Intervistë me Prof. Dr.Tatjana Jaqovska: Interesim i madh për simpoziumin e parë të Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë – “Kolla kronike tek fëmijët dhe sëmundjet shoqëruese”

Në simpoziumin, i cili do të mbahet nga 5 deri më 7 maj në hotelin "Drim" në Strugë, ligjërues të mirë nga jashtë dhe Maqedonia e Veriut do të prezantojnë përvojat dhe qëndrimet e tyre në diagnostikimin dhe trajtimin e gjendjeve të shumta patologjike që mund të jenë shkak për kollën tek fëmijët

Kur kolla zgjat më shumë se katër javë tek fëmijët ose dy muaj tek adoleshentët, flasim për një kollë kronike: Prof. Dr. Tatjana Jakovska, kryetare e Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë (SHRPM)
SHKRUAN:
KATERINA SHEKEROVSKA-DIMOVSKA
katerina@pedijatar.mk

Kolla kronike është një ndërlikim i shpeshtë tek fëmijët. Mund të jetë një simptomë e gjendjeve dhe komplikimeve shumë serioze me pasoja të mundshme të përhershme. “Qëllimi kryesor është diagnostikimi i sëmundjes apo gjendjes dhe njohja e faktorëve të rrezikut”, shpjegon Prof. Dr. Tatjana Jaqovska, pediatre specialiste – pulmoalergologe dhe kryetare e Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë (SHRPM).

Pikërisht në këtë temë, “Kolla kronike te fëmijët dhe sëmundjet shoqëruese”, nga 5 deri më 7 maj në hotelin “Drim” në Strugë do të mbahet simpoziumi i parë i Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë, shoqatë e sapoformuar profesionale e punëtorëve të shëndetësisë. E cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për çrregullimet e mushkërive, të lehtësojë përparimet në diagnostikimin dhe trajtimin si dhe të promovojë hulumtimet në fushën e pulmonologjisë pediatrike. Në Simpozium janë të mirëpritur specialistë dhe specializantët në pediatri, subspecialistët në pulmonologji, mjekë familjarë dhe mjekë të mjekësisë shkollore, mikrobiologë, kirurgë, specialistë të ORL dhe të tjerë.

Interesi për simpoziumin është i lartë për shkak të temës kryesore, kollës kronike, i cila është një ndërlikim i zakonshëm tek fëmijët.

Në vijim janë përgatitjet për këtë manifestim të bukur profesional, simpoziumin e parë të Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë (SHRPM), me titull “Kolla kronike te fëmijët dhe sëmundjet shoqëruese”, i cili do të mbahet nga 5 deri më 7 maj në hotel “Drim” në Strugë. Praktikisht, simpoziumi i do të nënkuptojë edhe promovimin zyrtar të Shoqatës së sapoformuar të Pediatrisë Respiratore të Maqedonisë (SHRPM). Fillimisht, më lejoni t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj shumë vite punë të suksesshme dhe të frytshme. Nga lindi ideja për themelimin e Shoqatës dhe cilat janë qëllimet dhe planet e SHRPM)?

Prof. Dr. Jaqovska: Shoqata Respiratore Pediatrike e Maqedonisë është një shoqatë e sapoformuar e profesionistëve të shëndetësisë mjekësore, qëllimi i së cilës është të rrisë ndërgjegjësimin për çrregullimet e mushkërive pediatrike, të lehtësojë përparimin në diagnostikimin dhe trajtimin dhe të promovojë hulumtimet në fushën e pulmonologjisë pediatrike. Problemet specifike pediatrike si infeksionet respiratore, parandalimi i tyre, astma e fëmijërisë, dermatiti atopik, tuberkulozi latent, çrregullimet e frymëmarrjes tek popullata më e re janë shumë të rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm. Gjegjësisht, ekzistojnë disa shoqata të të rriturve në të cilat ne jemi anëtarë, por problemet pulmonare te fëmijët janë shumë të ndryshme nga ato të popullatës së rritur. Të gjithë jemi anëtarë të Shoqatës Evropiane Respiratore, ku ka një seksion të veçantë në fushën e pulmonologjisë pediatrike, prej nga vjen edhe ideja e një shoqate të veçantë respiratore pediatrike.

Shoqata ka disa qëllime, domethënë të hetojë incidencën lokale të sëmundjeve të mushkërive, të identifikojë karakteristikat lokale të sëmundjeve duke përfshirë sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, të zhvillojë udhëzime kombëtare për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të zakonshme pulmonare pediatrike, të ofrojë edukim dhe trajnim të profesionistët shëndetësorë në fushën e pulmonologjisë pediatrike, për të promovuar ndërgjegjësimin e publikut përmes medieve të ndryshme duke përfshirë median e shkruar dhe elektronike, seminare publike dhe kërkime lokale në pulmonologjinë pediatrike. Një ndër synimet është komunikimi profesional me shoqatat e tjera pulmonare pediatrike nga zona përreth me qëllim të përmirësimit të shëndetit të pacientëve më të vegjël.

