Në pritje të Kongresit të VI-të të Mikrobiologëve të Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe simpozium të titulluar “Emerging infections”, të mbështetur nga FEMS (Federation of European Microbiological Societies), biseduam me prof. Prof. Ana Kaftanxhieva, kryetare e bordit organizativ. Simpoziumi dhe Kongresi i VI-të i Mikrobiologëve të Maqedonisë, të organizuar nga Mikrobiologët e Maqedonisë anëtarë të SHMM, do të mbahet nga data 30 maj deri më 2 qershor në Ohër. Pjesë e ngjarjes do të jenë profesionistë të shquar nga vendi dhe jashtë vendit, ku përmes debatit shkencor dhe diskutime interaktive vet ngjarja do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat, zgjerimin e njohurive, aftësive dhe teknikavet nga të gjitha fushat e mikrobiologjisë dhe diagnositifikimin bashkëkohorë, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive, si dhe mundësinë e krijimit të kontakteve të reja profesionale.
Deri në mbajtjen e Simpoziumit dhe Kongresit të VI-të të Mikrobiologëve të Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare ka gati edhe një muaj e gjysmë dhe përgatitjet janë në lëvizje, çka po ndodh pikërisht tani?
Prof. Dr. Kaftanxhieva: Momentalisht, së bashku me Prof. Nikola Panovski, kryetar i Komitetit Shkencor të Kongresit, po e finalizojmë programin e simpoziumit mbështetur nga FEMS (Federation of European Microbiological Societies – Federata Mikrobiologjike Europiane). Shoqata e Mikrobiologëve të Maqedonisë është anëtare e FEMS-it që nga viti 1994. Kjo është hera e dytë ku FEMS e ndihmon organizimin e këtijë simpoziumi. Hera e parë ishte në vitin 2002, simpozium i cili ishte pjesë e kongresit të tretë të mikrobiologëve të Maqedonisë. Majin e kaluar, aplikuam për grant te FEMS për organizimin e simpoziumit, i cili na u dha në shtator të 2017-së. Idenë për grantin dhe ndihmën për përgatitjen e dokumenteve të grantit emorëm nga Prof. Dr. Vaso Taleski, nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore “Goce Dellçev” në Shtip, i cili ishte delegat i shoqatës sonë në FEMS dhe tani mban postin e drejtorit të Konferencave dhe Ndërkombëtarizimit të FEMS-it. Megjithatë, sa i përket kongresit, afati për dorëzimin e abstrakteve ka përfunduar, por ende arrijnë abstrakte. Me siguri javën e ardhshme do të dihet numri i saktë i pjesëmarrësve në kongres, si ato vendas ashtu edhe të huaj.
Simpoziumi dhe Kongresi janë mundësi e mirë për të dëgjuar ligjerata kualitative, debate dhe diskutimet interaktive nga profesionistët e vendit dhe më gjerë, cilët dhe sa ligjërues prisni?
Prof. Dr. Kafanxhieva: Numri i saktë i pjesëmarrësve për simpoziumin dihet, pasi që regjistrimi i pjesëmarrësve përfundoi dy javë më parë. Si ligjërues janë ftuar proefsionistë të shquar nga vendi dhe jashtë vendit (Gjermania, Austria, Hollanda, Franca, Italia, Spanja, Greqia, Sllovenia, Bullgaria, Serbia, Turqia dhe Izraeli).
Mund të thuhet se shoqata jonë është një nga anëtarët më aktiv të Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë. Nga ky kongres dhe simpozium presim ligjerta interesante dhe aktuale të cilat do të zgjojnë interes, diskutim të frytshëm dhe shkëmbim të mendimeve dhe përvojave.
FEMS ndan bursa për shkencëtarët e rinj. Sa shkencëtarë të rinj kanë aplikuar për bursë dhe si fitohen ato?
Prof. Dr. Kaftanxhieva: Me marrjen e grantit për organizimin e simpoziumit, 40% të grantit e kemi për obligim të ju ndajmë ligjëruesve, ndërsa 60% të grantit shkencëtarëve të rinj. Për grantin konkuruan rreth 30 pjesëmarrës. Ata dorëzuan kërkesën për marrjen e grantit së bashku me abstraktin dhe biografinë. Gjatë javës së ardhshme, Komisioni i cili është pjesë e Bordit Shkencor do t’i rishikojë abstraktet dhe biografitë e të gjithë atyre që konkuruan në bazë të cilësisë së temës dhe kandidatit, do të ndajë grant i cili mbulon tri netë, me gjysmën pansion në hotelin Metropol- Bellevue, regjistrimin dhe një pjesë të shpenzimeve të udhëtimit.
Cilat fusha të mikrobiologjisë janë të përfshira dhe si do të paraqiten ato para të pranishmive, dmth. Si është menduar rrjedha e ngjarjes, prezantimi?
Prof. Dr. Kafanxhieva: Të gjitha fushat e mikrobiologjisë janë të përfshira nga ligjeratat dhe posterat e pjesëmarrësve, si në simpozium ashtu edhe në kongres. Posterat do të jenë e-postera (postera elektronik) në formë të prezantimeve të shkurtra (5 minuta) përpara audiencës në dy salla nëpërmjet videobim-it. Ky lloj prezantimi është interesant dhe zakonisht në diskutimet e posterave përfshihen edhe shumë pjesëmarrës.
Së fundmi, meqenëse ky është tashmë Kongresi i VI-të, sa dhe në ç’mënyrë organizimi i këtyre ngjarjeve deri më tani ka qenë i dobishëm për të gjithë ata që janë pjesë ose janë të përfshirë në fushën e mikrobiologjisë ose mjekësisë në përgjithësi?
Prof. Dr. Kaftanxhieva: Deri më tani Shoqata e Mikrobiologëve të Maqedonisë dhe Instituti i mikrobiologjisë dhe parazitologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, UKIM Shkup, ka organizuar 5 kongrese me pjesëmarrje ndërkombëtare, një simpozium i mbështetur nga FEMS, Kongresi Ballkanik i Mikrobiologjisë. Çdo vit mbahen 3-4 seksione takimesh dhe simpoziume, ku marrin pjesë ligjërues nga vendi dhe jashtë vendit. Mund të thuhet se shoqata jonë është një nga anëtarët më aktivë të Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë. Nga ky Kongres dhe Simpozium presin ligjerata interesante dhe aktuale, të cilat do të zgjojnë interesimin, diskutimin e frytshëm dhe shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave.
Shkruajti: Aleksandra Timkovska
alesandra@panacea.mk