella dhe emboli pulmonare, njashtu edhe komplikacione të veshkave.
Prandaj, është e nevojshme të mos injoroni shfaqjen e asnjë simptome dhe të konsultoheni me një mjek.
Disa nga simptomat e zakonshme për Covid-in e zgjatur, si rrahjet e shpejta, marramendja, dhimbje gjoksi dhe gulçimi, mund të jenë për shkak të problemeve të zemrës – ose faktit që keni qenë të infektuar me SARS-CoV-2. A mund ta dëmtojë COVID-19 zemrën dhe në çfarë mënyre, duke qenë se është kryesisht një sëmundje e frymëmarrjes?
Prof.Dok.Klinçeva: Vetë virusi COVID-19 lidhet me receptorin transmembranor të enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 në qelizat pritëse: pneumocitet, makrofagët, qelizat endoteliale, qelizat e miokardit (qelizat muskulore të zemrës) duke çuar në inflamacion dhe dështim të shumë organeve. Infeksioni i qelizave endoteliale çon në çrregullime mikro dhe makrovaskulare. Këto çrregullime mund të çojnë në destabilizimin e pllakës aterosklerotike dhe zhvillimin e sindromës akute koronare (infarkt miokardi).
Infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes me SARS-CoV-2, veçanërisht pneumocitet e tipit 2, çon në inflamacion sistemik dhe një reagim të madh të sistemit imunitar. Kjo çon në të ashtuquajturat “stuhi citokine”, në të cilën rritet niveli i citokinave si interleukina 6, interleukina 7 dhe interleukina 22.
Një pjesë e madhe e komplikimeve pas COVID-19 lidhen me sistemin kardiopulmonar. Problemet kardiake përfshijnë: miokarditin, perikarditin, aritminë dhe isheminë. Ndërsa ndërlikimet më të zakonshme pulmonare përfshijnë: pneumoninë bakteriale dhe pneumotoraksin.
Pas kësaj, është e mundur që limfocitet T dhe makrofagët e aktivizuar të infiltrojnë (përfshijnë) dhe të infektojnë miokardin (muskulin e zemrës). Kjo çon në zhvillimin e inflamacionit të muskujve të zemrës (miokardit) dhe dëmtimit të muskujve të zemrës. Përveç dëmtimit indirekt të miokardit nga imuniteti, është gjithashtu i mundur pushtimi i drejtpërdrejtë viral i muskujve të zemrës, duke çuar në dëmtimin e fibrave të muskujve të zemrës dhe zhvillimin e mundshëm të aritmive.
Rezonanca magnetike e zemrës paraqet standardin e artë për diagnostikimin e shumë sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë diagnozën e inflamacionit të muskujve të zemrës. Kjo metodë na lejon të vlerësojmë funksionin kontraktues të zemrës, të vlerësojmë inflamacionin, edemën dhe nekrozën. Prania dhe shtrirja e nekrozës në muskulin e zemrës ka aftësi diagnostikuese
Miokarditi është potencial i mundshëm kardiak, e pasuar nga COVID-19, e cila rezulton nga reaksionet imunologjike adaptive. Më saktë, rreziku i miokarditit dhe sëmundjeve të tjera inflamatore të zemrës është shumë më i lartë tek njerëzit që kanë qenë të infektuar me virusin. Cilat janë simptomat më të shpeshta të miokarditit dhe kur pacienti duhet të paraqitet tek mjeku?
Prof.Dok. Klinçeva: Miokarditi është një diagnozë e njohur nga më herët. Shumë viruse të ndryshme, duke përfshirë virusin e gripit, (influence) mund të shkaktojnë miokardit. Inflamacioni i muskulit të zemrës mund të shkaktohet edhe nga shumë baktere (stafilokokë, streptokokë), disa parazitë, madje edhe kërpudha. Mekanizmi patofiziologjik i zhvillimit të inflamacionit është i ngjashëm nga të gjithë shkaktarët. Dallimi është në shpeshtësinë e zhvillimit të inflamacionit. Mendohet se miokarditi mund të zhvillohet në 1% të njerëzve që infektohen me virusin e gripit (influencës). Në të kundërt, miokarditi post-COVID ndodh në 10-15% të njerëzve. Statistikat tona konfirmojnë këtë mendim.
