INTERVISTË/PODCAST me Prof. Dr. Aleksandar Sajkovski, specialist i pediatrisë, subspecialist i terapisë intervenuese – “Inteligjenca artificiale dhe aplikimi i saj në mjekësi”
Prof. Dr. Aleksandar Sajkovski, specialist i pediatrisë, subspecialist i terapisë intervenuese dhe drejtuesi i podcastit të Panacea.mk, Mr. Oliver Romevski diskutojnë për temën “Inteligjenca artificiale dhe aplikimi i saj në mjekësi” Ata trajtojnë çështjet në lidhje me të dhënat dhe informacionet në internet në sferën e mjekësisë, përdorimin dhe abuzimin e tyre; për zhvillimin dhe modernizimin teknologjik në mjekësi; e ardhmja e mjekësisë duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, si dhe për atë se, cilat do të ishin aspektet pozitive të përdorimit të inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor, veçanërisht në pediatri dhe neantologjisë – konkretisht kujdesin shëndetësor të fëmijëve?
Gjithashtu përgjatë këtij podkasti trajtojmë këto çështje:
- Përfitimi i inteligjencës artificiale a do të kërkohet në diagnostikimin apo rekomandimet e saja për trajtim?
- A ekzistojnë rreziqe apo procedura të gabuara nga inteligjenca artificiale?
- A do ta qojë përpara inteligjenca artificiale mjekësinë?
- A janë reale parashikimet për përdorimin e saj, apo faktori njeri do të jetë edhe më tej hallka e fundit në mjekësi për shkak të aftësive kognitive!
- Si kjo do të ndihmojë në farmakologji, krijimin e indeve artificiale, krijimin e antibiotikëve, por edhe zgjidhjen e disa sëmundjeve vdekjeprurëse si kanceri?
- Në pjesën e juaj shkencore, çfarë prisni personalisht nga inteligjenca artificiale!
Podkasti është redaktuar dhe drejtuar nga Mr. Oliver Romevski, gazetar me tridhjetë vjet përvojë pune.
Intervistën e plotë me Prof.Dr. Aleksandar Sajkovski mund ta ndiqni këtu në portalin Panacea.mk dhe kanalin tonë në Youtube.com.