Intervistë me Prof. Dr. Mirjana Bogiq: Riniti alergjik është rrezik faktori më i rëndësishëm i shfaqjes së astmës

Riniti alergjik dhe astma, më parë janë ndjekur si dy sëmundje të veçanta, tani për tani imponohet mendimi se ndoshta është më mirë të përshkruhen si inflamacion në vazhdimësi, të cilat i prekin rrugët e frymëmarrjes në periudha të ndryshme të jetës.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska / saska@panacea.mk

Rinit alergjik është pranuar si rrezik faktori më i rëndësishëm për paraqitjen e astmës, gjë që dëshmohet nga studimet e shumta epidemiologjike, patofiziologjike dhe klinike. Rreth asaj se si ndikon riniti alergjik në shfaqjen e astmës, si qëndron gjendja me këtë sëmundje dhe për të në përgjithësi, biseduam me Prof. Dr. Mirjana Bogiq, drejtoreshë e Klinikës për alergji dhe imunologji në Qendrën Klinike të Serbisë, e cila ishte pjesë e ligjëruesve në Kongresi i katërt të Shoqatës për Alergologji dhe Imunologji Klinike të Maqedonisë…, i cili u mbajt së fundmi në Ohër.

Shumë studime tregojnë se simptomat nazale dhe shenjat e rinitit ekzistojnë në 28-78% e pacientëve me astmë dhe se pacientët me rinit alergjik pothuajse në 38% të rasteve preken edhe nga astma, thekson Bogiq.

Personat me rinit alergjik a kanë prirje për t’u prekur edhe nga ndonjë sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes?

Prof. Dr. Bogiq: Prej kohësh është vërejtur lidhja midis rinitit alergjik dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes siç është astma bronkiale, sinusiti dhe polipoza e hundës. Më së shumti është i studiuar ndërveprimi i rinitit dhe astmës. Përveç faktit se shumë pacientë me astma kanë edhe rinitis, dhe faktit se riniti ka shumë të ngjarë të jetë rrezik faktori i predispozuar për zhvillimin e astmës, gjithashtu është vërejtur se njerëzit me rinitis alergjik dhe astma, kanë pamje më të rënda klinike të rinitit, se sa ata që kanë vetëm rinitis. Personat me të dyja sëmundjet kanë pamje të rënda klinike të astmës si dhe pamje më të rënda klinike të rinitit, për dallim nga ato që kanë pamje të lehtë klinike të rinitit.

Cila është lidhja epidemiologjike midis rinitit dhe astmës?

Prof. Dr. Bogiq: Shumë studime tregojnë se simptomat nazale dhe shenjat e rinitit ekzistojnë në 28-78% e pacientëve me astmë dhe se pacientët me rinit alergjik pothuajse në 38% të rasteve preken edhe nga astma. Rezultatet e një studim, i cili ndoqi pacientët për 23 vjet treguan se, astma është tre herë më e zakonshme tek personat me rinitis alergjik sesa tek ato pa rinitis. Parashikimi dhjetë-vjeçar i rinitit alergjik tek fëmijët tregon zhvillimin e astmës në 19% të rasteve, ndërsa më e zakonshme është tek fëmijët me rinitis gjatë gjithë vitit (shpesh i shkaktuar nga këpushat e pluhurit të shtëpisë) sesa tek fëmijët me rinitit alergjik. Zhvillimi i njëkohshëm i të dyja sëmundjeve shfaqet tek 25% e pacientëve.

Riniti alergjik dhe astma, më parë janë ndjekur si dy sëmundje të veçanta, tani për tani imponohet mendimi se ndoshta është më mirë të përshkruhen si inflamacion në vazhdimësi, të cilat i prekin rrugët e frymëmarrjes në periudha të ndryshme të jetës.

Cili është efekti i trajtimit të rinitit alergjik gjatë astmës?

Prof. Dr. Bogiq: Antihistaminet janë zgjedhja e parë terapeutike në trajtimin e rinitit alergjik, por nuk rekomandohen për kontrollin e astmës, megjithëse kanë efekt të caktuar në të. Janë mjaftë efikase edhe në trajtimin e formës akute të rinitit alergjik, i cili karakterizohet nga sulmi i teshtitjes, sekrecione të shumta, kruajtja e mukozës, vështirësi gjatë frymëmarrjes me hundë dhe shoqërim i shpeshtë me konjuktivitin.