Temat që do të trajtohen gjatë simpoziumit janë: CF/TBC, alergologji, pulmologji, infeksionet e frymëmarrjes, çrregullimet e frymëmarrjes, mikrobiologji/antibiotikët, ushqyerja/probiotikët, kirurgjia/ORL

Cili është interesimi për simpoziumin dhe cilat janë temat që do të diskutohen në Strugë?

Prof. Dr. Jaqovska: Interesimi për simpoziumin është i madh për shkak të temës kryesore, kollës kronike, e cila është një ndërlikim i shpeshtë tek fëmijët. Kolla kronike tek fëmijët mund të jetë simptomë e gjendjeve dhe komplikimeve shumë të rënda me pasoja të mundshme të përhershme, prandaj është e rëndësishme që ato të njihen në kohë. Qëllimi kryesor është të diagnostikoni sëmundjen ose gjendjen dhe të identifikoni faktorët e rrezikut.

Temat që do të trajtohen gjatë simpoziumit janë: CF/TBC, alergologji, pulmologji, infeksionet e frymëmarrjes, çrregullimet e frymëmarrjes, mikrobiologji/antibiotikët, ushqyerja/probiotikët, kirurgjia/ORL.

Për prindërit, një kollë e zgjatur duhet të jetë një alarm kur duhet të vizitojnë një pulmonolog

Problemet specifike pediatrike si infeksionet respiratore, parandalimi i infeksioneve, astma, dermatiti atopik, tuberkulozi latent, çrregullimet e frymëmarrjes tek popullata më e re janë shumë të rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm.

Për kë është e dedikuar, a është me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe a mund të na tregoni disa nga ligjëruesit që do të diskutojnë gjendjet patologjike që lidhen me kollën kronike tek fëmijët?

Prof. Dr. Jaqovska: Simpoziumi është i dedikuar për specialistë dhe specializantë të pediatrisë, subspecialistë të pulmonologjisë, mjekë familjarë dhe mjekë të mjekësisë shkollore, mikrobiologë, kirurgë, specialistë të ORL dhe të tjerë. Në simpozium do të prezantojnë ligjërues të mirë nga jashtë dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të prezantojnë përvojat dhe qëndrimet e tyre në diagnostikimin dhe trajtimin e gjendjeve të shumta patologjike që mund të jenë shkaktar i kollës tek fëmijët. Bëhet fjalë për ligjërues nga Anglia, Universiteti i Kembrixhit – Dona Mekshejn, Andres Floto, profesorë nga Serbia, Instituti për Nënën dhe Fëmijën – prof. Dr. Aleksandar Sovtiq, Instituti i TBC – prof. Dr. Zorica Zhivkoviq, drejtoresha e klinikës së pediatrisë së Kragujevcit – prof. Angjelka Stojkoviq, profesorë nga Spitali i Srebrnjakut – prof. Mirjana Turkall, prof. Dr. Davor Plavec dhe shumë ligjerues të tjerë vendas.

Kur definohet kolla si kronike dhe kur duhet të jetë alarm për prindërit që të shkojnë te mjeku?

Prof. Dr. Jaqovska: Kur kolla zgjat më shumë se katër javë tek fëmijët ose dy muaj tek adoleshentët, flasim për kollë kronike. Për prindërit, një kollë e zgjatur duhet të jetë alarm kur duhet të vizitojnë një pulmonolog.

Qëllimi kryesor është të diagnostikoni sëmundjen ose gjendjen dhe të identifikoni faktorët e rrezikut

Çelësi i trajtimit efektiv është përcaktimi i shkakut të kollës kronike. Cilat janë arsyet më të zakonshme që çojnë tek kjo sëmundje?

Prof. Dr.Jaqovska: Paraqitet te fëmijët që kanë sëmundje të tjera (fibrozë cistike, trup i huaj në rrugët e frymëmarrjes, mungesës së imunitetit, sinusit, alergji, astma, pertusis, keqformime kongjenitale, refluks gastroezofageal, bronkit etj). Terapia varet nga shkaku i kollës.

Shurupet e kollës nuk rekomandohen për fëmijët nën dy vjeç dhe të njëjtat nuk duhet të merren edhe kur bëhet fjalë për fëmijët mbi dy vjeç. Pse duhet vëmendje shtesë nga prindërit dhe cilat janë efektet anësore që mund të fshihen tek disa shurupe për kollën për fëmijët?

Prof. Dr. Jaqovska: Disa shurupe janë mukolitike, gjegjësisht e zbërthejnë sekrecionin, e bëjnë të lëngshëm dhe duhet kollitur, përndryshe i mbush rrugët e frymëmarrjes. Fëmijët e vegjël nuk mund të nxjerrin dhe aty qëndron rreziku i përdorimit të tyre. Disa shurupe përmbajnë substanca që kahëzojnë kollën në nivel qendror dhe kjo nuk është e mirë sepse kolla është një refleks kompleks për të pastruar rrugët e frymëmarrjes.

Përktheu dhe përshtati: S.N