Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk
Rekomandimet e Fondacionit Kombëtar të Veshkave në SHBA janë që, të gjithë individët, të paktën një herë në vit të kryejnë analiza laboratorike të gjakut dhe urinës (të kontrollohet urea dhe kreatinina në serum dhe anomalitë në urinë) me qëllim që të parandalohen sëmundjet e veshkave. Sidomos, nëse dihet se, në masën më të madhesëmundjet renale janë kronike, pa ndonjë simptomë dhe zgjasin për vite me rradhë.
Rreth asaj se si të kuptojmë se veshkat janë të sëmura, cilat janë shkaqet dhe komplikimet e mundshme nga trajtimi i vonuar, ne biseduam me Prof. Dr. Olivera Stojçeva-Taneva, specialist nefrolog.
Sëmundjet e veshkave që nga fillimi mund të manifestohen me simptoma të fuqishme, por gjithashtu mund të zgjasin për një kohë të gjatë pa ndonjë simptomë ose shenjë të sëmundjes. Si mund të njihen veshkat e sëmura?
Prof. Dr. Stojçeva-Taneva: Në përgjithësi, sëmundjet e veshkave njihen si të fshehta, zakonisht pa ndonjë simptomë, kronike, që do të thotë se ato zgjasin për vite me rradhë dhe në shumicën e rasteve përfundojnë me dështimin e funksionit të veshkave, ndjekur pastaj nga trajtimi i dializës ose eventualisht transplantimi. Pak sëmundje që i prekin veshkat japin simptoma të fuqishme që nga fillimi, shumica e të cilave janë sëmundje sistemike dhe autoimune, që njëkohësisht prekin edhe organe të tjera, të cilat dërgohen me simptoma, kështu që pas ekzaminimit zbulohet se janë prekur edhe veshkat. Përveç kësaj, sëmundjet ngjitëse, të cilat zakonisht i prekin veshkat, japin simptoma të sëmundjeve renale (zvogëlimin e urinimit ose ndalimin e urinimit, rritjes së papritur të ureës dhe kreatininës në gjak, ndonjëherë ënjtje të mëdha, temperaturë të lartë) ku më vonë mund të kalojë në dëmtimin kronik të veshkave dhe eventualisht nevojën për dializë. Simptoma të fuqishme mund të japin edhe gurët në veshka (dhimbje të forta, dhimbje barku, urinë me gjak, vjellje, neveri) të cilat nëse nuk trajtohen me kohë dhe në mënyrën e duhur, mund të çojnë në dështimin e funksionit të veshkave dhe dializë (nëse janë të prekura të dyja veshkat dhe kanalet e veshkave).
Nëse ekziston sëmundja kronike renale, por pacienti nuk ka simptoma, zakonisht sëmundja renale zbulohet përmes analizave të rastësishme të urinës dhe gjakut, zakonisht gjatë ekzaminimeve sistematike. Fondacioni Kombëtar i veshkave në SHBA rekomandon që të gjithë njerëzit, të paktën një herë në vit, të bëjnë analiza laboratorike për gjakun dhe urinën (të kontrollohet urina dhe kreatinina në serum dhe anomalitë e urinës).
Megjithëse sëmundjet kronike të veshkave zakonisht janë asimptomatike, ajo që mund të nxisë pacientët të kontrollojnë ekzistencën e mundshme të sëmundjeve të veshkave është rritja e tensionit të gjakut (shumica e sëmundjeve renale janë lidhura me tensionin e lartë të gjakut), prania e diabetit (diabeti shpesh herë ndërlikohet nga dëmtimi i veshkave), mosha e avancuar (me moshën, rritet edhe numri i personave me funksion të zvogëluar të veshkave), prania e sëmundjes renale te ndonjë anëtar i familjes, prania e ndonjë sëmundje tjetër metabolike ose autoimune (p.sh. cerma, lupusi eritematoz sistemik, etj.) Në mënyrë të veçantë do t’i theksoja njerëzit që tashmë kanë hipertension (tension të lartë) dhe diabet, si pacientë të mundshëm me dëmtim të veshkave, gjë që kërkon kontroll të rreptë të funksionit të veshkave.
Çfarë e shkakton dhimbjen në veshka?