Trajtimi i inflamacionit të hundës me medikamente lokale ndihmon në trajtimin e rinitit kronik alergjik, i cili karakterizohet nga frymëmarrja e vështirësuar me hundë, domethënë dhimbje nazale, pa sekrecion, me humbje të ndjenjës së nuhatjes dhe hiperaktivitetit nazal, si dhe në kontrollin e astmës së lehtë dhe mesatarisht të rëndë të astmës. Është vërejtur se pacientët me rinitit simptomatik dhe astmën përdorin më shumë ilaçe për astmën, sesa ato që kanë astma por pa rinitis. Mendohet se përmirësimi i gjendjes së astmës tek pacientët që kanë edhe rinitis, shpesh shkaktohet nga trajtimi efektiv i rinitit në aspektin e ndikimit të barnave të astmës. Inhalimi nazal me kortikosteroid mund të jetë efektiv si për rinitin, ashtu edhe për astmën, si tek fëmijët edhe tek të rriturit. Sistemi i inhalimit për trajtimin e njëkohshëm të të dyja sëmundjeve, përveç efekteve më të mira ndaj rinitit dhe astmës, ka edhe më pak efekte anësore.

Sa shpesh shfaqen polipat nazale tek pacientët me rinitit alergjik dhe astma?

Prof. Dr. Bogiq: Shfaqja e polipeve nazale gjatë astmës jo-alergjike është mjaftë e zakonshme. Ekzaminimet e të prekurve me polipozë nazale treguan se 71% vuanin nga astma, 29% kishin rinitis dhe 14% kishin intolerancë aspirine. Gjithashtu, 76% e pacientëve me polipozë nazale kanë rezultate pozitive në testet e lëkurës me alergen të inhaluar, ndërsa frekuenca e polipektomisë rritet me rritjen e rezultateve pozitive të testeve PRICK të lëkurës. Fakt është se polipat nazale më shpesh shfaqen tek rinitit jo-alergik dhe astma. Rinitit alergjik i përhershëm i shkaktuar nga këpushat shpesh rezulton me krijimin e polipave nazale, krahasusar me rinititin alergjik të herëpashershëm të shkaktuar nga poleni, pasiqë inflamacion alergjik gjatë gjithë vitit është më i fortë.

Çfarë është sëmundja e përbashkët e rrugëve të frymëmarjes?

Prof. Dr. Bogiq: Mosfunksionimi i traktit të sipërm dhe të ulët respirator shpesh shfaqet së bashku. Më së shumti është i ekzaminuar ndikimi i rinitit alergjik në astmën bronkiale. Rinit alergjik është pranuar si rrezik faktori më i rëndësishëm për shfaqjen e astmës. Studime të shumta epidemiologjike, patofiziologjike dhe klinike konfirmojnë korrelacionin midis rinitit dhe astmës. Vitet e fundit në alergjiologji është miratuar termi për sëmundjen e përbashkët e rrugëve të frymëmarrjes, e cila i bashkon rinitin dhe astmën në një sëmundje.

Domethënë, rinitisi dhe astma konsiderohen si manifestime lokale te reaksionit sistemik alergjik në përbërjen e sëmundjeve atopike
(dermatitis, rinitis dhe astmës, nganjëherë të shoqëruara me sensibilizimin e ushqimit gjatë fëmijërisë). Qasja e tillë imponon edhe nevojën pëterapi integrale të sëmundjes së përbashkët të rrugëve të frymëmarrjes ose siç thuhet mendo globalisht, vepro globalisht. Prandaj edhe rekomandimi “mendo për astmës kur shikon një të sëmurë me rinitit, mendo për rinitin kur shikoni një të sëmurë me astma”, i cili i përshtatet nocionit të ndërhyrjes së hershme gjatë rinitit dhe astmës, domethënë ndërhyrja e hershme gjatë rinitit në rastin më të mirë mund të parandalojë astmën, por sigurisht e shtyn paraqitjen e saj, ndryshon evolucionin dhe rrjedhën e saj, siguron lehtësim më të gjatë dhe qasje më të lehtë terapeutike, e cila ndikon në cilësinë e jetës së pacientit.