Simptomat më të shpeshta të miokarditit janë: rrahje të shpejta dhe të çrregullta të zemrës, lodhje, gulçim, ndonjëherë edhe gjatë pushimit, dhimbje gjoksi, plogështi. Me shfaqjen e këtyre simptomave është e nevojshme kryerja e kontrollit kardiologjik, sepse simptoma të njëjta ose të ngjashme shfaqen edhe me diagnoza të tjera kardiologjike. Kjo lejon që të bëhet diagnozë e saktë.
Cila është përparësia e rezonancës magnetike në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës?
Prof.Dr. Klinçeva: Rezonanca magnetike e zemrës paraqet standardin e artë për diagnostikimin e shumë sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë diagnozën e inflamacionit të muskujve të zemrës. Kjo metodë na lejon të vlerësojmë funksionin kontraktues të zemrës, të vlerësojmë inflamacionin, edemën dhe nekrozën. Prania dhe shtrirja e nekrozës në muskulin e zemrës ka aftësi diagnostikuese
Miokarditi nuk mund të diagnostikohet me eko të zëmrës. Me eko-kardiografinë dhe praninë e markerëve biokimikë mund të ngrihet dyshimi për miokardit, i cili duhet vërtetuar ose refuzuar pikërisht me rezonancën magnetike të zemrës.
80% e sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohen nëse kontrollohen faktorët që çojnë në sëmundjet kardiovaskulare. Këto përfshijnë kontrollin e presionit të gjakut, nivelet e yndyrës në gjak, nivelet e sheqerit në gjak, mbajtjen e një peshe normale trupore dhe, natyrisht, e fundit, ushtrimet e rregullta.
Përveç miokarditit, rezonanca magnetike e zemrës mund të japë shumë informacione për strukturën dhe funksionin e zemrës, të diagnostikojë shumë kardiomiopati, defekte të lindura dhe të fituara të zemrës, të vlerësojë rrezikun e vdekjes së papritur, të vlerësojë një përgjigje inflamatore shumësistemike dhe mund të jetë në formën e miokarditit, perikarditit (inflamacion dhe mukozës së muskujve të zemrës) ose zemrës sistolike jofunksionale.
Avantazhi kryesor i rezonancës magnetike të zemrës përbëhet nga jo se, është e vetmja metodë joinvazive që tregon cilësinë e muskujve të zemrës. Për më tepër, është një metodë e sigurt që përdor mjete kontrasti që mund të përdoren edhe tek pacientët me probleme të veshkave.
Cili është rezultati i miokarditit post-covid?
Prof.Dr. Klinçeva: Numri më i madh i rasteve kanë prognozë të mirë. Pacientët marrin terapi për parandalimin ose trajtimin e dështimit të zemrës. Rekomandohet pushimi dhe sportet janë të ndaluara për gjashtë muajt e ardhshëm. Rastet më të rënda duhet të shtrohen në spital.
Si llogaritet rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, cilët janë faktorët e rrezikut dhe në çfarë duhet kushtuar vëmendje të veçantë për ruajtjen e shëndetit dhe zbulimin në kohë të problemeve të mundshme kardiovaskulare?
Prof. Dr. Klinçeva: Çdo person duhet ta dijë rrezikun e tij për sëmundjet kardiovaskulare. Llogaritet në bazë të një vlerësimi të faktorëve ekzistues të rrezikut, moshës, gjinisë dhe gjenetikës. Kontrollet kardiologjike parandaluese janë vendimtare për zbulimin në kohë të problemeve të mundshme. Ato konsistojnë në një vlerësim të saktë të rrezikut kardiovaskular në çdo individ. 80% e sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohen nëse kontrollohen faktorët e rrezikut që çojnë në sëmundje kardiovaskulare. Këto përfshijnë kontrollin e presionit të gjakut, nivelet e yndyrës në gjak, nivelet e glukozës (sheqerit) në gjak, si dhe mbajtjen e një peshe normale trupore dhe, sigurisht, aktivitetit i rregullt fizik. (R.P)
Përktheu dhe përshtati: S.N