Prof. Dr. Stojçeva-Taneva: Dhimbjet në veshka mund të shkaktojë më shumë sëmundje renale, por zakonisht bëhet fjalë për gurët në veshka, infeksion në veshka, tumore malinje në një fazë të avancuar, obstruksion renal (mbajtja e urinës në veshka, për shkak të ndalesës së përçimit të urinës, zakonisht për shkak të gurëve ose tumoreve). Dhimbja është e favorshme për pacientin pasi do të kërkojë ndihmë mjekësore, dhe do të kryhen testet dhe do të caktohet diagnoza e saktë për veshkat.
Shkaku kryesor i dështimit total të veshkave dhe trajtimi nëpërmjet dializës në botë, por edhe në vendin tonë (sipas të dhënave nga regjistri renal i Republikës së Maqedonisë) janë diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut.
Sigurisht se në varësi të sëmundjes, edhe pasojat e mos-trajtimit mund të jenë të ndryshme për pacientin. Por cilat janë ndërlikimet më të rënda që mund të paraqiten nëse veshkat nuk trajtohen në kohë?
Prof. Dr Stojçeva-Taneva: Në varësi të sëmundjes primare të veshkave, janë të mundshme shumë rezultate. Ekzistojnë sëmundje të veshkave që janë progresive dhe nuk mund të shërohen, por me zbulimin dhe trajtimin në kohë, mund të ngadalësohet progresioni për shumë vite dhe kështu të vonohet nevoja për dializë. Megjithatë, ekzistojnë sëmundje renale që mund të parandalohen nga zbulimi dhe trajtimi në kohë dhe të mos vjen deri te progresioni i tyre në dializë. Të tilla janë, për shembull, gurët në veshka, infeksionet e veshkave, hipertensioni, nëse trajtohen në mënyrë adekuate dhe në kohë, tumoret renale nëse hiqen në kohë, obstruksioni i veshkave që mund të zgjidhet në kohën e duhur dhe të ngjashme. Nëse sëmundja kronike e veshkave nuk zbulohet ose nuk trajtohet në kohë, posaçërisht nëse bëhet fjalë për ndonjë lloj që përhapet shpejtë, atëherë është e mundur që pacienti të ketë nevojë për dializë për një kohë të shkurtër.
Cilat janë sëmundjet më të zakonshme që prekin veshkat?
Prof. Dr. Stojçeva-Taneva: Shkaku kryesor i dështimit total të veshkave dhe trajtimi nëpërmjet dializës në botë, por edhe në vendin tonë (sipas të dhënave nga regjistri renal i Republikës së Maqedonisë) janë diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut. Këto dy gjendje në dekadat e fundit kanë një rritje të madhe, për shkak të mënyrës së jetesës (ushqime të shpejta me konsum të lartë kalorik, mënyra e të qëndruarit ulur e jetesës, mungesa e aktivitetit fizik për shkak të përdorimit të internetit, përdorimit të pijeve joalkoolike që kanë shumë kalori dhe sheqerna) që çojnë në rritjen e obezitetit, e cila është e lidhur me tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin.
Kur duhet të aktivizohet alarmi dhe të kërkoni ndihmë mjekësore?
Prof. Dr. Stojçeva-Taneva: Tensioni i lartë i gjakut në çdo rast duhet të nënkuptojë edhe ekzaminimin e funksionit të veshkave. Njerëzit me diabet duhet të kontrollojnë rregullisht gjendjen e veshkave. Çdo dhimbje në zonën e kryqeve duhet të përfshijë kontrollin e gjendjes së veshkave. Gjaku në urinë dhe urina me shkumë tregojnë nevojën për ekzaminimin urgjent të veshkave. Shfaqja e ënjtjes rreth syve dhe gjymtyrëve të poshtme duhet të alarmojë për kontrollimin e funksionit renal. Reduktimi dhe / ose ndërprerja e urinimit urgjentisht kërkon kontroll të gjendjes së veshkave.
Në fund, përsëri do të theksoj se, edhe kur nuk ka asnjë simptomë dhe shenja të sëmundjes renale të mundshme, është e nevojshme që të bëhen teste laboratorike të gjakut dhe urinës një herë në vit, me qëllim të përjashtimit të sëmundjes së veshkave.